AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Rajoni në gatishmëri ndërsa emigrantët hapin një rrugë të re ballkanike

Mladen LakicDusica TomovicGjergj ErebarangaMladen Lakic,Dusica Tomovicdhe1 të tjerë
8 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto: Elena Geroska

Rritja e numrit të emigrantëve që përdorin rrugën e re ballkanike përmes Shqipërisë, Malit të Zi dhe Bosnjës për të mbërritur në BE ka ngritur shqetësime për një krizë humanitare dhe sigurie.

Foto: Elena Geroska

Ministrat e sigurisë dhe të të drejtave të njeriut nga rajoni do të takohen në Sarajevë më 7 qershor për të rënë dakord mbi masat e reja për të trajtuar krizën e vazhdueshme të emigrantëve që prek kryesisht Bosnjën, duke shkëmbyer akuza se kush është përgjegjës për krizën e mundshme.

Rritja e fundit e numrit të njerëzve që përdorin Shqipërinë, Malin e Zi, Bosnjën dhe pjesërisht Serbinë si një rrugë të re tranziti për të arritur Europën Perëndimore me të njëjtat vende të Ballkanit që akuzojnë njëri-tjetrin se nuk po bëjnë mjaftueshëm për të mbrojtur kufijtë.

Sipas njoftimit, autoritetet boshnjake këmbëngulën në takimin rajonal pas ankimit për “mungesë ndershmërie” nga vendet fqinje dhe shtyrjen e emigrantëve drejt Bosnjës.

Ministri boshnjak i sigurisë Dragan Mektiç tha më 30 maj se ka një rritje të numrit të emigrantëve nga Irani dhe se në këtë kuptim, shteti i Bosnjës ka një problem serioz sepse Serbia ka hequr vizat për qytetarët iranianë.

“Ne po përballemi me një problem serioz sepse Serbia ka hequr vizat për qytetarët iranianë. Emigrantët vijnë ligjërisht në Serbi dhe na kalojnë neve, Bosnjën,  në mënyrë të paligjshme dhe shkojnë në BE. Ne nuk kemi të drejtë të përcaktojmë se kujt duhet t’i vendosë regjim vizash Serbia, por kjo e fundit leje pa asnjë problem,” tha ministri boshnjak i sigurisë Dragan Mektiç në një konferencë për shtyp më 31 maj.

Ai tha se një konferencë ndërkombëtare mbi migracioni do të mbahet më 7 qershor, në të cilën janë ftuar të gjithë vendet e Europës Juglindore, duke përfshirë Austrinë dhe Hungarinë.

“Në këtë takim do të bëj pyetje që duhet të marrin përgjigje dhe përgjigjet duhet të jenë të sakta dhe të ndershme dhe nëse do të luftojmë migracionin ose se si do ta kalojmë problemin në oborrin e dikujt tjetër. Kam informacione se disa vende tregojnë se kanë që nga fillimi i kësaj nga 100 deri në 300 emigrantë, kur ne që atëherë kemi pesë mijë,” tha Mektiç.

Mektiç tha gjithashtu se Fondi i Krizave i Bashkimit Europian miratoi një milion euro ndihmë për Bosnjën.

Bosnja përballet me kriza serioze të sigurisë që datojnë nga maji pas pothuajse 5,000 regjistrimesh të paligjshme të regjistruara që nga fillimi i vitit dhe 4.215 kërkesa.

IOM, Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Emigracionin, gjithashtu paralajmëroi më 1 qershor se fluksi i emigracionit nëpër Ballkanin Perëndimor është ende në rritje. Deri në fund të majit, autoritetet në Bosnje dhe Hercegovinë, Mal të Zi dhe Shqipëri regjistruan më shumë se 6,700 emigrantë të rinj të parregullt, më shumë se dyfishi i rritjes krahasuar me 2,600 emigrantë dhe azilkërkues të regjistruar në këto vende gjatë gjithë vitit 2017.

Më 31 maj mediat austriake cituan kreun e drejtorisë së azilit politik, emigracionit dhe të drejtave të njeriut të Ministrisë së Brendshëm i cili ka paralajmëruar se po krijohet një rrugë të re ballkanike, duke e quajtur atë “rruga e xhamisë”.

Në këtë rrugë, siç tha kreu i drejtorisë Peter Webinger, xhamitë ofrojnë mbështetje për emigrantët.

Kroacia gjithashtu ka rritur së fundmi praninë e saj policore përgjatë kufirit të saj me Bosnjën për shkak të rritjes masive të emigrantëve që përdorin Bosnjën si transit drejt Europës Perëndimore.

“Policia kroate ka forcuar të gjitha kapacitetet e nevojshme për të kontrolluar kufirin shtetëror, kufirin e jashtëm të BE-së me Bosnjën dhe Hercegovinën, me vendosje shtesë të oficerëve dhe angazhimin e kapaciteteve të nevojshme njerëzore dhe teknike,” tha presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviç, përa agjencia e lajmeve Beta më 29 maj.

Në Serbi, Shqipëri dhe Mal të Zi, por sidomos në Bosnje, emigrantët thjesht paraqesin zyrtarisht statusin e kërkuar të azilit, por shumica e tyre nuk planifikojnë të qëndrojnë dhe duan të arrijnë Kroacinë.

Në Malin e Zi, për shkak të fluksit të papritur të emigrantëve, autoritetet mendojnë të ngrenë një gardh me tela në vijën kufitare prej 26 kilometrash me Shqipërinë, duke akuzuar gjithashtu Tiranën zyrtare se nuk po bën mjaftueshëm për të trajtuar këtë problem.

Shefi i departamentit të kontrollit të kufirit shtetëror në Ministrinë e Brendshme të Malit të Zi, Vojislav Dragoviç, tha se ngritja e një gardhi kufitar në kufirin shqiptar do të merret në konsideratë dhe Hungaria ofroi ndihmë për të dhuruar gardhin.

Ai gjithashtu fajësoi Tiranën zyrtare se nuk donte të pranonte emigrantët e paligjshëm mbrapsht pasi ata mbërrinin në Mal të Zi, pavarësisht marrëveshjeve bilaterale të ripranimit midis dy vendeve.

“Ata shpesh justifikohen se nuk ka prova se emigrantët hynë në territorin e Shqipërisë dhe nuk duan t’i marrin ata,” tha Dragoviç për mediat lokale më 29 maj, duke thënë se me valën e re të emigrantëve vjen edhe një problem i mundshëm me trafikimin e qenieve njerëzore.

Në Shqipëri numri i emigrantëve të ndaluar nga policia është rritur me 15 fish këtë vit krahasuar me vitin e kaluar, duke ngritur shqetësime rreth një rruge të re të emigrantëve në veri përmes Shqipërisë, Malit të Zi dhe Bosnjës, edhe pse shifrat janë relativisht të vogla.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama tha për mediat në Austri më 30 maj se kishte rreth 2,311 emigrantë të paligjshëm deri në maj të këtij viti në krahasim me 162 në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Gjatë vitit 2017, Shqipëria kapi 1,047 persona në kufijtë e saj jugorë, kryesisht algjerianë, sirianë dhe libianë.

Këto shifra janë shumë të vogla në krahasim me qindra mijëra që kaluan përmes të të ashtuquajturës rruga Ballkanike në vitin 2015, megjithatë, ekziston frika se një rrugë e re mund të përdoret nga emigrantët që përpiqen të arrijnë Europën Perëndimore përmes Shqipërisë, Malit të Zi, Bosnjës dhe Kroacisë.

Qindra mijëra emigrantë kaluan përmes të të ashtuquajturës “rruga ballkanike” në vitin 2015, duke u përpjekur të arrinin Europën Perëndimore, por Bosnja, Mali i Zi dhe Shqipëria kryesisht nuk ishin pjesë e asaj rruge, e cila u mbyll në mënyrë efikase në mars 2016.

Etiketa: AkuzaAustriazilkërkuesBashkimit EuropianBEBosnjaBosnjeEdi Ramaemigrantë të paligjshëmEuroIOMIraniKrizaKroaciaLigjLokaleMal të ZiMaliMali i ZimbështetjeMigracioniPoliciarajoniRamarruga ballkanikeSerbiSerbiashqipShqipëriShqipëriasirianTiranë
Tjetri
Skeda e pasurisë së deklaruar-Edmond Islamaj-anëtar i Gjykatës së Lartë

Skeda e pasurisë së deklaruar-Edmond Islamaj-anëtar i Gjykatës së Lartë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.