AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Shumica përzgjedh tre kandidatë për Prokuror të përkohshëm, mungon opozita

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
8 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kandidatët për Kryeprokuror të Përkohshëm, Besnik Muci, Arqile Koça, Emira Tafani, Artur Selmani, Granit Shahu, duke pritur të hyjnë në seancën dëgjimore në Komisionin Parlamentar të Ligjeve. Foto: Malton Dibra, LSA

Anëtarët e PS-së në komisionin e Ligjeve njoftuan se vetëm tre nga 7 kandidaturat plotësonin kriteret për të zënë përkohësisht postin e Prokurorit të Përgjithshëm. Opozita ka kontestuar procesin si antikushtetues.

Kandidatët për Kryeprokuror të Përkohshëm, Besnik Muci, Arqile Koça, Emira Tafani, Artur Selmani, Granit Shahu, duke pritur të hyjnë në seancën dëgjimore në Komisionin Parlamentar të Ligjeve. Foto: Malton Dibra, LSA

Kundërshtimi i opozitës dhe paralajmërimi i protestave prej saj nuk i ndaloi deputetët e Partisë Socialiste në Komisionin e Ligjeve të procedonin me selektimin e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm të Përkohshëm.

Deputeti i PS-së në këtë komision, Bledi Çuçi tha të premten se katër prej 7 kandidatëve nuk plotësonin kriteret ligjore, ndërsa tre të tjerët, që sipas komisionit i plotësojnë këto kritere do të kalojnë në votim të hënën.

Opozita e cila më herët bojkotoi seancën dëgjimore me kandidatët mungoi edhe në këtë seancë.  Në mungesë të saj, shumica shpalli si kandidatë të mundshëm  për Prokuror të Përgjithshëm të Përkohshëm, Arta Markun, prokurore në Shkodër,  Ermira Tafanin, prokurore në Elbasan dhe Ferdinand Elezi, prokurori i Apelit në Durrës.

Sipas anëtarëve të PS-së në këtë komision, të tre këta kandidatë plotësojnë kriteret ligjore. Ndërkohë 4 kandidatët e tjerë janë skualifikuar. Arqile Koça u përjashtua sepse nuk kishte gradën shkencore, Granit Shahu dhe Besnik Muçi nuk përmbushin vjetërsinë në punë, ndërsa Artur Selmani sepse kishte një masë disiplinore dhe është vlerësuar si “jo kalues” nga ILDKPI.

Opozita ndërkohë ka zgjedhur të jetë jashtë procesit, ndërkohë që kreu i PD, Lulzim Basha akuzoi kryeministrin se po synonte marrjen nën kontroll të institucioneve të drejtësisë duke shkelur kushtetutën dhe me qëllim mbylljen e dosjeve hetimore.

Përplasja mes palëve politike për zgjedhjen e këtij prokurori  ishte e parashikueshme, pas vonesave në ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për shkak të mungesës së kandidatëve nga shoqëria civile. Ndërkohë, mbarimi i mandatit të Adriatik Llallës në fillim të këtij muaji i ka vënë palët politike mes dy zgjedhjeve. Socialistët që synojnë largimin e tij dhe demokratët dhe LSI që janë në favor të qëndrimit të tij në zyrë deri në zgjedhjen e pasuesit përmes Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

“Siç është konstatuar nga të gjithë ekspertët, sa kohë një kryeprokuror i ri nuk është zgjedhur apo emëruar, kryeprokurori në detyrë do të vazhdojë ta mbajë detyrën,” tha kreu i PD Lulzim basha në një takim me gazetarët, duke këmbëngulur se zgjedhja e prokurorit të ri duhej të bazohej në kushtetutë.

Ndërkohë nga ana e tyre, socialistët këmbëngulin se në bazë të dispozitës kalimtare në ligjin për Prokurorinë, Kuvendi ka të drejtë të zëvendësojë Llallën me një prokuror që zgjidhet me shumicë të  thjeshtë.

Etiketa: AdriatikArqile KoçaArtur SelmaniBashaBesnik MuciBledi ÇuçideputetDibraDurrëselbasanFerdinand ElezigazetarkandidatëtKomisionKuvendiLSILulzim BashaMASMbarimi i mandatitOpozitaPartisë SocialistePDprokurorProkuroreProkuroriPSShkodërvotim
Tjetri
FMN jep miratim me kushte për buxhetin 2017

FMN vlerëson negativisht planin e qeverisë për uljen e borxhit publik

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.