AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Në Fokus

Për një shesh, bashkia do të rrafshojë 1/20 e ndërtesave në Këlcyrë

Fjori SinorukangaFjori Sinoruka
7 years më parë
në Në Fokus, Reportazhe
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Sheshi kryesor i Këlcyrës i cili është planifikuar të zgjerohet. Foto: Fjori Sinoruka

Nga 619 ndërtesa që ndodhen në qytezën e Këlcyrës, 27 janë planifikuar të shemben për të rijetëzuar një shesh me kosto 200 milion lekë, një projekt për të cilin banorët akuzojnë bashkinë për mungesë transparence mbi vlerën e dëmshpërblimit të banesave që do të shemben. 

Sheshi kryesor i Këlcyrës i cili është planifikuar të zgjerohet. Foto: Fjori Sinoruka

Censusi i vitit 2011 rregjistroi gjithsej 619 ndërtesa Këlcyrë – një qytezë e vogël e vendosur afër kufirit me Greqinë. Pjesa më e madhe e godinave janë shtëpi private me oborre, një numër i vogël pallatesh dhe ndonjë magazinë apo godinë e ndonjë ish-ndërmarrje.

Qyteza e cila në një krah ka malet dhe në krahun tjetër lumin Vjosa është e rrethuara nga toka bujqësore dhe popullohet nga rreth 2 mijë banorë, pjesa më e madhe të cilëve janë të vetëpunësuar në biznese të vogla apo mbajnë fyrmën gjallë me remitanca nga të afërmit në emigrim.

Një pjesë e këtyre bizneseve janë ndërtuar rreth sheshit kryesor të qytezës. Por një projekt i bashkisë së Këlcyrës, i financuar nga Fondi i Zhvillim e Rejoneve nëpërmjet komponentit të ‘Rilindjes Urbane’, planifikon t’i prishë disa prej tyre. Të paktën 27 godina, ose 4.5 përqind të gjithë ndërtesave në qytet do të prishen për të zgjeruar sheshin dhe për të ndërtuar një lulishte.

I kontaktuar me telefon nga BIRN, kryetari i bashkisë së Këlcyrës, Klement Ndoni tha se  “shembja e objekteve vjen si pasojë e dëgjesave publike të kryera ku banorët kërkojnë më shumë hapësira të gjelbërta.”

Por banorët e kundërshtojnë shpjegimin e dhënë nga Ndoni duke ironizuar kryebashkiakun.

“Nëqoftëse do të bëhej këtu një shkollë, nëse do të kalonte një rrugë, nëse do të bëhej një çerdhe, një kopësht, një spital, jam dakord le të prishesh, le të ishte prona ime. Po jo të prishet se do mbillen pemë, bar dhe lule, e kupton? Duke e ditur që neve këtu vetëm lule e pemë kemi dhe asgjë tjetër s’ka në qytetin e Këlcyrës,” tha Ismet Lile, një banor i Këlcyrës.

Disa nga banorët e Këlcyrës të prekur nga projekti e kanë kallëzuar penalisht Kryetarin e Bashkisë Klement Ndoni, për “shpërdorim të detyrës” dhe kanë dhënë dëshmi në prokurorinë e Përmetit në lidhje me këtë çështje.

Por Prokuroria e Përmetit vendosi më 16 prill mosfillim të hetimit ndaj kryebashkiakut bazuar në kallëzimin e banorëve. Sipas prokurorisë “nuk ka indicie për shpërdorim detyre dhe përfitim personal”.

Shumë prej tyre e kundërshtojnë projektin, jo vetëm për çmimet e shpallura të shpronësimit të ndërtesave, të cilat i konsiderojnë si qesharake, por edhe sepse shumë nga këto ngrehina strehojnë biznese të vogla me të cilat sigurojnë jetesën.

Pjesë nga sheshi kryesor i Këlcyrës dhe rruga që është planifikuar të zgjerohet duke prishur disa prej shtëpive. Foto:Fjori Sinoruka

Paqartësi dhe mungesë transparence

Projekti për “Rijetëzimi i pedonaleve dhe hapësirave rekreative në sheshin Qendër –Këlcyrë” u tenderua fillimisht në vitin 2017 me një vlerë 148 milion lekë. Tenderi u fitua nga kompania Salillari dhe Rose Sh.p.k. Ndërkohë nga ana tjetër shpronësimet janë llogaritur paraprakisht nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në vlerën 62 milion lekë.

Megjithëse i parashikuar për të mbyllur brenda 3 muajve, ky projekt u realizua vetëm pjesërisht dhe një vit pas tenderit, bashkia e Këlcyrës i kërkoi këshillit bashkiak miratimin e disa ndryshimeve në projekt, të cilat vetëm tani pritet të marrin jetë.

Në vendimin nr.89 të Këshillit Bashkiak të miratuar në korrik 2018, ndër të tjera shkruhet dhe vendimi të miratuar ndryshimet në projektin me objekt “Rijetëzimi i pedonaleve dhe hapësirave rekreative në sheshin Qendër –Këlcyrë”. Po ashtu vendimi autorizon kryetarin e bashkisë që të bëjë prokurime dhe ndryshime të nevojshme në projekt.

Në vjeshtë të vitit të kaluar banorët e Këlcyrës mësuan përmes kërkesave për plotësim dokumentesh se ndryshimet kishin të bënim me zgjerimin e sheshit dhe po ashtu shpronësimin dhe prishjen e rreth 27 godinave rreth tij.

Por ndryshe nga pretendimi i kryebashkiakut për dëgjesat publike, ata i thanë BIRN se askush nuk i kishte pyetur më parë dhe as nuk ishin ftuar në ndonjë dëgjesë publike për projektin.

“Asnjë, as na kanë thënë fare, vetëm kur na erdhi një shkresë, na erdhi në tetor një shkresë. Na thoshte që juve të verifikoni dokumentet,” tha Haxhire Allamani.

Bashkia Këlcyrë refuzoi të vinte në dispozicion projektin dhe të bënte publik dosjen e plotë tekniko-ligjore të tij, duke pretenduar se “ajo i vihet në dispozicion vetëm ograneve audituese”.

Ndërkohë në një përgjigje zyrtare bashkia këmbënguli se projekti ishte konsultuar me komunitetin.

“Duke u nisur nga sugjerimet dhe idetë e hedhura nga komuniteti gjatë dëgjesave publike që janë kryer për zhvillimin e fazave të Planit të Përgjithshëm Vendor, ku lind nevoja e shtimit të sipërfaqeve të gjelbëruara për ndërtimin dhe zhvillimin e një qendre të vërtetë urbane e bashkëkohore, studio e projektimit  ka marrë parasysh sugjerimet e bëra”, tha bashkia.

Projekti i sheshit i postuar në faqen e Bashkisë Këlcyrë.

Për banorët kjo nuk është e vërtetë. Ata mohojnë të ketë pasur dëgjesa dhe mohojnë nevojën për një shesh të tillë.

“Pse nevojë ka për ta bërë çimento këtë pjesën time, se çimento do ta bëjnë këtu. S’është nevoja për të bërë çimento këtu. Këtu është nevoja për të punësuar njerëzit, të jetojmë, të mbajnë familjen”, tha Xhevaire Dervishi për BIRN, e cila humb godinën dhe po ashtu punën me të cilën mbahej.

BIRN mësoi se banorët e qytezës së Këlcyrës nuk ishin të vetmit që u surprizuan. Hysen Karati anëtar i Këshillit Bashkiak deklaroi se edhe anëtaret e këshillit nuk kishin pasur dijeni se po votonin për prishje objektesh.

“Si vendim është miratuar për rijetëzimin e sheshit, pedonales që është bërë aktualisht deri tani, punimet që janë bërë,” tha Karati..

“Ne kemi pyetur se çfarë presupozon ky rrjetëzimi se shumë gjëra dhe nuk i kuptojmë në terma inxhinierike. Kemi pyetur dhe na është thënë që kanalizimet, elektriket, ujërat e bardha, ujërat e zeza,” shtoi ai.

Sipas karatit diskutimi në këshillin bashkiak është bërë pa ndonjë projekt përpara.

Ky vendimi i Këshillit Bashkiak Këlcyrë u përmbys nga Prefektura. Prefekti i Qarkut Gjirokastër e ktheu atë pas me argumentin se “është i pambështetur në ligj dhe se mungon dokumentacioni sqarues dhe pjesa përbërëse e vendimit”.

BIRN mësoi se nuk ka një vendim të dytë dhe nuk ka një projekt me ndryshime.


Zona që preket nga projekti në Google Maps.

Kundërshtimi i vlerës së shpronësimit

Ndërkohë në shkurt 2019, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë shpalli “kërkesën për shpronësim, për interes publik të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Rijetëzimi i pedonaleve dhe hapësirave rekreative në sheshin Qendër Këlcyrë”.

Vendimi i publikuar në Fletoren Zyrtare thotë se shpronësimet paraprakisht ishin llogaritur në vlerën 62 milion lekë, po ashtu bashkangjitur me këtë shpallje është edhe një listë me 23 pronarë që shpronësohen.

Haxhire Allamani i tha BIRN se shpronësimi nuk ka llogaritur asgjë dhe se kosto e ndërtimit përfshi punën e 5 djemve të saj që prej vitit 1995 – për të ngritur një objekt 5-katësh, ishte shumë më e madhe se sa 7.7 milion lekë që ishte parashikuar.

“As ishim fare ne këtu kur e matëm. As për lart (katet e sipërme)  as poshtë (kati nëntokësor), asnjë gjë, që është 800 metër objekt. 400 brenda për brenda dhe 400 i ka nga jashtë”, shpjegoi ajo për BIRN.

Të njëjtin pretendim për “vlerësim qesharak” ka edhe Ismet Lile të cilit i janë premtuar 10.7 milion për ndërtesën dhe shtëpinë që i ka blerë para 15 viteve. Lile tha se veç çmimit që përfshin truallin, shtëpinë dhe biznesin e familjes, ai humbet edhe punën.

“Është tjetër gjë objekti që po e po e dua se kam djersën time, por unë në rradhë të parë dua punën që s’ma siguron asnjeri dhe më nxjerrë në rrugë si pa gjë të keqe fare. Ik ti se dua unë. Kaq thjesht”, tha Lile.

Ndërkohë Josif Komino thotë se dokumentet nuk ishin të qarta dhe se vlerësimi nuk ishte i drejtë.

“Aty kanë bërë një ngatërresë, do të shikosh dokumentet, s’merret vesh fare, kanë vënë situacionin dhe një çmim atje. S’di gjë fare se ç’kanë bërë. Siç ju ka dashur qejfi, as kanë metro, as kanë kate”, tha Komino.

Shqetësimin e humbjes së vendit të punës e ka edhe Xhevahire Dervishi. Ajo thotë se me paratë e dëmshpërblimit nuk mund të bëjë asgjë.

“Ato lekë janë hiçgjë, ato lekë janë një rezervë që do t’i mbaj për ilaçe edhe për shërbim që mund të bëj kur të plakem me burrin. Çfarë do të bëj me ato lek?”, pyet Dervishi.

*Shkrimi u përditësua për të pasqyruar vendimin e Prokurorisë së Përmetit për mosfillim të hetimeve.
Etiketa: BanorëBashkiaBIRNCensusiGoogleKëlcyrëkostoLigjMatpaktParaprishjeProkuroriapronaPunëremitancaSalillariSHShpërdorim detyreshpronësimSpitalTokaUjërat e zezaVendimVendimiVjosazhvillim
Tjetri
Kryetarja e Gjykatës së Lushnjës, Esmeralda Çeka drejt konfirmimit në detyrë

KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren Esmeralda Çeka

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.