AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Shqipëria do të dërgojë trupa kundër ISIS në Irak

Fatjona MejdiningaFatjona Mejdini
9 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, duke folur gjate ceremonise se nisjes te anijes Oriku, ne nje mision dy mujor ne detin Egje, ne kuader te operacionit Sea Guardian. Eshte hera e pare qe flota jone ushtarake merr pjese ne operacione detare./r/n/r/nMinister of Defense Mimi Kodheli, speaking during the departure ceremony of ship Oriku, in a two-month mission in the Aegean Sea in the framework of Operation Guardian. It is the first time that our navy military takes part in naval operations.

Ministrja Kodheli lajmëroi të hënën se Shqipëria do të dërgojë trupa në Irak në kuadër të një koalicioni global kundër Shtetit Islamik.

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, duke folur gjate ceremonise se nisjes te anijes Oriku, ne nje mision dy mujor ne detin Egje, ne kuader te operacionit Sea Guardian. Eshte hera e pare qe flota jone ushtarake merr pjese ne operacione detare./r/n/r/nMinister of Defense Mimi Kodheli, speaking during the departure ceremony of ship Oriku, in a two-month mission in the Aegean Sea in the framework of Operation Guardian. It is the first time that our navy military takes part in naval operations.
Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, Foto: Adnan Beci/LSA

Trupat shqiptare do të shkelin sërish në Irak, nëntë vite pas operacionit të tyre të fundit, si pjesë e operacioneve vullnetare globale anti-ISIS si përgjigje ndaj një kërkese të qeverisë amerikane.

Iniciativa u lajmërua të hënën nga ministrja e mbrojtjes Mimi Kodheli, gjatë një seance në një komision parlamentar.

“Do të sjellim në parlament shumë shpejt një projektligj për t’i hapur rrugën pranisë së ushtarëve [shqiptarë] në një koalicion global kundër ISIS,” tha Kodheli.

Projektligji pritet të dërgohet në parlament në dy javët e ardhshme me detaje të numrit të saktë të ushtarëve që do të dërgohen në bazat në Irak dhe mënyrës se si ata do të ndihmojnë në luftën kundër ISIS. Gjithashtu do të detajohet misioni që trupat shqiptare do të bëjnë në tokën irakiane.

“Ky nuk është një mision i NATO-s dhe ka nevojë për një ligj të veçantë. Po flasim rreth një misioni vullnetar në të cilin Shqipëria ka ndihmuar tashmë në mënyra të ndryshme, por jo me prani ushtarake,” shpjegoi Kodheli në komision.

Shqipëria ishte një nga vendet e para që iu bashkua Koalicionit Global kundër ISIS që u formua në shtator 2014. Kryesuar nga SHBA, koalicioni ka gjithsej 68 vende.

Përveç fushatës ushtarake në Irak dhe Siri, koalicioni është i angazhuar në sulmin ndaj financimit të ISIS dhe infrastrukturës së tij ekonomike, në parandalimin e valës së luftëtarëve të huaj terroristë dhe në mbështetjen për restaurimin e shërbimeve publike në zonat e çliruara tashmë nga sundimi i ISIS. Koalicioni gjithashtu lufton propagandën e ISIS.

Si pjesë e koalicionit, në 2014 Shqipëria dhuroi katër transhe armësh dhe municionesh te forcat kurde peshmerga në Irakun verior në mbështetje të luftës së tyre kundër ISIS.

Shqipëria është gjithashtu e angazhuar në luftimin e islamizmit radikal në atdhe. Në 2015, u miratua një Strategji kombëtare Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm.

Vendi ballkanik, i cili u anëtarësua në NATO në 2009 ka eksperiencë në terren në Irak dhe Afganistan pasi ka vepruar nën koalicione të udhëhequra nga aleanca më parë.

Në korrik 2002, një kontingjent i forcave të armatosura shqiptare u bë pjesë e Forcës Ndërkombëtare të Ndihmës së Sigurisë në Kabul, udhëhequr nga NATO, dhe vazhdoi ta rrisë gradualisht rolin në detyrat e ndryshme në Afganistan. Rreth 2944 trupa ushtarake morën pjesë në këtë operacion.

Në prill 2003, ushtria shqiptare u angazhua si pjesë e forcave të koalicionit në Operacionin e Lirimit të Irakut në Mosul dhe Bagdad. Rreth 1377 trupa u angazhuan në Irak deri në 2008 kur trupat u tërhoqën.

Etiketa: AfganistanArmëIrakISISKomisionLigjmbështetjeMimi KodheliNATOoperacionParaparlamentProjektligjProjektligjiSHSHBAshqipShqipëriashqiptareshtatorSiriTerroristUshtria
Tjetri
Planet për resort në anën malazeze të Liqenit të Shkodrës shqetësojnë eurodeputetët

Planet për resort në anën malazeze të Liqenit të Shkodrës shqetësojnë eurodeputetët

Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
sanksionet ruse analize

Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës   

06:38 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.