AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Kosova vë kushte për heqjen e tarifave ndaj mallrave serbe

Die MorinangaDie Morina
7 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj. Foto: Facebook/Ramush Haradinaj.

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se që vendi i tij të heqë tarifat kontroversiale ndaj mallrave serbe, Prishtina dëshiron një marrëveshje përfundimtare dhe gjithëpërfshirëse me Beogradin në lidhje me statusin e Kosovës.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj. Foto: Facebook/Ramush Haradinaj.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj të martën përforcoi mesazhin e tij se Prishtina dëshiron negociata bazuar në “parimet e njohjes së ndërsjellë” me Beogradin nëse ky i fundit dëshiron që të hiqen tarifat e saj 100 për qind mbi mallrat serbe.

“Është dëshira jonë që një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe e detyrueshme ligjore midis dy vendeve të mund të përfundohet në vitin 2019, duke çuar në njohjen reciproke dhe anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara,” tha Haradinaj në një letër për kryeministrat e tjerë të botës, të cilën ai e postoi në Facebook.

Të hënën, Haradinaj gjithashtu i dërgoi një letër “Pesëshes” – SHBA-së, Gjermanisë, Francës, Britanisë dhe Italisë – duke renditur kushtet për revokimin e tarifave.

Kushtet përfshinin një propozim për një konferencë ndërkombëtare të mbështetur nga SHBA-ja dhe BE-ja për të hartuar një marrëveshje përfundimtare me Serbinë.

Haradinaj tha në letër se konferenca duhet të mbahet “me qëllim arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse ligjore midis Kosovës dhe Serbisë për të zgjidhur të gjitha çështjet e pazgjidhura midis dy vendeve”.

Ai tha se SHBA-ja dhe BE-ja duhet të refuzojnë “çdo rishikim të kufijve aktualë të Kosovës, ose ndarje të Kosovës, ose shkëmbime territoriale të çfarëdolloj natyre”.

Një tjetër kusht i cituar nga Haradinaj në letër ishte se “çdo forme asocimi të komunave serbe në Kosovë” nuk duhet t’i jepen kompetenca ekzekutive.

Pak pasi Haradinaj publikoi kushtet e qeverisë së tij për revokimin e tarifave, partneri i tij i koalicionit Kadri Veseli, kryetari i parlamentit dhe kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, PDK, propozoi një pezullim të përkohshëm të taksave të importit, të cilat aplikohen gjithashtu edhe ndaj importeve boshnjake.

“Taksa nuk duhet të hiqet, por të pezullohet për 120 ditë dhe gjatë kësaj periudhe duhet të vihen në fuqi disa kushte konkrete për pezullimin e saj. Dhe nëse pas 120 ditësh nuk kemi një situatë të re, ku sjelljet e Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës ndryshojnë rrënjësisht, atëherë e njëjta taksë do të vazhdojë,” shkroi Veseli në Facebook.

Qeveria e Kosovës fillimisht vendosi një tarifë prej 10 për qind për mallrat serbe më 6 nëntor, duke cituar “sjelljen negative” të Serbisë ndaj shtetësisë së Kosovës dhe fushatës së saj ndërkombëtare kundër njohjes së Kosovës.

Vendimi për të rritur ndjeshëm këtë taksë deri në 100 për qind u morë më 21 nëntor, një ditë pasi Kosova nuk arriti të siguronte mbështetjen e dy të tretave të 192 vendeve anëtare të Interpolit për t’iu bashkuar organizatës ndërkombëtare të policisë, një dështim për të cilin ajo fajësoi lobimin serb.

Që atëherë, Haradinaj është përballur me presion ndërkombëtare për të anuluar rritjen e tarifave.

Etiketa: BEFacebookHaradinajkadri veseliKombet e BashkuaraKompetencaKosovaKosovëmarrëveshjenatyrendarjenegociataPartisë DemokratikePDKPrishtinaQeveriaRamush HaradinajrishikimSHSHBAtaksaVendimi
Tjetri
Banka e Shqipërisë kritikon qeverinë për kaosin e shpenzimeve

Faturat e pashlyera të qeverisë janë 24.5 miliardë lekë

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.