AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Maqedonia hedh poshtë “kërcënimin” rus për marrëveshjen e emrit

Sinisa Jakov MarusicngaSinisa Jakov Marusic
8 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ministria e jashtme e Rusisë. Foto: Wikipedia.

Rusia nuk mund të vendosë veton në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për marrëveshjen midis Maqedonisë dhe Greqisë, tha qeveria maqedonase pasi Moska e deklaroi “të vdekur” marrëveshjen aktuale dhe tha se çdo zgjidhje e ardhshme duhet të referohet në Këshillin e Sigurimit.

Ministria e jashtme e Rusisë. Foto: Wikipedia.

Fati i marrëveshjes historike të Maqedonisë me Greqinë nuk varet nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së – ku Rusia ka pushtetin e vetos – tha qeveria maqedonase të mërkurën, duke iu përgjigjur frikës se Kremlini mund të përpiqet të bllokojë marrëveshjen.

Zëdhënësi i qeverisë Mile Bosnjakovski tha të mërkurën se bisedimet e ndërmjetësuara nga OKB-ja për zgjidhjen e mosmarrëveshjes me Greqinë mbi emrin e Maqedonisë do të konsiderohen të përfunduara me sukses kur të dyja palët të njoftojnë Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së se kanë arritur një zgjidhje të pranueshme nga të dyja palët.

Kreu i OKB-së thjesht do t’ia përcjellë këtë informacion Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe nuk do të kërkojë opinionin e tij, tha zëdhënësi i qeverisë. “Këshilli i Sigurimit nuk do të diskutojë apo do të marrë vendime për këtë çështje,” shpjegoi Bosnjakovski.

Shqetësimet u ngritën pasi Rusia të hënën e lajmëroi marrëveshjen të vdekur pas pjesëmarrjes së ulët në referendumin e së dielës në Maqedoni.

Të hënën në një deklaratë për shtyp, ministria e jashtme ruse vlerësoi se, pasi shumica e votuesve e bojkotuan referendumin, marrëveshja e emrit ishte praktikisht e vdekur.

Kremlini gjithashtu nënvizoi se bisedimet Greqi-Maqedoni duhet të jenë çështje diskutimi në Këshillin e Sigurimit, ku Moska ka të drejtën e vetos.

“Si një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Rusia po monitoron nga afër zhvillimin e kësaj situate. Ne vijojmë nga fakti se sipas paragrafit 3 të Rezolutës 845 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, rezultatet e bisedimeve midis Shkupit dhe Athinës do të shqyrtohen në Këshillin e Sigurimit të OKB-së,” shkroi Kremlini.

BIRN i kërkoi të mërkurën Ministrisë së Jashtme ruse të sqarojë këtë deklaratë, por nuk mori një përgjigje deri në kohën e publikimit.

Dimitar Bechev, një studiues në Qendrën për Studime Europiane në Universitetin e Harvardit dhe Drejtor i Institutit të Politikave Europiane në Sofje thotë se Rusia nuk mund ta bllokojë integrimin perëndimor të Maqedonisë, por “sigurisht që mund ta ndërpresë” atë.

“Rusia nuk vepron e vetme. Zakonisht ajo përpiqet të forcojë aktorët pengues në arenën e brendshme. Pra, në analizën përfundimtare, janë lojtarët lokalët e Ballkanit ata që paraqesin pengesat,” shpjegoi Bechev.

Ai tha për BIRN se nëse marrëveshja e emrit vihet në zbatim nëpërmjet një ndryshimi kushtetues në parlamentin maqedonas dhe më pas ratifikohet nga parlamenti në Greqi,” Rusia s’do të mund të bëjë asgjë”.

Nëse marrëveshja vihet në zbatim nga Maqedonia nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese të parashtruara nga qeveria, kjo do të heqë pengesën më të fundit që vendi të bëhet anëtar i NATO-s në vitin 2019 dhe gjithashtu do të hapë rrugën drejt pranimit në BE.

Rusia kundërshton anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe zgjerimin e NATO-s në Ballkan në përgjithësi.

Një ish-deputet maqedonas, tani kreu i Këshillit Euro-Atlantik të Maqedonisë, Ismet Ramadani, i quajti deklaratat ruse tendencioze.

“Dhënia e sinjaleve se Rusia mund të pengojë marrëveshjen e emrit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së shkon kundër postulatit dhe parimeve të OKB-së dhe përfaqëson një politikë krejtësisht pa principe,” tha Ramadani.

Më shumë se 90 për qind e votuesve në referendumin në Maqedoni të dielën mbështetën marrëveshjen me Greqinë, por pjesëmarrja e ulët e bëri rezultatin të pavlefshëm.

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ka thënë se nëse nuk arrin të bindë disa nga deputetët e opozitës që të mbështesin marrëveshjen në parlament, ai do të thërrasë zgjedhje të parakohshme.

Por Rusia ka marrë anën e partisë kryesore të opozitës VMRO DPMNE, duke këmbëngulur se pjesëmarrja e ulët i vë vulën marrëveshjes.

Rusia gjithashtu ka akuzuar BE-në, NATO-n dhe SHBA-në se po shpërfillin bojkotin e referendumit dhe vullnetin e popullit maqedonas.

“Dëshira për të siguruar dhe përshpejtuar anëtarësimin e Shkupit në NATO, pavarësisht vullnetit të popullit maqedonas, është e qartë,” shkroi ministria e jashtme e Rusisë.

Ramadani akuzoi Rusinë se po përpiqet ta përdorë Maqedoninë si një peng në betejat e saj me BE-në, NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara.

“Ata bëjnë vazhdimisht deklarata të cilat, për fat të keq, janë të ngjashme me disa grupe në Maqedoni dhe me pjesë të partive të opozitës. Ato i ngjajnë deklaratave të presidentit maqedonas Ivanov – që është një ndërhyrje flagrante në punët e brendshme të Maqedonisë,” tha Ramadani.

Presidenti Ivanov ka kundërshtuar ashpër marrëveshjen me Greqinë, duke e përshkruar atë si “vetëvrasje”.

Ndërkohë, Zaev ka nevojë për mbështetjen e dy të tretave të deputetëve në parlamentin me 120 vende për të çuar përpara ndryshimet kushtetuese dhe për të miratuar emrin e ri të pranuar të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Kampi i Zaevit aktualisht ka mbështetjen e 71 prej 80 deputetëve të nevojshëm. Një përpjekje e fundit për të bindur opozitën që të ndryshojë kursin e saj pritet të fillojë në ditët në vijim.

Etiketa: AnalizëBallkanBEBIRNdeputetEuroGreqiKremlinikushtetueseMaqedoniMaqedoniaMarrëveshjaMinistria e Jashtme RuseMoskaNATOOKBparlamentPunëQeveriaRusiaSHBAShtetet e BashkuaraVMRO DPMNEvrasjeWikipediazgjedhjezgjedhje të parakohshmeZoran Zaev
Tjetri
Kroacia ndalon negociatat e Serbisë për në BE

Tërheqja e BE-së po krijon “efekt domino” në të gjithë Ballkanin

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.