AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Letra e BE-së nxjerr në pah dështimet në politikën e azilit në Bullgari

Maria CheresevangaMaria Chereseva
9 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Refugjatë përgjatë rrugës ballkanike. Foto arkiv nga BETA.

Një letër që pretendohet se i është dërguar autoriteteve bullgare, e siguruar nga BIRN, shpreh shqetësimet e Komisionit Europian për trajtimin që vendi ballkanik i bën refugjatëve, në veçanti atyre me kombësi afgane.

Refugjatë. Foto arkiv BETA.

BIRN ka siguruar një letër që thuhet se Komisioni Europian i dërgoi drejtorit të Agjencisë Shtetërore të Refugjatëve të Bullgarisë, SAR, dhe zv/ministrit të brendshëm, Krasimir Tsipov, duke shprehur shqetësimet e Brukselit për mangësitë e mëdha në sistemin e azilit të vendit.

Letra, të cilën drejtori i Drejtorisë së Migracionit dhe Mbrojtjes së Komisionit, Laurent Muschel, e dërgoi më 6 korrik, i bën thirrje Bullgarisë të përmirësojë procedurat e saj për azil në disa fusha, përfshirë mbrojtjen e saj të të miturve të pashoqëruar dhe pritjen, ndalimin dhe integrimin e azilkërkuesve.

Ajo kritikon gjithashtu mungesën e qasjes në ndihmë juridike për azilkërkuesit dhe trajtimin e shtetasve afganë në veçanti, të cilët kanë marrë më pak azile në Bullgari krahasuar me shtetet e tjera anëtare të BE-së në vitin 2017.

I pyetur për të verifikuar vërtetësinë e letrës, një zëdhënës i Komisionit tha për BIRN se institucioni nuk komenton për dokumente të rrjedhura.

SAR-i i Bullgarisë dhe ministria e brendshme nuk iu përgjigjën kërkesave të BIRN për autenticitetin dhe përmbajtjen e dokumentin deri në kohën e publikimit të lajmit.

Shumë OJQ kanë shprehur rregullisht shqetësime në lidhje me situatën e fëmijëve refugjatë të ngelur në harresë në Bullgari.

Letra e siguruara nga BIRN sugjeron se nuk ka mjaftueshëm përfaqësues dhe punonjës socialë për të punuar me minorenët e pashoqëruar dhe se ata nuk janë trajnuar në mënyrën e duhur.

Shqetësime janë ngritur edhe për mungesën e strehimit të specializuar dhe të sigurt për azilkërkuesit minorenë dhe praktikën e shtetit caktimin e të miturve të shoqëruar me të rritur që nuk janë anëtarë të familjes, që “duket se nënvlerëson çështjen në fjalë për sigurinë dhe mbrojtjen e minorenëve të pashoqëruar”.

“Gjendja aktuale e minorenëve të pashoqëruar në “zona të ndara” në qendrat ekzistuese, sipas mendimit të Komisionit, nuk është e përshtatshme për shkak të mungesës së mbikëqyrjes adekuate, sigurisë dhe stafit përkatës,” shton Komisioni, duke i bërë thirrje Bullgarisë të marrë masa që “i përgjigjen urgjencës së situatës”.

Mungesa e identifikimit dhe kujdesit për personat në nevojë, si edhe kushtet e këqija në qendrat e mbyllura, ku mbahen shpesh emigrantë dhe azilkërkues, trajtohen gjithashtu.

Komisioni shpreh gatishmëri për ta ndihmuar Bullgarinë në fushën e integrimit, “pas disa vitesh masa shumë të limituara” nga autoritetet bullgare.

“Kjo është e rëndësishme jo vetëm për mirëqenien e personave në fjalë dhe për shoqërinë bullgare, por edhe për të  ndryshuar dinamikën aktuale të lëvizjes së vazhdueshme të azilkërkuesve dhe përfituesve të mbrojtjes ndërkombëtare në shtetet e tjera anëtare,” thuhet se theksonte Muschel.

Kreu i Drejtorisë së Emigracionit dhe Mbrojtjes të Komisionit, Laurent Muschel. Foto: Wikimedia Commons/Euranet Plus

Letra vë në dukje se përqindja e afganëve që marrin azil është “jashtëzakonisht e ulët” në Bullgari në krahasim me vendet e tjera anëtare të BE-së; vetëm 2.5 për qind në vitin 2016, krahasuar me një mesatare të BE-së prej 56 për qind.

“Shtetasit afganë duket se ndalohen shpesh për periudha të gjata dhe në raste më të shpeshta sesa ndodh për kombësi të tjera,” thuhej në letër.

OJQ-të thonë se shqetësimet që pretendohet se shprehen nga Komisioni në letrën e tij kanë baza të forta.

“Amnesty International gjeti shumë probleme në mënyrën sesi Bullgaria i trajton minorenët e pashoqëruar në vend. Sfidat variojnë nga hendeku në identifikimin filletar të fëmijëve të pashoqëruar ndërsa ata kalojnë kufirin dhe paaftësinë e autoriteteve për të përcaktuar mirë dobësinë e tyre apo gjendjen e tyre familjare,” tha për BIRN Jelena Sesar, një hulumtuese në Amnesty International.

“Ajo që keni në Bullgari është një sistem kaotik. Asnjë agjenci nuk është përgjegjëse për fëmijët e pashoqëruar,” pohoi ajo.

Sesar tha se përqindja e ulët e shtetasve afganë që kanë marrë azil në Bullgari ishte “shenjë treguese për mënyrën si trajtohen afganët gjatë të gjithë procesit në Bullgari – që nga momenti që ata hyjnë në vend deri në instancën e fundit të kërkesave të tyre për azil”.

“Afganët nuk përfaqësohen vetëm në mënyrë disproporcionale në qendrat e ndalimit dhe kanë tendencë të qëndrojnë atje më gjatë sesa grupet e tjera, por qendrat e pritjes që akomodojnë afganët mbahen në kushtet më të këqija,” shtoi ajo.

“Problemi është autoritetet bullgare po i trajtojnë refugjatët afganë dhe azilkërkuesit si një grup që nuk ka gjasa të kualifikohet për statusin e refugjatit apo azilit,” shtoi hulumtuesja.

Ajo theksoi se kushtet në kampet në Bullgari mbeten të tmerrshme edhe pse në vitin 2017 ata operuan në shumë më pak sesa kapacitet të plotë.

“Duke filluar nga gjërat më bazë, siç është higjiena dhe ushqimi, shërbimet mjekësore, përkthimi dhe shërbimet sociale që duhet të jenë në dispozicion të personave që qëndrojnë në kampe, Bullgaria renditet ulët në krahasim me shumicën e vendeve të BE-së,” tha Sesar.

“Burimet nuk janë një pengesë dhe nuk mund të jenë justifikim për mosveprim. Bullgaria ka marrë 160 milionë euro nga fonde të ndryshme të BE-së për të trajtuar sfidat e emigracionit ,” shtoi ajo.

Mathias Fiedler, Nga Monitorimi Kufitar Bullgaria, ngriri shqetësime specifike për ndalimin e azilkërkuesve dhe emigrantëve nga autoritetet bullgare.

“Praktikat e ndalimit ndodhin shumë rastësisht. Disa kombësi duhet të rrinë  për muaj me radhë në paraburgim pa pasur as edhe një arsye pasi kapen nga policia kufitare,” tha ai.

Statistikat e ofruara nga SAR tregojnë se numri i azilkërkuesve në Bullgari ka rënë ndjeshëm. Deri më 26 tetor, gjithsej 1,031 persona u strehuan në qendra shtetërore pritjeje, duke i mbushur ato me vetëm 20 për qind të kapacitetit. Pothuajse gjysma e tyre, 413, ishin fëmijë, 61 prej të cilëve ishin të pashoqëruar nga një i afërm.

Etiketa: afganafganeAmnesty InternationalazilazilkërkuesAzilkërkuesitBEBIRNBullgariBullgariaEuroFondeFushaKomisioni EuropianMasaMinistria e BrendshmeMjekmjekëMonitorimiparaburgimPoliciaSHStatistikat
Tjetri
Rusia josh Turqinë nga NATO-ja me marrëveshje raketash

Rusia josh Turqinë nga NATO-ja me marrëveshje raketash

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.