AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

“Më e zëshme se armët”: Këngëtarët patriotikë kroatë të kohës së luftës

Sven MilekicngaSven Milekic
9 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
‘Më fort sesa armët” ka video muzikore korate të kohës së luftës. Foto kortezi e Miroslav Sikavicës.

Një dokumentar i ri mbi numrin e madh të këngëve patriotike kroate të regjistruara gjatë konfliktit të viteve 1990 tregon sesi muzikantët përdorën talentet e tyre për të mbështetur “Luftën Atdhetare” për pavarësi. 

‘Më fort sesa armët” ka video muzikore korate të kohës së luftës. Foto kortezi e Miroslav Sikavicës.

“Shikoni! Në mes të ndryshimeve politike në fund të viteve 1980 dhe fillim të viteve 1990 dhe gjatë Luftës për Atdhe, u publikuan me qindra këngë të reja patriotike, ndoshta një mijë, që nga tamburika (lahuta tradicionale ballkanase) e deri te muzika e njohur danc, rrok dhe pank,” tha në një intervistë për BIRN Miroslav Sikavica, regjisori i dokumentarit të ri “Më fort sesa armët”.

Dokumentari, i cili do të shfaqet kudo nëpër kinematë e Kroacisë të premten, dokumenton rreth 60 prej këtyre këngëve patriotike në një shumëllojshmëri stilesh të ndryshme.

“Ai tregon vetëm se si lufta mbrojtëse bashkoi muzikantë të ndryshëm, si dhe deri më tani zhanre muzikore të panjohura në të njëjtin qëllim të homogjenizimit kombëtar, duke ngritur moralin e ushtarëve kroatë në fushën e betejës dhe civilëve në vendstrehimet ndaj bombave  dhe duke kërkuar një përgjigje nga Komuniteti ndërkombëtar,” shpjegoi Sikavica.

Muzikantët kompozuan këngë patriotike si “Boze Cuvaj Hrvatsku” (Zoti e mbroftë Kroacinë) ose “Hrvatine” (Kroatë të mëdhenj), si edhe këngë kundër luftës të destinuara për një audiencë ndërkombëtare – “Ndal luftës në Kroaci” u këndua në anglisht, duke i bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar të ndalte luftimet.

Dokumentari i Skavicës tregon sesi transmetuesi publik, Radio-Televizioni Kroat HRT, ishte prodhuesi kryesor në zhanre, duke mbështetur fort dhe financuar prodhimin e këngëve patriotike.

HRT krijoi Hrvatski Band Aid, një supergrup që përfshinte yjet më të mëdhenj të vendit që këndonin “Moja Domovina” (Atdheu im) që u publikua në vitin 1991 për të rritur përpjekjen e luftës.

Sikavica, i cili të gjithë këtë e përjetoi kur ishte adoleshent, shpjegoi sesi muzika ishte një mjet i fuqishëm që kishte “efekte të fshehura” gjatë luftës së viteve 1990 në Kroaci.

“Pra, për shembull, ajo inkurajoi mobilizimin shpirtëror të kroatëve në luftën kundër komunizmit, Jugosllavisë dhe agresorit dhe luajti një rol shumë të rëndësishëm politik dhe komunikues, ndërsa shteti luftoi për pavarësi, njohje ndërkombëtare, por edhe për ndërtimin e një identiteti të ri kombëtar,” tha ai.

Sikavica shpjegoi se dokumentari është i ndarë në dy pjesë kryesore – njëra tregon për kauzën për të cilën po luftonin këngëtarët dhe tjetra për atë që ata fituan nga e gjithë kjo.

Ai tha se disa muzikantë i kompozuan këngët “si një akt detyrimi patriotik”, por të tjerët ndjenin se nëse ata donin mbulim nga media, do të duhej të kompozonin një këngë patriotike.

“Populli i zgjedhur”

Sikavica, 42 vjeç, është regjisori i pothuajse 40 filmave dokumentarë dhe artistikë, përfshirë edhe filmin me metrazh të shkurtër “Zvir” që flet për drejtuesin e një buldozeri dhe djalin e tij, i cili mori një njohje speciale nga juria në Festivalin e Filmit në Kanë në vitin 2016.

“Më fort sesa armët” u realizua nga Factum, një kompani prodhimi e drejtuar nga regjisori dhe producenti e mirënjohur Nenad Puhovski, i cili është i interesuar për filmat me temë sociale dhe politike.

Sikavica shpjegoi se si, si dhe duke theksuar simbolet kombëtare kroate, muzika e viteve të luftës theksoi gjithashtu besimin katolik.

“Bashkë me kombin lindën parime të tjera – Zoti. Në kohën e Partisë Komuniste të Jugosllavisë, ateizmi i shtetit ishte pjesë e politikës zyrtare shtetërore. Por pas vitit 1990, me largimin e ideologjisë komuniste, katolicizmi jo vetëm që përcaktoi kroatët si “populli i zgjedhur”, por na dalloi ne ndryshe nga serbët ortodoksë dhe boshnjakët myslimanë,” tha ai.

Miroslav Sikavica. Foto: HAVC.

Ai përshkroi se si dokumentari zbuloi disa tregime intriguese rreth fateve të këngëtarëve patriotikë të viteve të luftës.

Njëra prej tyre, Sandra Kulier, e cila bëri më shumë se 100 koncerte bamirësie për ngritjen e moralit në disa beteja të ndryshme në Kroaci, që atëherë është zhytur në errësirë.

“Nga të gjithë muzikantët që kam takuar, ajo ka numrin më të madh të çmimeve dhe lavdërimeve nga njësi të ndryshme ushtarake për punën e saj, por ajo jeton ende larg vëmendjes së medias, pa asnjë përfitim dhe në skaj të ekzistencës. Por as që nuk i shkon ndërmend të ankohet apo të kërkojë kompensim material për angazhimin e saj vetëmohues në luftë,” tha Sikavica.

Të tjerë mbeten të njohur në Kroaci sot, siç është këngëtari nacionalist Marko Perkoviç Thompson, i cili shkroi këngën e famshme të kohës së luftës “Bojna Cavoglave” (Batalioni Cavoglave).

“Bojna Cavoglave”, e regjistruar në vitin 1991 në fillim të luftës, mbetet kënga e tij më e njohur. Përveç përdorimit të gjuhës së fortë kundër serbëve, ajo është gjithashtu tepër e diskutuar sepse fillon me përshëndetjen “Za dom spremni” (Gati për Atdhe), një slogan fashist kroat i kohës së Luftës së Dytë Botërore që disa njësi ushtarake e përdorën gjithashtu gjatë luftës së viteve 1990.


Për shkak të kësaj, policia e ka gjobitur disa herë Thompsonin se ka kënduar “Bojna Cavoglave”, ndërsa koncertet e tij, që ndonjëherë kanë një atmosferë anti-serbe, janë ndaluar në të gjithë Europën.

Thompson nuk deshi të fliste në kamera për dokumentarin e Sikavicës, por regjisori tha se “Bojna Cavolage” tregon sesi këngët mund të jenë një mjet për ide.

“Një mjet që mund të përdoret dhe interpretohet pozitivish, por edhe negativisht. Kjo varet nga personi që e gjykon atë. Gjërat janë rrallë të bardha ose të zeza. Por është gjithashtu një fakt që njerëzit japin gjykime ekstreme kur vjen puna tek e kaluara jonë e afërt, duke lejuar emocionet e tyre që t’i verbojnë ata,” tha ai.

Këto ditë, Thompson po këndon ende këngën e tij nacionaliste para turmave që e adhurojnë atë, edhe pse lufta përfundoi më shumë se dy dekada më parë, Kroacia e fitoi pavarësinë e saj dhe tani është anëtare e Bashkimit Europian – një shenjë që tregon sesi ca nga muzika e viteve të luftës ka ende rezonancë politike në ditët e sotme.

Etiketa: ArmëBashkimit EuropianBIRNDokumentarkompensimKroaciKroaciaLuftaMediaortodoksParaPoliciaPunaPunëSkavicësvideo
Tjetri
Kosova përgatitet për zgjedhje lokale të dielën

Kosova përgatitet për zgjedhje lokale të dielën

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.