AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

NATO zotohet të parandalojë dhunën në Kosovën e veriut

Maja ZivanovicngaMaja Zivanovic
8 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ura mbi lumin Ibër që ndan Mitrovicën në dy pjesë. Foto: Wikipedia.

Mes nervozizmit në rritje në Kosovën veriore me shumicë serbe, komandanti ii NATO-s thotë se aleanca është mëse gati të përballet me çfarëdolloj telashesh në rrugë.

Ura mbi lumin Ibër që ndan Mitrovicën në dy pjesë. Foto: Wikipedia.

Komandanti i Forcës së Përbashkët Aleate të NATO-s në Napoli, admirali James Fogo, ka thënë se NATO është gati të reagojë nëse incidente të dhunshme shpërthejnë në pjesën veriore me shumicë serbe të Kosovës – pasi një klerik ortodoks serb në Kosovë, Abati Sava Janjiç, paralajmëroi rrezik dhune “të organizuar” atje.

“Liderët politikë po përpiqen të zgjidhin disa çështje të vështira. Jo të gjithë pajtohen në demokracitë,” tha Fogo të mërkurën gjatë një turi të vendeve të NATO-s në Kosovë, citon faqja e lajmeve Kossev.

“Disa njerëz kanë tendencë t’i zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre në rrugë. Unë rekomandoj fuqimisht që të mos e bëjnë këtë, ose nëse e bëjnë, ta zgjidhin paqësisht, si në të gjitha demokracitë e civilizuara,” shtoi Fogo.

Me forcën e saj paqeruajtëse KFOR, NATO do të mbetet një mbështetje për institucionet e Kosovës “në ruajtjen e një mjedisi të sigurt gjatë këtij muaji dhe në muajt e ardhshëm të vitit”, vazhdoi Fogo.

Deklarata e Fogos vjen pasi Abati i manastirit të famshëm të Visoki Deçanit postoi në llogaritë e tij në rrjetet sociale se ai ishte i shqetësuar nga thashethemet për përplasje të mundshme të organizuara në Kosovën e veriut, të projektuara për të çuar në një ndarje të shpejtë të territorit.

“Sot në Kosovë po qarkullojnë informacione shumë shqetësuese, mes tyre lajme për një skenar të mundshëm të një incidenti të ndërsjelltë në veri të Kosovës, i cili do të provokonte reagime në të dyja anët dhe do ta çonte Kosovën drejt një skenari ndarjeje.”

Janjiç tha se shpresonte që KFOR-i dhe NATO-ja të mbeten të vendosur për të ruajtur paqen.

“Shpresoj shumë që komuniteti ndërkombëtare, sidomos SHBA-ja dhe BE-ja, të mos lejojnë individë dhe grupe të papërgjegjshme në të dyja anët etnike që të provokojnë dhunë në të cilën njerëzit e pafajshëm mund të vuajnë dhe monumentet e vlefshme zhduken njësoj si në trazirat e vitit 2004 në Kosovë. Kjo do të jetë një pengesë e tmerrshme,” shtoi Janjiç.

Trazirat midis shumicës etnike shqiptare në Kosovë në vitin 2004 rezultuan me dëmtime të mëdha të vendeve të Kishës Serbe, si edhe shumë njerëz u larguan, kryesisht serbë.

Janjiç tha se edhe pse KFOR-i pohoi se ishte gati për të parandaluar dhunën, “mes njerëz ka shumë shqetësim”.

“Është shumë e rëndësishme që ky lajm shqetësues të hidhet poshtë nga të gjitha palët dhe të ketë një angazhim të ndërsjellë ndaj dialogut paqësor,” tha Abati.

Janjiç i bëri thirrje liderëve politikë në Serbi dhe Kosovë që të refuzojnë thirrjet për “ndarje territoriale dhe të marrin përsipër detyrimet për një dialog paqësor” dhe shtoi se, përndryshe, “ata do të duhet të mbajnë një përgjegjësi të madhe politike dhe morale”.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç i quajti postimet në Twitter të Janjiçit “thashetheme të pakuptimta”, megjithatë, duke hedhur poshtë fjalët për përplasje të organizuara të projektuara për të shpejtuar një ndarje etnike të Kosovës.

“Këto janë fjalë boshe. Ne do të udhëheqim një politikë paqeje dhe stabiliteti. Unë jam i përkushtuar që asnjë person nga veriu apo jugu i Kosovës të vuajë,” tha Vuçiç për Pink TV, duke shtuar se Serbia do të mbronte manastiret dhe kishat ortodokse në Kosovë, “si edhe ato në të cilat është Janjiçi”.

Megjithatë, paralajmërimi i Janjiçit është shoqëruar me një ndjenjë pakënaqësie në Kosovën e veriut, e stimuluar nga thashethemet e një marrëveshjeje ndarjeje që do t’i hapte rrugën Serbisë për njohjen e një Kosove të pavarur.

“Në Kosovë ka fjalë prej pothuajse 10 ditësh që punonjësit e institucioneve publike e kanë të ndaluar të shkojnë me pushime dhe se deri në fund të javës të gjithë presin ndërhyrjen e ROSU (forcat speciale të Kosovës) në Mitrovicën e Veriut dhe përplasje,” shkroi një aktivist serb i Kosovës, Dejan Nedeljkoviç, në Twitterin e tij.

Megjithatë, Fogo i NATO-s vuri në dukje se KFOR-i ka mëse mjaftueshëm paqeruajtës për t’u përballur me ndonjë trazirë.

“4,000 ushtarë të NATO-s që mbeten brenda territorit dhe në linjat administrative të Kosovës mbështeten, siç i quajmë ne ata, te forcat e reagimit të shpejtë. Pra, nëse është e nevojshme, ata do të përgjigjen dhe NATO është shumë e fortë brenda dhe jashtë Kosovës,” tha Fogo.

Ish-provincë me shumicë etnike shqiptare shpalli pavarësinë e saj nga Serbia në vitin 2008.

Megjithatë, pjesa veriore e vendit, duke përfshirë edhe pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës, mbetet nën kontrollin efektiv të Beogradit.

Ndërsa Serbia refuzon ta njohë Kosovën si shtet, ajo është dashur të marrë pjesë në bisedimet e ndërmjetësuara nga BE-ja me autoritetet në Prishtinë që synojnë normalizimin e marrëdhënieve, në mënyrë që të ndjekë qëllimin e saj të anëtarësimit në BE.

Për më tepër, ndërsa integrimi i Serbisë në BE përparon, mbi Beogradin po rritet presioni për të zgjidhur përfundimisht marrëdhëniet me ish-provincën e tij të shkëputur, të cilën shumica e anëtarëve të BE-së e njohën një dekadë më parë.

Kombinuar me këtë presion, biseda për një shkëmbim territoresh – duke shkëmbyer zonat me shumicë shqiptare në Serbinë jugore për ato me shumicë serbe në veri të Kosovës – është ngritur sërish midis disa politikanëve serbë dhe kosovarë, edhe pse asnjëherë jo zyrtarisht.

Më 11 maj, Kisha Ortodokse nacionaliste e Serbisë u zotua me qeverinë e Beogradit që të mos njohë pavarësinë e Kosovës dhe as të bjerë dakord për ndonjë shkëmbim territori.

Në shkëmbimin e fundit të debatit midis Kishës dhe shtetit në lidhje me çështjen e Kosovës, peshkopi ortodoks serb i Kosovës, në një letër të hapur të publikuar në faqen zyrtare të Kishës më 25 korrik, tha se deklaratat e fundit të politikanëve për Kosovën “na mbushin zemrat me pasiguri dhe shqetësim”.

Etiketa: AdministrativeaktivistBEDhunëdialogIbërIntegrimiKFORKisha OrtodokseKishëKosovëlajmembështetjeMitrovicëMjedisiNapoliNATOndarjendarje territorialeortodokspasiguriPeshkopipushimerrezikRrjetet socialeSerbiSerbiaSHSHBAshqiptareTwitterURAWikipedia
Tjetri
Sekuestrohet plazhi i Shën Vasilit në Karaburun, qe regjistruar me dokumente false

Gjyqtarja e dosjes “Karaburuni” kaloi në veting me notë minimale për aftësitë profesionale

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.