AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Reagimet pas dënimit të Shullazit, Ambasada e SHBA: Hap domethënës

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
8 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Emiljano Shullazi | Foto kortezi nga Policia e Shtetit

Ambasada e SHBA përgëzoi prokuorinë dhe vlerësoi si “fitore për sundimin e ligjit” dënimin me 14 vjet burg të Emiljano Shullazit dhe personave të lidhur me të. Ndërkohë Partia Demokratike dhe kryeministri Edi Rama pretenduan merita për arrestimin dhe dënimin e tij.

Emiljano Shullazi | Foto kortezi nga Policia e Shtetit

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë publikoi një reagim të shkurtër pas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda për të dënuar Emiljano Shullazin, ku përgëzon prokurorinë dhe thotë se dënimi është  “një hap domethënës përpara për qytetarët shqiptarë që kërkojnë dhe meritojnë drejtësi të vërtetë nga sistemi i tyre gjyqësor”.

Nga ana e saj edhe Partia Demokratike lëshoi një deklaratë për shtyp, në të cilën ajo thotë se arrestimi dhe dënimi kishin ardhur “vetëm falë denoncimit dhe betejës së pandërprerë të PD, si  dhe mbeshtetjes së SHBA”. Në të njëjtën deklaratë PD këmbëngul se vecc Shullazit duhej të ishin dënuar edhe deputeti i PS Jurgen Ccyrbja, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe kryeministri Edi Rama.

Po ashtu në reagimin  e saj PD e cilësoi të paplotë dënimin, duke vënë në dukje se shumë krime të tjera të bandës ishin të pazbardhura. PD pretendoi se dënimin do të kishte qenë më i rëndë nëse Shullazi nuk do kishte pasur mbështetjen e qeverisë së partisë Socialiste.

Ky i fundit në emisionin Relapolitix  në Report.tv përmendi Shullazin si kundër argument pikërisht për të rrëzuar akuzat e PD-së. “U fol për këtë Shullazin, Shullazi, Shullazi, sot ai dënohet 14 vite burg. Tani këtë e krijuam ne? Apo ishte i kudondodhur dhe i plotfuqishëm? Kush e arrestoi? Kush e mbajti brenda? Kush e bëri të mundur që të dënohej? Ata që na e ngjitën ne?”, tha Rama duke pretenduar se nuk ia dinte emrin të dënuarit.  Kryeministri po ashtu pretendoi se krimi i organizuar kishte “bërë pallë” para se PS të vinte në pushtet.

Emiljano Shullazi u dënua të martën nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda sëbashku me katër të akuzuar të tjerë për gjobvënie dhe grup të strukturuar kriminal. Në total Gjykata dha 55 vjet burg, 14 vjet për Shullazin, 12 vjet për krahun e tij të djathtë Gilmando Danin, nga 10 vjet për Endrit Qyqjen dhe Endrit Zelën dhe 9 vjet për Blerim Shullazin. Prokuroria kishte kërkuar 64 vite burg. Ndërkohë avokatët mbrojtës pretenduan pafajësi dhe thanë pas vendimit se do ta apelonin.

Ambasada e SHBA e cila ka qenë aktive në denoncimin e disa prej figurave të botës së krimit të dyshuar se kishin përkrahje politike dhe që vëzhgoi nga afër procesin gjyqësore vlerësoi punën e prokurorisë. “Ne u inkurajuam nga puna e prokurorëve shqiptarë, të cilët, duke u bazuar në prova, bindën gjykatësit e Krimeve të Rënda se një bos i krimit dhe kriminelë të tjerë e kanë vendin në burg”, thuhet në reagimin e SHBA pas vendimit, të cilin e cilësuan “një fitore për sundimin e ligjit në Shqipëri”.

Ambasada po ashtu ishte e qartë në reagim se vendimi i të martës nuk ishte i mjaftueshëm “Qytetarët shqiptarë tani pyesin “Kush e ka radhën”?”, thuhet në reagimin e publikuar në rrjetin social. Më herët ish-ambasadori i SHBA në Shqipëri Donald Lu, pati përmendur disa herë Shullazin.  Përmendja nga ambasadori u përdor nga mbrojtja e cila e cilësoi këtë si cënim të “prezumimit të pafajësisë”.

 

 

 

 

​

Etiketa: Ambasada e SHBAarrestimiBurgdenimiEdi RamaEmiljano ShullazifitoreGjykataGjykatëGjykatësGjyqKrimekrimiKrimi i organizuarKryeministri Edi RamaMbrojtjaParaPartiaPartia DemokratikePartisë SocialistePDPoliciaPolicia e ShtetitprokurorProkuroriaPSPunaPunëRamaSaimir TahiriSHBAshqipShqipëriShteteve të Bashkuara të AmerikësShullaziVendimi
Tjetri
Cinizëm në Siri

Si të parandalojmë luftën e tretë botërore

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.