AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

E mbijetuara kosovare e dhunës seksuale kërkon ndjekjen penale të agresorit të saj

Xhorxhina BamingaXhorxhina Bami
7 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Shyhrete Tahiri-Sylejmani. Foto: Kallxo.com

Shyhrete Tahiri-Sylejmani, një nga viktimat e pakta të dhunës seksuale në Kosovë gjatë kohës së luftës që foli hapur për përvojën e saj të rëndë, tha se po e thyente heshtjen për të kërkuar drejtësi dhe për të treguar solidaritet me viktimat e tjera.

Shyhrete Tahiri-Sylejmani. Foto: Kallxo.com

Shyhrete Tahiri-Sylejmani paraqiti të hënën në Prokurorinë Speciale të Kosovës për Krimet e Luftës një ankesë penale në një përpjekje për të siguruar që agresori i saj gjatë luftës 1998-99 të ndiqet penalisht.

“Sot jam këtu që ta ndaj me ju dhimbjen që kam në shpirt dhe përfaqësoj të gjitha nënat, vëllezërit dhe bijat që kanë vuajtur si unë dhe t’u jap kurajo atyre”, tha Tahiri Sylejmani në një konferencë për shtyp para ndërtesës së Prokurorisë Speciale.

” Nuk është e lehtë aspak që ta ndash dhimbjen e shpirtit, por jam këtu që të kërkoj drejtësi”, shtoi ajo.

Tahiri-Sylejmani është një nga të paktat të mbijetuara të dhunës seksuale që flet publikisht, duke ndjekur shembullin e Vasfije Krasniqi-Goodman, e cila vitin e kaluar tregoi për mënyrën se si ajo u përdhunua nga policia serbe në fshatin e saj në vitin 1999, kur ishte vetëm 16 vjeçe.

Tahiri-Sylejmani shoqërohej në konferencën për shtyp nga Feride Rushiti, drejtoresha e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës.

Rushiti theksoi se ishte e rëndësishme që viktimat e dhunës seksuale të luftës të dalin përpara dhe jo vetëm të flasin pas dyerve të mbyllura për krimet që pësuan.

“Gjatë këtyre 20 viteve ne kemi ndarë shumë histori të heshtura me këta njerëz që i mbijetuan krimeve kaq të tmerrshme, të cilat shumicën e kohës nuk janë diskutuar as brenda familjeve. Fatkeqësisht, i kemi mbajtur të fshehura edhe nga shoqëria dhe institucionet përkatëse”, tha Rushiti.

Rushiti akuzoi institucionet e Kosovës se nuk kanë dënuar askënd që ka kryer krime dhune seksuale gjatë kohës së luftës.

“Pa drejtësi nuk ka paqe për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës”, tha ajo.

Intervista televizive e Krasniqi-Goodman vitin e kaluar për rastin e saj u vlerësua si hapje e diskutimit për çështjen e dhunës seksuale gjatë luftës nga forcat serbe në Kosovë.

Krasniqi-Goodman dëshmoi gjithashtu në një komitet për çështje të jashtme të Kongresit Amerikan në Uashington në fillim të këtij viti, duke i bërë thirrje SHB-së “të adresojë ndëshkimin për krime lufte dhe abuzime” duke ndihmuar në kërkimin e drejtësisë për viktimat.

Nuk ka statistika të verifikuara për numrin e viktimave të dhunës seksuale të shkaktuar nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë.

Një total prej 400 grash dhe 12 burrash kanë statusin zyrtar të viktimës së dhunës seksuale të kohës së luftës në Kosovë.

Një raport i Amnesty International i botuar në 2017 tha se vetëm disa nga personat e akuzuar për përdhunime gjatë luftës janë ndjekur penalisht.

Etiketa: Amnesty InternationalDhunëdhune seksualeKosovëKrimekrime lufteLuftepaqeParaPoliciaraportViktimat e dhunës
Tjetri
Venecia kritikon qeverinë për presidentin dhe pronat e bregdetit

"Venecia" rrëzon argumentet e Metës por arsyeton kundër shkarkimit

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.