AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

BE thirrje presidentit serb dhe atij të Kosovës të takohen

Maja ZivanovicDie MorinangaMaja ZivanovicdheDie Morina
8 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurisë të Bashkimit Europian, Federica Mogherini. Foto: European External Action Service/Flickr

Pasi presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, anuloi takimin e tij të planifikuar me homologun e tij të Kosovës, BE-ja po planifikon një takim të ri midis dy liderëve pas një përkeqësimi të papritur të marrëdhënieve.

Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurisë të Bashkimit Europian, Federica Mogherini. Foto: European External Action Service/Flickr

BE-ja tha se po planifikonte një takim të ri të përbashkët midis presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe Hashim Thaçit të Kosovës, pasi Vuçiç anuloi të premten në Bruksel takimin e tij të lajmëruar me Thaçin, duke lënë në dyshim edhe vizitën e tij të ardhshme në Kosovë.

“Vështirësitë mbeten,” tha shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, pasi mbajti takime të ndara me Vuçiçin dhe Thaçin të premten në mëngjes.

Ajo shtoi se kishte besim te angazhimi i plotë i të dy presidentëve për të vazhduar procesin e dialogut të udhëhequr nga BE-ja  dhe “të arrihej në muajt e ardhshëm një marrëveshje ligjërisht detyruese për normalizimin e plotë të marrëdhënieve, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”.

Mogherini njoftoi se do të thërrasë sesionin e ardhshëm të nivelit të lartë të dialogut përpara Javës Ministrore të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në javën e fundit të shtatorit, “për të bashkuar të dyja palët që të përparojnë me punën mbi përmbajtjen e marrëveshjes”.

Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008. Serbia u zotua të mos e njohë kurrë atë. Megjithatë, presioni ndërkombëtar po rritet ndaj të dy vendet për të zgjidhur mosmarrëveshjen prej një dekade, nëse ata duan të sigurojnë një të ardhme si pjesë të BE-së.

Presidenti serb e befasoi publikun pasi anuloi takimin e planifikuar me Thaçin, pasi mbajti një takim dypalësh me Mogherinin.

Edhe pse Vuçiçnuk bëri asnjë deklaratë, Shefi i Zyrës së Serbisë për Kosovën, Marko Djuriç, tha se Vuçiç kishte informuar Mogherinin për “të gjitha gënjeshtrat e Prishtinës gjatë ditëve të kaluara” dhe shtoi se kjo “është arsyeja pse ai nuk do të takohet me delegacionin e Kosovës sot”.

Pas njoftimit të mediave se Vuçiçi kishte anuluar takimin, Thaçi tha se ata kishin rënë dakord të dy që takimi trepalësh nuk do të zhvillohej.

“Ka pasur një marrëveshje mes meje dhe Vuçiçit për të kapërcyer këto mosmarrëveshje në ditët dhe javët që do të vijnë me mirëkuptimin e delegacioneve dhe me ndihmën e Bashkimit Europian,” tha ai.

Thaçi vuri në dukje se mosmarrëveshjet e mëdha midis Kosovës dhe Serbisë po ndikonin të dyja palët drejt një faze reflektimi përpara vazhdimit të mëtejshëm.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, në një njoftim për shtyp, i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar “të kuptojë seriozitetin e situatës në Kosovë”.

“Do të doja që komuniteti ndërkombëtar të mos vërë në provë durimin apo mirëkuptimin tonë, por të kuptojmë seriozitetin e situatës dhe të veprojë në përputhje me rrethanat,” tha Brnabiç.

Ajo e akuzoi Kosovën se ishte “e papërgjegjshme, e paparashikueshme dhe nuk respektonte marrëveshjet e arritura dhe marrëveshjet e nënshkruara”.

Më 19 prill 2013, një marrëveshje e jashtëzakonshme, e cila renditi pika të negociatave, u nënshkrua në Bruksel nga përfaqësuesit serbë dhe ata të Kosovës.

Që atëherë, të dyja palët kanë akuzuar njëra-tjetrën se nuk po e respektojnë atë.

Anulimi i takimit me Thaçin ka vënë në dyshim edhe vizitën e paralajmëruar të Vuçiçit në Kosovë.

Ai do të vinte në Kosovë këtë fundjavë për të prezantuar “udhëzimet dhe orientimet e politikës shtetërore të Serbisë ndaj Kosovës”.

Ministri i jashtëm i Kosovës Behgjet Pacolli konfirmoi për BIRN se Kosova nuk do të lejojë që Vuçiç të vizitojë liqenin e Gazivodes në Kosovë gjatë qëndrimit të tij.

Megjithatë, Djuriç tha se nëse Vuçiç shkon në Kosovë, “ai me siguri do të vizitojë liqenin e Gazivodes”.

Ministri i mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin, ndërkohë tha se “çdo urdhër nga presidenti serb do të vihet në zbatim”.

“Nëse presidenti Vuçiç vendos të vizitojë Kosovën dhe Metohinë, vizita do të jetë e sigurt dhe sipas një plani të miratuar nga presidenti Vuçiç. Siguria e tij do të garantohet nga autoritetet në Kosovë dhe Metohi ose ne (Ushtria Serbe) do ta bëjmë atë,” tha ai në një njoftim për shtyp.

Por Thaçi tha se Vuçiç do të duhej të ndiqte itinerarin e miratuar.

“Ne jemi një vend i pavarur dhe sovran. Do të respektohet  itinerari i lejuar për vizitën e presidentit serb në republikën e Kosovës. Asgjë më shumë ose më pak. Ne i respektojmë të gjithë, nuk duam të poshtërojmë asnjë, por nuk lejojmë shkeljen e sovranitetit të republikës së Kosovës,” tha ai.

Raportet e mediave thanë se presidenti serb do të merrte një vendim përfundimtar për vizitën e tij në Kosovë të premten në mbrëmje.

Etiketa: Bashkimit EuropianBEBehgjet PacollibesimBIRNBrukselKosovaKosovëLigjmarrëveshjeOKBpresidentPunëSerbiSerbiaSHSiguriaThaciUshtriaVendimvizitavuçiç
Tjetri
Stoltenberg: Marrëveshja e emrit është “rruga e vetme” drejt NATO-s

Stoltenberg: Marrëveshja e emrit është “rruga e vetme” drejt NATO-s

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.