AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Tetë muaj pa paguar, punonjësit e ujësjellësit të Selenicës në protestë

Jerola ZiajngaJerola Ziaj
8 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Protesta e punonjësve të ujësjellësit të Selenicës. Foto: Jerola Ziaj.

Punonjësit e ujësjellësit të bashkisë së Selenicës protestuan para prefekturës në Vlorë, pasi nuk marrin pagat prej muajsh. Ata fajësojnë qeverinë pasi fondet për pagat e mirëmbajtjen e ujësjellësit, trasferohen në shlyerje borxhesh të ish-komunave ndaj OSHEE.

Protesta e punonjësve të ujësjellësit të Selenicës. Foto: Jerola Ziaj.

Punonjësit e Ujësjellësit të Selenicës thonë se nuk janë paguar prej 8 muajsh, ndërsa qyteti e fshatrat përballen me probleme madhore sa i përket furnizimit. Të mërkurën punonjësit e SH.A Ujësjellës Selenicë, kanë protestuar përpara prefekturës po pa arritur të takohen me zyrtarë të saj, ndërsa kanë kërcënuar me stakimin e stacioneve të pompimit.

Edhe pa arritur të fikja e stacioneve në Selenicë punëtorët thonë se situata e ujësjellësit nuk është e mirë, fshatra të tërë furnizohen vetëm një orë në ditë ndërsa shumë kanë mungesë të ujit të pijshëm me ditë të tëra. Kryetari i Bashkisë Selenicë Përparim Shametaj tha se problemi kishte filluar me reformën territoriale, ndërsa bashkia kishte trashëguar borxhe ndaj OSHEE prej dy ish-komunave.

“Ish Komunat Kotë dhe Vllahinë, kanë detyrime të prapambetura energjie 30 milion lekë,  52 milion shtuar kamatvonesat, nga të cilat janë paguar deri më tani 8 milion pra subvencioni i dy viteve”, tha Shametaj.  Sipas tij kjo situatë ka penalizuar punonjësit e ujësjellësit pasi bashkia nuk ka mundësi t’i paguaj.

Bashkia thotë se subvencioni prej 4 milion lekësh në vit që ajo merr nga qeverisja qendrore shkon i gjithi për të paguar detyrimet e ish-komunave ndaj OSHEE. Kreu i Ujësjellës /Kanalizimeve të Selenicës, Gazmend Beqaj, thotë se ky fond sipas ligjit duhet të përdorej për përballimin e “kostos neto” për pagat dhe sigurimet shëndetësore të punonjësve, faturat e energjisë dhe materialet e konsumuara për kimikate. “I gjithë subvencioni shkon për energjinë, nuk i akordohet fare si fond bashkisë, pasi qysh në thesar kalon menjëherë si pagesë energjie. Ndërkohë punonjësit tanë vijojnë të punojnë në kushte të vështira dhe të papaguar. “-tha Beqaj.

Bashkia e Selenicës ka ndërkohë 15 fshtara të cilët nuk kanë ujësjellës dhe nuk ka fond për t’i ndërtuar. Nevoja për invetime serioze në ujësjellësa është një domosdoshmëri, por bashkia e konsideruar “rurale” nuk gjeneron të ardhura sa të mund të dali nga ngërçi i krijuar.

Sipas kreut të bashkisë së Selenicës, mbledhja e taksave dhe tarifave vendore mbetet një sfidë, pasi pjesa më e madhe e popullsisë së bashkisë jeton në Vlorë. Bizneset janë të paktë, kryesisht fermerë, e të ardhurat gjithashtu.

Nga ana tjetër vec furnizimit me ujë me orare të reduktuara për shumë fshatra, cilësia e tij mbetet një problem serioz. Banorët e zonës vazhdimisht kërkojnë ujë të pijshëm, pasi zona është e pasur me burime të pashfrytëzuar.

Sipas Shametaj, zgjidhja për këtë i është dërguar qeverisë. Ai thotë se problemi me furnizimi mund të zgjidhet me anë të ndërtimit të ujësjellësit në burimin e fshatit Bashaj, investim me vlerë 7 mln euro dhe që mbulon nevojat e 80% të territorit, po përballimi i kostos së ndërtimit është i pamundur nga Bashkia Selenicë, e cila për momentin nuk mundet të paguaj as pagat e punonjësve të ujësjellësit.

Etiketa: BanorëBashkiaBorxheEuroFondeOSHEEPagatpaktParaProtestaPunëPunëtorPunëtorëReformaSelenicëSHUjësjellës
Tjetri
Skeda e pasurisë së deklaruar-Arben Zefi-kryetar i Gjykatës së Shkodrës

Skeda e pasurisë së deklaruar-Arben Zefi-kryetar i Gjykatës së Shkodrës

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.