AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Ujëra të trazuara në luftën kundër gjuetarëve të liqenit të Shkodrës

Ivan CadjenoviçngaIvan Cadjenoviç
9 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Liqeni i Shkodrës nga ana shqiptare. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Një shqiptar dhe një malazez patrullojnë ujërat e liqenit të Shkodrës për të mbrojtur krapin nga gjuetarët  e paligjshëm të sezonit të ndaluar, ndërsa përballen me kushte dhe paga modeste.

Liqeni i Shkodrës. Foto: Darko Vuckoviç

Ata përbëjnë një dyshe të çuditshme të luftimit të krimit, por dy rojtarët që patrullojnë liqenin më të madh në Europën jugore kanë një reputacion prej të pakorruptueshmish.

Motori na çonte përpara në liqen, ndërsa dallgët e çonin varkën tonë drejt errësirës së hapësirës së ujit. Ishte pak pas mesnate.

“Rrjeta peshkimi”, psherëtiu roja shqiptar. “Do të jetë e ngatërruar t’i heqim nga helika”.

Ai rrëmoi në barkë, por gjithçka që gjeti ishte një biçak i vogël.

Pas më shumë se një ore përkulur drejt motorit, duke prerë rrjetën nga helikat, ai më në fund na çliroi. Brenda varkës, uji pikonte nga uniforma e tij dhe djersa i kishte mbuluar fytyrën.

“Diçka e tillë ndodh thuajse çdo natë,” tha ai, pastaj rindezi motorin për të vazhduar patrullimin tonë drejt një kanali të lumit Moraça.

Nga mesi i marsit deri në mesin e majit, peshkimi është i ndaluar në Liqenin e Shkodrës, një sistem i madh i ujit të ëmbël në kufirin Shqipëri-Mal i Zi. Nuk ke nga ta marrësh vesh bazuar te rrjetat.

Pak më vonë, rojtari tjetër në bord, një rojtar gjuetie malazez, luftoi me erën teksa tërhoqi një rrjetë prej 100 metra të gjatë. Brenda kishte zënë disa peshq krap. Disa peshonin deri në tre kilogramë.

Më kanalin e lumit Moraça, gjetëm një rrjetë edhe më të gjatë me rreth 20 krap të mbetur në të. Të çliruar, luspat e tyre shndritën në dritën e hënës teksa peshqit u hodhën sërish në ujë – një arratisje me fat nga njerëzit shumë lakmitarë për t’i lënë ata të paprekur gjatë sezonit të shumimit.

Liqeni i Shkodrës nga ana shqiptare. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

“Nuk e di nëse duhet të jemi të kënaqur apo të shqetësuar prej kaq pak peshku të zënë në rrjetë,” tha rojtari malazez.

Shkencëtarët paralajmërojnë se ka më pak peshq në liqen se sa më parë – dhe individët po pakësohen çdo vit. Ata fajësojnë peshkatarët për pakësimin.

Të ngarkuar për të patrulluar së bashku gjatë natës nga kompania publike që menaxhon parqet kombëtare të Malit të Zi, dy rojet janë një skuadër e mirë. Ata nuk pranuan të identifikoheshin me emër.

Njëri, nga qyteti kufitar shqiptar i Ostrosh në anën juglindore të Liqenit të Shkodrës, është i gjatë, muskuloz dhe fjalëpak. Tjetri nga fshati malazez i Bijelo Poljes, në verilindje të liqenit. Ai është i bëshëm, i fortë dhe i gojës.

Të njohur si të pakorruptueshëm, ata nuk kanë tolerancë ndaj gjuetisë gjatë sezonit të shumimit. Kur vjen te mbrojtja e ujërave, ata kanë rezultatet më të mira se çdo rojtar tjetër.

Të paguar pak për të sfiduar netët e ftohta dhe rrezikun e vazhdueshëm të sulmimit nga gjuetarët e egër, ata rrezikojnë jetën sepse e shohin punën e tyre si thelbësore. Ata thonë se do ta bënin këtë edhe falas nëse do të qe nevoja.

“I gjithë Mali i Zi mund të jetojë nga ky liqen dhe peshqit e tij, por është tragjike se si shohim se çfarë njerëzit – vendasit në radhë të parë – po bëjnë me të,” tha malazezi.

Ka shumë sfida në ruajtjen e liqenit, tregojnë ata. Gjuetarët janë të mirëpajisur me ndriçim, shtiza, rrjeta dhe mjete të tjera të paligjshme të peshkimit.

Një problem tjetër janë mjetet e pakta financiare të të punësuarve. Ndonjëherë ata nuk kanë as karburant të mjaftueshëm për varkat e tyre.

Por ata qëndrojnë të përkushtuar. Nga dashuria për liqenin, ata shkojnë përtej detyrës për ta mbrojtur atë. Ata shpjegojnë se sa e vështirë është të mbështesin familjet e tyre në një rrogë rojtari – por gjithsesi përpiqen t’ia dalin. Ashtu si shumica e malazezëve dhe shqiptarëve, ata nuk e kuptojnë se si ia dalin, thjesht e bëjnë.

Rojtari malazez tha se ai nxitet nga dëshira për ta lënë liqenin e Shkodrës në një gjendje mjaftueshëm të mirë në mënyrë që fëmijët e tij të mund të shijojnë bukurinë e saj “jo të dëshpërohen nga rrënimi”.

“Kur isha fëmijë dhe liqeni përmbyste fushat tona, fëmijët e tjerë dhe unë luanim me krapin në breg,” tha ai. “Ishte plot me krap. Tani është krejt ndryshe”.

Etiketa: ArratisjeBIRNgjuetarëIvana DervishiKarburantKEMal i ZimalazezëveMaliMali i ZiMbrojtjaPeshkimiPunëSHshqipShqipërishqiptare
Tjetri
Bienalja e muzikës klasike sjell tingullin e humbur të kitarres së ‘burgosur’

Bienalja e muzikës klasike sjell tingullin e humbur të kitarres së ‘burgosur’

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.