AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Kryeministri bullgar: BE-ja duhet t’i mbyllë kufijtë emigracionit

Martin DimitrovngaMartin Dimitrov
8 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Boyko Borissov. Foto: Valentina Petrova AP

Kryeministri bullgar Boyko Borissov ka thënë se BE-ja duhet të ashpërsojë qëndrimin e saj ndaj emigracionit, ndërsa vendi i tij përgatitet t’i kalojë presidencën e BE-së Austrisë, e cila ka caktuar si përparësi të saj luftën kundër “emigracionit të ilegal”.

Boyko Borissov. Foto: Valentina Petrova AP

Kryeministri bullgar Boyko Borissov, vendi i të cilit mban presidencën e BE-së, ka ndërhyrë në debatin e acaruar mbi emigracionin duke thënë se BE-ja duhet “të mbyllë kufijtë e saj” ndaj atyre që nuk përdorin pikat e autorizuara të kontrollit.

Borissov e bëri thirrjen në Konferencën e Komisioneve Parlamentare për Çështjet e Bashkimit të Parlamenteve të Bashkimit Europian, COSAC – një konferencë e përbashkët e eurodeputetëve dhe deputetëve nga parlamentet e BE-së – të hënën në Sofje.

“Bullgaria e kaloi krizën e refugjatëve; pa shumë biseda, pa shumë ankesa, ne siguruam kufirin tonë me Turqinë me gardhe dhe polici dhe roje bregdetare shtesë. Për këtë arsye, unë do t’i rekomandoj një kompromis Këshillit Europian – parandalimin, duke përfshirë mbylljen e të gjithë kufijve të BE-së,” tha ai.

Ndërsa Sofja hyn në ditët e saj të fundit si kreu i Këshillit të Ministrave të BE-së, kryeministri bullgar e ashpërsoi qëndrimin e tij sidomos për emigracionin dhe çështjet e kufirit.

“Të gjithë ata që duan të hyjnë në BE duhet ta bëjnë atë nëpërmjet një pike kontrolli kufitar. Kjo është diçka që bëhet në SHBA, Kanada, kudo. Pse Europa duhet të jetë një “oborr pa një gardh”? tha Borissov të martën, duke përdorur një shprehje bullgare për dikë që nuk mund të kontrollojë se kush hyn dhe del nga toka e tij.

Borissov shtoi se emigrantët që janë të hapur ndaj integrimit duhet të integrohen, ndërsa të tjerët duhet të kthehen në vendet e tyre të origjinës. Nëse kjo nuk ndodh, BE-ja rrezikon më shumë ndarje të brendshme, paralajmëroi ai.

Fjalët e tij do të bëjnë jehonë me një deklaratë të fundit të kreut të qeverisë së vendit të radhës që do të marrë përsipër presidencën e BE-së.

Të enjten, kancelari austriak Sebastian Kurz tha se “lufta kundër imigracionit të paligjshëm” do të ishte prioritet i Austrisë kur të marrë përsipër presidencën e radhës gjashtë mujore më 1 korrik, raportoi AFP.

Javën e kaluar, pasi bisedoi me ministrin e brendshëm të Gjermanisë, Horst Seerhofer, i cili është në kundërshtim me kancelaren Angela Merkel për këtë çështje, Kurz tha se nevojitet një “bosht vullneti” brenda BE-së për të luftuar emigracionin e paligjshëm.

Që nga zgjedhja e një qeverie të krahut të djathtë, Vjena e ka forcuar qëndrimin e saj sidomos për emigracionin.

Retorika e ashpër për emigrantët dhe refugjatët vjen pasi shtetet anëtare të BE-së grinden se kush duhet t’i pranojë ata – dhe ndërsa një numër në rritje emigrantësh dhe refugjatësh fillojnë të përdorin një “Rrugë të re Ballkanike” nëpërmjet Shqipërisë, Malit të Zi dhe Bosnjës për të arritur në BE.

Italia, Franca, Malta dhe Spanja javën e kaluar shkëmbyen të gjitha akuza për një anije që kishte rreth 900 njerëz që Italia refuzoi t’i pranonte, e cila përfundimisht u desh të ankorohej në Valencia, Spanjë.

Ndërsa shumica e emigrantëve dhe refugjatëve që përpiqen të arrijnë në Europë vijnë përmes Mesdheut, numri që vjen nga toka përmes Ballkanit po rritet.

Gjatë pesë muajve të parë të vitit 2018, u zbuluan mbi 5000 persona duke kaluar Bosnje dhe Hercegovinën.

Javën e kaluar, Slobodan Ujiç, drejtori i Shërbimit të Huaj të Bosnjës, paralajmëroi se nëse Austria dhe Sllovenia mbyllin kufijtë e tyre për emigrantët, Bosnja do të detyrohet të mbyllë kufijtë e vet me Serbinë dhe Malin e Zi.

Faqja boshnjake e lajmeve Klix.ba raportoi më 12 maj se emigrantët dhe refugjatët tani në Sarajevë kanë ngritur kape në hapësira publike, siç janë parqet, në kushte të këqija. Raporti nënvizoi se ata kanë nevojë për çadra, ushqim dhe rroba.

I njëjti raport gjithashtu vuri në dukje se Instituti për Ndihmë Mjekësore Emergjente kishte thënë se shumë prej tyre janë në gjendje të dobët mjekësore.

Ndërkohë, në Bruksel, një Këshill Ministrash i ndarë do të përpiqet të arrijë një rezultat të madh duke arritur një konsensus të përbashkët mbi rregullat e reja të kontrollit të migracionit dhe rishpërndarjes.

Të martën, komisioneri i BE-së për emigracionin, Dimitris Avramopoulos, organizon një takim të ministrave të brendshëm nga Ballkani Perëndimor me pjesëmarrjen e Presidencës bullgare dhe Presidencës së ardhshme austriake të Këshillit të Bashkimit Europian.

Këshilli i ardhshëm i Europës, me pjesëmarrjen e të gjithë krerëve të qeverive të vendeve anëtare të BE-së, do të mbahet më 28-29 qershor.

Emigracioni do të jetë në krye të rendit të ditës, me liderët që pritet të diskutojnë dimensionet e brendshme dhe të jashtme të politikës së migracionit, përfshirë reformën e Sistemit të Përbashkët Europian të Azilit, CEAS.

Grupet e të drejtave të njeriut kanë kritikuar trajtimin që Bullgaria i bën emigrantëve dhe refugjatëve dhe mungesën e një politike integrimi.

Në raportin e tij të fundit vjetor mbi të drejtat e njeriut në vend, Komiteti Bullgar i Helsinkit i quajti masat aktuale që përdorën për të kontrolluar kufirin me Turqinë “drakoniane”, duke u ankuar për mungesën e përpjekjeve integruese nga autoritetet.

Incidentet, përfshirë ngacmimet dhe plaçkitjet që u raportuan nuk u hetuan kurrë nga policia bullgare, shkroi raporti i vitit 2017, i publikuar më 1 qershor të këtij viti.

Amnesty International gjithashtu përmendi politikën kufitare të Bullgarisë në raportin e tij të fundit vjetor, të publikuar në shkurt.

“Raportet për dëbime, përdorim të tepruar të forcës dhe vjedhje të shpeshta nga policia kufitare vazhduan. Kalimi i parregullt i kufirit mbeti i penalizuar, duke rezultuar në ndalimin administrativ të emigrantëve dhe refugjatëve, përfshirë fëmijët e pashoqëruar, të cilët mbërritën në shifra të mëdha,” tha raporti.

Etiketa: AkuzaAmnesty InternationalAngela MerkelAnijeAustriaBallkaniBashkimit EuropianBEBosnjaBosnjeBosnje dhe HercegovinëBrukselBullgariadeputetEuropaFrancaIntegrimiItaliaKanadaKëshillit të MinistraveKomisioneriKontrolliLuftaMaltaMerkelMjekmjekëndarjepoliciPoliciaraportRaportiSHSHBAshqipSpanjaTokavjedhje
Tjetri
BE-ja qëndron larg mosmarrëveshjes kufitare Kroaci-Slloveni

BE-ja qëndron larg mosmarrëveshjes kufitare Kroaci-Slloveni

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.