Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Gjyqtare
  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit
  • Prokurore
  • KPK
  • Gjykata e Apelit Tiranë
  • Mjedisi
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Project Syndicate

Të vërtetat e hidhura të Brexit

Bill EmmottNgaBill Emmott
13:55 | 10/01/2019
Në Project Syndicate
Kohe leximi: 5 minuta
A A
0
Përse zgjedhje të parakohshme në Britani?

Kryeministrja britanike Theresa. Foto: (Rebecca Naden/PA via AP)

Share on FacebookShare on Twitter

Edhe pse kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar Theresa May ka arritur një marrëveshje me BE-në, shanset që ajo të fitojë miratimin parlamentar më 14 janar duken shumë të pakta. Në vend të kësaj, Mbretëria e Bashkuar duket gjithnjë e më shumë më e prirur të zgjedhë midis dy ekstremeve, secili prej të cilëve me shumë gjasa do të përfshinte një referendum tjetër.

Theresa May, Kryeministre e Mbretërisë së Bashkuar. Foto: Alastair Grant/AP/Beta

Data 29 mars 2019, afati i fundit që Mbretëria e Bashkuar të dalë nga Bashkimi Europian, po afron shpejt, megjithatë mbetet ende shumë e paqartë se si do të ndodhë kjo. Së shpejti do të jetë e pashmangshme koha për marrjen e një vendimi. Kjo do të thotë se pas dy vjet e gjysmë sorollatje dhe shpërthime, ka ardhur koha që të gjitha palët në debatin e Brexit të fillojnë të tregohen të ndershëm.

Edhe pse kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar Theresa May ka arritur një marrëveshje me BE-në, shanset që ajo të fitojë miratimin parlamentar më 14 janar – afati i fundit që ajo ka vendosur – duken shumë të pakta, pavarësisht muajit shtesë që May i dha vetes në përpjekje për të përmirësuar shanset. Në vend të kësaj, Mbretëria e Bashkuar duket gjithnjë e më shumë më e prirur të zgjedhë midis dy ekstremeve, secili prej të cilëve me shumë gjasa do të përfshinte një referendum tjetër.

Alternativa e parë – e favorizuar nga një numër gjithnjë e më i madh deputetësh nga Partia Konservatore në pushtet, ndonëse ende jo zyrtarisht nga opozita Laburiste –  është të mbahet një referendum i dytë në lidhje me Brexit. Ideja është se, duke qenë dëshmitarë të paqëndrueshmërive politike dhe shenaniganëve që nga referendumi i qershorit 2016, një fitore e ngushtë (51.9% me 48.1%) për të dalë nga BE-ja, votuesit në Mbretërinë e Bashkuar mund të vendosin se nuk dëshirojnë të vazhdojnë më para me Brexit-in. Por sido që të jetë, ideja më e gjerë është se nëse Parlamenti ngec në një pikë pa zgjidhje, do të duhet të pyetet përsëri populli.

Opsioni i dytë, madje edhe më ekstrem – i favorizuar nga disa fundamentalistë të Partisë Konservatore, përfshirë ish-Sekretarin e Jashtëm Boris Johnson – është një “asnjë marrëveshje” për Brexit, në të cilën Britania e Madhe do të dilte nga BE-ja me aranzhime ligjore minimale për të menaxhuar marrëdhëniet e ardhshme. Kjo, shprehen ata, do t’i jepte Mbretërisë së Bashkuar hapësirë për të miratuar atë lloj axhende të tregut të lirë që ata favorizojnë dhe të negociojë marrëveshje të reja tregtare me Shtetet e Bashkuara, Japoninë dhe Kinën.

Mund të ketë një lloj zgjatje kohe për t’i dhënë Britanisë së Madhe – ose, më saktë, politikanëve britanikë – më shumë hapësirë për të bërë zgjedhjen e saj. Por ndalon apo jo ora në kohën e duhur (në mënyrën e nderuar të BE-së), duket se ka shumë gjasa të zgjidhet një nga këto ekstreme.

Për ata (duke më përfshirë edhe mua) të cilët përkrahin një referendum të ri me shpresën e përmbysjes së Brexitit, ndershmëri do të thotë të pranosh se – ashtu si herën e parë – një votë pro qëndrimit në BE mbetet mëse e sigurt. Sondazhet e fundit të opinionit publik sugjerojnë se nëse u kërkohet të zgjedhin midis qëndrimit në BE dhe daljes nga kjo e fundit me gjysmën e marrëveshjes që ka negociuar May, një shumicë e qartë votash do të favorizonte qëndrimin në BE.

Por këto sondazhe reflektojnë kaosin politik aktual, me anën që është pro qëndrimit në BE tepër të ndarë. Kjo mund të ndryshojë, sidomos nëse marrëveshja e May refuzohet përfundimisht dhe favorizuesit e Brexit përgatisin një plan alternativ.

Nevoja për ndershmëri është akoma më e fortë në anën pro-Brexit. Edhe ajo përfshin një referendum që mund të humbasë. Fanatikët e Brexit do të duhet të pranojnë se veprimet e tyre të preferuara mund të rezultojnë në shpërbërjen e Mbretërisë së Bashkuar, me Irlandën e Veriut që zgjedh një referendum për t’u bashkuar me Republikën e Irlandës.

Kundërshtimi më i madh i përkrahësve të Brexitit ndaj marrëveshjes së Theresa May është se ajo përfshin një garanci, e njohur si “pengesa”, që Mbretëria e Bashkuar do të bëjë gjithçka që nevojitet për të garantuar që kontrollet fizike të mos përfshihen përsëri në kufirin tokësor 483 km të gjatë midis Irlandës së Veriut dhe Republikës së Irlandës. Që kjo të funksionojë në praktikë, Britania post-Brexit do të duhej të mbante rregulloret e saj për të mirat dhe produktet agrikulturore, pa përmendur tarifat e saj tregtare, tepër të përafërta me ato të BE-së. E megjithatë për fanatikët e Brexitit, çmimi i vërtetë i Brexit është rivendosja e autoritetit të Mbretërisë së Bashkuar për të vendosur rregullat e veta.

Që nga referendumi i vitit 2016, debati në lidhje me kufirin irlandez është penguar, vonuar dhe shtrembëruar nga një sërë fantazish, siç është gjetja e një zgjidhjeje teknologjike që e mban kufirin relativisht pa fërkime, apo që BE-ja dhe Britania e Madhe të veprojnë disi si agjentë doganorë të njëra-tjetrës. Por minimizimi i kontrolleve kufitare nuk mjafton. Irlanda e Veriut i shpëtoi një lufte civile prej tre dekadash në vitin 1998, pas më shumë se 3,000 vdekjeve. Për të ruajtur një paqe ende të brishtë, nuk duhet të ketë aspak kufij. Ky është një test i vështirë që asnjë nga zgjidhjet e supozuara nuk e ka kaluar.

Nëse fanatikët e Brexitit nuk janë të gatshëm të bëjnë atë që nevojitet për të ruajtur një kufi pa fërkime me BE-në në Irlandë, ata duhet të pranojnë pasojat e mundshme. Irlanda e Veriut atëherë do të dojë të zgjedhë, në një referendum, nëse do të qëndrojë në Mbretërinë e Bashkuar apo të bashkohet me Republikën e Irlandës, një anëtare e BE-së.

Një hap i tillë do të lejohej sipas Marrëveshjes së të Premtes së Mirë e vitit 1998, e cila i dha fund luftës civile dhe përfshiu një premtim nga Mbretëria e Bashkuar, Irlanda dhe BE-ja për t’i mbajtur rregulloret të përafërta në të gjithë Irlandën. Ajo marrëveshje lë hapur mundësinë për një Irlandë të riunifikuar, nëse shumicat si në Irlandën e Veriut ashtu edhe në Republikën e Irlandës vendosin, me anë të një referendumi, se kjo është ajo që ata duan.

Në vitin 2016, Irlanda e Veriut votoi me një diferencë të qartë prej 56%  me 44% për të qëndruar në BE. Edhe pse qeveria konservatore e pakicës po mbështetet nga dhjetë deputetët që përfaqësojnë Partinë e Bashkimit Demokratik Pro-Brexit të Irlandës së Veriut, një shumicë akoma më e madhe e votuesve të Irlandës së Veriut ndoshta sot do të zgjidhnin të qëndronin në BE.

Një mbështetës i sinqertë i Brexit prandaj duhet të pranojë se largimi nga BE-ja sipas kushteve të tyre mund të çojë në shpërbërjen e Mbretërisë së Bashkuar. Ribashkimi irlandez me siguri do të çonte në një tjetër referendum për pavarësi në Skoci,  edhe pse është e pamundur të dimë se si do të shkonte ai.

Qershorin e kaluar, kur u pyet për frikën e liderëve të biznesit në lidhje me Brexitin, Johnson deklaroi, “Të pirdhet biznesi!”. Po të tregohej i sinqertë, ai do të zbatonte të njëjtën shpërfillje për Irlandën e Veriut dhe Skocinë. Të paktën atëherë do të bëhej e qartë se cili është qëndrimi i përkrahësve të Brexit.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate. Hard Brexit Truths

Etiketa: Brexit
Tjetri
Studentët protestues të Shqipërisë që mposhtën frikën

Studentët protestues të Shqipërisë që mposhtën frikën

Më të lexuarat

Përse zgjedhje të parakohshme në Britani?

Të vërtetat e hidhura të Brexit

13:55 | 10/01/2019
Në rajonet e thella shqiptare, migrimi bëhet pothuajse i pashmangshëm

Në rajonet e thella shqiptare, migrimi bëhet pothuajse i pashmangshëm

14:05 | 27/03/2023
“Mbretërit e Parë të Europës”: Objektet prehistorike ekspozohen në SHBA

“Mbretërit e Parë të Europës”: Objektet prehistorike ekspozohen në SHBA

18:04 | 24/03/2023
Ujërat e ndotura pengojnë programin e “Flamurit Blu” në bregdetin shqiptar

Ujërat e ndotura pengojnë programin e “Flamurit Blu” në bregdetin shqiptar

19:29 | 27/03/2023
KQZ fal kryebashkiakun e Mallakastrës për dënimin në Greqi

Tre kryebashkiakë rrezikojnë gjoba për ‘keqpërdorim të fondeve publike’ në fushatë

19:19 | 24/03/2023
‘Tejkalim afatesh dhe zvarritje’: Prokurori Olger Eminaj jep shpjegime në KPK

‘Tejkalim afatesh dhe zvarritje’: Prokurori Olger Eminaj jep shpjegime në KPK

17:11 | 28/03/2023
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.