AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Kërcënimi për censurë të faqeve të internetit kritikohet

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
8 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, Harlem Désir. Foto Kortezi: OSBE

Kërcënimi nga Qeveria Shqiptare për mbyllje të faqeve informative të internetit dhe kërkimi i “regjistrimit fiskal” si pjesë e të ashtuquajturës “paketë anti-shpifje” të Kryeministrit Rama u kritikua të enjten nga përfaqësuesi i OSBE për Lirinë e Medias si dhe nga Mbrojtësit e të Drejtave të Njeriut.

Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, Harlem Désir. Foto Kortezi: OSBE

Përfaqësuesi i OSBE për Lirinë e Medias Harlem Désir kritikoi kërcënimin që Autoriteti i Komunikimeve Elektronike e Postare (AKEP) kundër 44 faqeve të internetit si një lëvizje që kufizon median e pavarur.

Në një deklaratë për shtyp, Désir kërkoi nga AKEP të shpjegojë se mbi çfarë kriteresh dhe çfarë baze ligjore e ka hartuar listën.

“Shtetet [anëtare] nuk duhet të imponojnë regjistrim të detyruar të medias në internet si parakusht për lirinë e tyre sepse kjo mund të ketë pasoja negative në lirinë e medias,” tha Désir.

“Kjo praktikë, nëse zbatohet, mund të kufizojë shumë aksesin e publikut te burimet e larmishme të informacionit, pluralizmin e zërave dhe të gërryejë të drejtën e lirisë së shprehjes dhe informimit online,” shtoi ai.

Organizata Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut “Civil Rights Defenders” e kritikoi gjithashtu qeverinë duke e konsideruar kërcënimin “një vendim që seriozisht dhunon lirinë e fjalës dhe rrit ndërhyrjen e qeverisë kundër një numri të vogël mediumesh që janë ende të lira”.

“Në listën e portaleve të lajmeve që ndodhen nën kërcënimin e mbylljes, përfshihen edhe disa nga portalet e vetme të pavaruara apo investigative në vend, të cilat kanë bërë transparente se kujt i përkasin,” deklaroi Vasilika Laçi, drejtore programi për Shqipërinë në këtë organizatë.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama bëri kërcënim të papërcaktuar në një postim në Tëitter javën e kaluar, duke pretenduar se po niste një fushatë antishpifje, pjesë e të cilës ishte ajo që e quajti “legalizim të portaleve”. Ai dha një ultimatum “deri të hënën” për portalet që të regjistrohen në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Të hënën, AKEP, i cili ligjërisht duhet të jetë i pavarur nga qeveria, publikoi një listë me 44 faqe, duke pretenduar se do t’i mbyllte ato nëse nuk regjistroheshin në autoritetet fiskale dhe nuk publikonin numrin e tyre fiskal. Ajo dha një afat 72 orësh.

Pas njoftimit të AKEP, shumica e faqeve të internetit të përfshira në listë e konsideruan deklaratën shpifje duke shtuar se ata janë të regjistruar pranë autoriteteve fiskale si biznese ose si organizata jofitimprurëse. Disa nga faqet e internetit në listë i përkasin mediave në Kosovë, Maqedoni apo vende të tjera. Edhe publikimi i BIRN Albania, Reporter.al, është përfshirë gjithashtu në listë. BIRN deklaroi se kërcënimi dhe kërkesa e AKEP ishte e paligjshme dhe si e tillë, nuk do të pranohet.

Megjithëse AKEP është zyrtarisht i pavarur, kreu i saj aktual, Ilir Zela është një ish-deputet socialist dhe funksionar aktual i Partisë Socialiste.

Ai nuk ka shpjeguar se si u hartua kjo listë faqesh interneti dhe se si ai e ka verifikuar statusin e tyre fiskal para publikimit të listës. OSBE në deklaratën e saj theksoi se kërkonte nga qeveria një shpjegim të qartë mbi këtë.

“Është tejet e rëndësishme që të sigurohet më shumë informacion rreth objektivave të saktë të masave të shpallura, si edhe për kriteret mbi bazën e të cilave janë përzgjedhur këto 44 faqe interneti“, shtoi Désir. Më tej, ai kërkoi sqarime për bazën ligjore të kërkesës për publikimin e NIPT-it nga ana e këtyre faqeve interneti, si edhe për bazën ligjore për mbylljen e faqeve të internetit.

Përfaqësuesi u bëri thirrje autoriteteve shqiptare t’i rishikojnë këto masa, të shqyrtojnë të gjitha alternativat e mundshme për trajtimin e çështjes së shpifjes dhe të fillojnë një debat gjithëpërfshirës me aktorët relevantë të shoqërisë civile dhe medias.

Të enjten në mëngjes, kur afati 72 orësh përfundoi, asnjë nga faqet e internetit “në listën e zezë” nuk ishte bllokuar. Në një njoftim për shtyp, AKEP pretendoi se shumica e tyre “janë bindur” me kërkesën ndërsa vijoi kërcënimin për mbyllje të pjesës tjetër.

Etiketa: AKEPBIRNBIRN AlbaniaCensureCivil Rights DefendersdeputetEdi RamaLaçLigjliraMaqedoniMasaMbrojtësit e të Drejtave të NjeriutOSBEParaPartisë SocialistepasojaPortaletQendrën Kombëtare të BiznesitQeveriaQeveria shqiptareRamareporterreporter.alSHShpifjeshqipshqiptareVasilika LaçiVendim
Tjetri
U inaugurua nga Rama me polifoni, por rruga e Lumit të Vlorës nisi si “ndërtim i paligjshëm”

U inaugurua nga Rama me polifoni, por rruga e Lumit të Vlorës nisi si “ndërtim i paligjshëm”

Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.