AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Serbia nuk përgëzon marrëveshjen e emrit Maqedoni-Greqi

Maja ZivanovicngaMaja Zivanovic
8 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Sheshi Terazije në Beograd. Foto: Flickr/Lab604

Ndërsa të gjithë liderët e tjerë të shteteve ballkanike e kanë përgëzuar marrëveshjen historike të “emrit” midis Maqedonisë dhe Greqisë, zyrtarët serbë deri më tani kanë heshtur.

Sheshi Terazije në Beograd. Foto: Flickr/Lab604

Serbia mbetet i vetmi shtet ballkanik që ende nuk e ka uruar zyrtarisht fqinjën e saj Maqedoninë dhe Greqinë për nënshkrimin e tyre të dielën të një marrëveshjeje të rëndësishme për të zgjidhur përfundimisht mosmarrëveshjen e tyre mbi emrin e Maqedonisë.

Bojan Klacar, drejtor i Qendrës për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci, CESID, tha se ishte shumë e qartë se nuk ka pasur reagime deri tani nga Serbia për një nga ngjarjet më të rëndësishme në rajon, që i dha fund debatit të hidhur mes Maqedonisë dhe Greqisë.

“Si arsye për mungesën e reagimeve zyrtare nga Beogradi, në këtë moment, mund të përmenden dy të tilla: së pari, marrëdhëniet midis Serbisë dhe Maqedonisë që nga ardhja në pushtet e kryeministrit maqedonas Zoran Zaev nuk janë të mira dhe shpesh kemi dëshmuar marrëdhënie të këqija dypalëshe midis dy vendeve,” tha Klacari.

Qeveria e Zaevit erdhi në pushtet vitin e kaluar, duke zëvendësuar partinë VMRO-DPMNE, administrata e të cilës nuk arriti të bënte përparim në mosmarrëveshjen me Athinën.

Në gusht 2017, Serbia tërhoqi stafin e ambasadës nga Shkupi pasi presidenti Aleksandër Vuçiç pretendoi se Beogradi duhej të siguronte “prova inteligjence tepër ofenduese ndaj institucioneve të Serbisë” nga ana maqedonase, duke pretenduar se ishin të përfshira gjithashtu edhe “pushtete të huaja” të paidentifikuara.

Raportet e medias kanë spekuluar se një nga faktorët në incidentin diplomatik ishte një oficer serb i inteligjencës, Goran Zivaljeviç, i cili ka punuar si këshilltar në ambasadën serbe në Shkup.

Zivaljeviç ishte i pranishëm gjatë një episodi të dhunshëm më 27 prill të vitit të kaluar, kur një grup burrash sulmuan parlamentin maqedonas në Shkup në një përpjekje për të penguar Zaevin që të formonte një administratë.

Zivaljeviç tha për agjencinë e lajmeve të Tanjugut në 23 gusht se ai kishte miratimin e autoriteteve maqedonase që të ishte në ndërtesën e parlamentit atë natë – edhe pse zyra e presidentit maqedonas Gjorge Ivanov e mohoi këtë.

Përfundimisht, Serbia vendosi t’i kthente diplomatët e saj në Maqedoni dhe zyrtarët nga të dy vendet ranë dakord të mbanin marrëdhënie miqësore.

Klacar sugjeroi se arsyeja e dytë për të cilën Serbia e shpërfillë marrëveshjen e “emrin” ishte se kjo mund t’i hapë rrugë anëtarësimit të Maqedonisë në NATO.

“Nënshkrimi i marrëveshjes që hap Maqedonisë rrugën për në NATO është një sfidë shtesë për Serbinë, sidomos në kontekstin e marrëdhënieve me Rusinë dhe interesat ruse në Ballkan,” tha ai.

“Në fund, duket se Beogradi, sidomos disa ministra, si dhe një pjesë e madhe e publikut në Serbi, është më simpatizues ndaj kryeministrit të mëparshëm maqedonas Nikolla Gruevski të VMRO-DPMNE-së dhe jo ndaj Zaevit,” shtoi ai.

Si Partia Progresive Serbe e Vuçiçit ashtu edhe VMRO-DPMNE e Gruevskit janë anëtarë të Partisë Popullore Europiane, organi politik konservator ndërkombëtar. Partia Progresive është anëtare e asociuar, ndërsa VMRO-DPMNE ka anëtarësim të plotë.

Gruevski e udhëhoqi VMRO-DPMNE-në deri në vitin 2017, kur ai u bë presidenti nderi i partisë.

Megjithatë, Partia Popullore Europiane e ka mirëpritur marrëveshjen e arritur midis Greqisë dhe Maqedonisë.

Ministrat maqedonas dhe grekë të dielën nënshkruan marrëveshjen historike që synon të zgjidhë më në fund mosmarrëveshjen e tyre.

Zaev tha se marrëveshja e kishte “kthyer një armik në një mik”.

Kryeministri grek Tsipras e quajti marrëveshjen “patriotike” dhe një që “respekton vlerat themelore të të dy vendeve”, duke shtuar se të dy qeveritë tani duhet të punojnë për zbatimin e saj.

Etiketa: AdministrataBallkanBeograddemokracidiplomatGreqiGruevskiliraMaqedoniMarrëveshjaNATOPartiaPartia Progresive SerbeQeveriarajonSerbiSerbiaShkupvuçiçzgjedhjeZoran Zaev
Tjetri
Kur pabarazia vret

Cilat politika anti-varfëri funksionojnë?

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.