AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Leku çan rrethimin, Euro bie në 124.8 lekë

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
8 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto Pixabay.

Përgjatë të gjithë muajit shtator, pavarësisht se Banka e Shqipërisë zyrtarisht vijon ndërhyrjen e saj të jashtëzakonshme kundër forcimit të lekut, monedha kombëtare ka vijuar të forcohet, ndërsa euro ra në 124.8 lekë të mërkurën, një nga kuotat më të ulëta në mbi dhjetë vjet.

Foto Pixabay.

Leku shqiptar shënoi një rekord shumëmujor të mërkurën në tregun e këmbimit valutor kur euro u shkëmbye me 124.8 lekë, sipas kursit fiks të publikuar nga Banka e Shqipërisë. Leku është forcuar ngadalë por në mënyrë të vazhdueshme që nga fillimi i shtatorit ndërsa kuota e të mërkurës është parë vetëm tre herë në fillim të qershorit pak para se Banka e Shqipërisë të fillonte blerjen masive të euros në tregun e këmbimit valutor.

Të dhënat zyrtare të Bankës së Shqipërisë tregojnë se gjatë ditëve të qershorit, BSH bleu 65 milionë euro në ndërhyrjen e saj të jashtëzakonshme përveç 63 milionëve që u blenë në ankandet e planifikuara më parë, për një total rekord prej 128 milionë eurosh. BSH i publikon të dhënat mbi ndërhyrjet në tregun e këmbimit valutor në fund të tremujorit pasardhës, si pjesë e politikës së saj të ndërhyjes në treg. Për rrjedhojë, të dhënat mbi ndërhyrjet e BSH në treg për muajt korrik, gusht e shtator pritet të bëhen të disponueshme në fund të muajit dhjetor.

Arsyet e vijimit të forcimit të lekut pavarësisht ndërhyrjeve masive të BSH janë gjerësish të debatuara, por dukshëm një nga arsyet janë prurjet e konsiderueshme të euros nga aktivitetet ilegale të shqiptarëve në vende të ndryshme Europiane. Disa ndërhyrje policore kundër krimit të organizuar gjatë këtij viti, të tilla si operacioni OAZ, që solli konfiskimin e një hoteli luksi në Velipojë, apo operacioni i pak ditëve më parë, ku të arrestuarit e dyshuar për trafik ndërkombëtar droge rezultonin pronarë të një hoteli në plazhin e Durrësit, sugjerojnë se prania e parave të pista në ekonominë shqiptare është masive. Megjithatë, fakti është që leku ka njohur forcim të dukshëm nga viti 2017 ndërsa tendenca e forcimit u përshpejtua në maj të këtij viti.

Tani pyetja që shtrohet është nëse sasia e valutës së tepërt në treg është brenda shumave që mund të menaxhohen nga politika monetare apo janë jashtë aftësive të BSH. Ndonëse banka qendrore mund të blejë euro në këmbim të lekëve, blerjet në përmasa të mëdha mund të sjellin destabilitet më shumë se sa stabilitet.

Etiketa: DrogeEuroKursi i KembimitoperacioniParaSHshqipshqiptareshtatorstabilitetTrafikTreg
Tjetri
KPK konfirmon në detyrë prokurorin Bujar Sheshi

KPK konfirmon në detyrë prokurorin Bujar Sheshi

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.