AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Në Fokus

Evakuohet mes mosbesimit dhe protestës godina me familjarë në Qytetin Studenti

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
6 years më parë
në Në Fokus, Reportazhe
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjatë evakuimit të detyruar të banorëve të godinës 15-të në Qytetin Studenti. Foto:Vladimir karaj/BIRN

Katër godina me studentë u zbrazën pas tërmetit pasi u shpallën të pabanueshme. Ndërkohë që për evakuimin e një godine me familjarë që jetonin me qira u desh ndërhyrje e policisë, ndërsa banorët pretenduan se tërmeti po përdorej vetëm si justifikim për t’i dëbuar.  

Gjatë evakuimit të detyruar të banorëve të godinës 15-të në Qytetin Studenti. Foto:Vladimir karaj/BIRN

Mes paqartësisë, të qarave dhe një numri të madh punonjësish të Policisë Bashkiake dhe asaj të Shtetit, banorët që qëndronin me qira në godinën 15-të në Qytetin Studenti u detyruan të evakuoheshin.

Bashkia solli kamionë të mëdhenj për të transportuar rroba e mobilje dhe punëtorë të saj u angazhuan të bënin ngarkim shkarkimin. Një pjesë materialeve siç BIRN mësoi nga banorët do të vendoseshin në magazina të bashkisë për sa kohë që ata nuk kishin gjetur shtëpi, të tjerë iu drejtuan të afërmve deri në një zgjidhje për strehimin.

“Të paktën të na kishin dhënë kohë për të gjetur një shtëpi”, tha një e moshuar, ndërsa tymoste cigare dhe ndiqte aksionin.

Tre inxhinierë të Inspektoriatit të Ndërtimit përfshi drejtorin Agron Hysenlliu e shpallën godinën të pabanueshme. “Çarje në 45 gradë të murit mbajtës. Ka ulje të soletave në të gjitha katet e objektit”, thuhet në raportin që e shpall godinën të pabanueshme dhe kërkon evakuim.

Disa nga problemet e përshkruara në raport janë të dukshme në brendësi të godinës. Trarët e betonit të parafabrikuar të cilët shërbejnë si soletë janë ulur në pjesën mbi shkallë duke krijuar çarje disa centimetra në të gjitha katet.

Banorët megjithatë dyshojnë te ekspertiza. Disa prej tyre i thanë BIRN se fillimisht inxhinierët të thirrur prej tyre u kishin thënë se godina nuk kishte probleme strukture. Ata dyshojnë se vendimi i mëvonshëm bëhet për arsye të tjera dhe se tërmeti po përdorej si shkak për t’i nxjerrë jashtë dhe për t’i hapur rrugë ndërtimeve.

Më herët gjatë javës drejtoria e Qytetit Studenti zbrazi edhe katër godina me studentë, përfshi dy të cilat pak muaj më parë u ribënë suvatimet dhe u përmirësuan hidrosanitaret si reagim pas protestës së studentëve.

Një drejtuese e QS, e cila tha se nuk mund të fliste me emër pa leje nga Bashkia e Tiranës, tregoi se dy nga godinat që ishin ngjitur me njëra-tjetrën ishin spostuar duke krijuar çarje në strukturë. Sipas saj inxhinierët kishin vënë re se godinat kishin defekt që prej ndërtimit në vitit 1989 dhe nuk ishin lidhur mirë në pjesën mbi shkallë.

E pyetur për problemet e krijuara në Qytetin Studenti dhe se çfarë do të bëhej me godinat, Bashkia e Tiranës nuk u përgjigj deri në publikimin e këtij shkrimi. Bashkia nuk u përgjigj zyrtarisht as për pyetjet në lidhje me banorët që duhej të linin banesat me qira në godinën 15-të.

Ndërkohë banorët e godinës 15-të, një pjesë e të cilëve jetojnë aty prej më shumë se 20 vjetësh, ishin dyshues mbi arsyet se pse godina u shpall e pabanueshme. Ata i thanë BIRN se ishin njoftuar të martën që të evakuohen nga godina.

Donika Lleshaj (djathtas), banore e godinës 15-të, duke folur për dëbimin nga godina. Foto:Vladimir Karaj/BIRN

Fillimisht pjesa më e madhe refuzuan, ata pretenduan se inxhinierë privatë që ata kishin marrë u kishin thënë se struktura nuk kishte probleme. Të mërkurën banorët po ashtu i rezistuan përpjekjeve të policisë bashkiake për t’i nxjerrë nga godina deri pas mesnate.

Donika Lleshaj i tha BIRN të mërkurën se kërkonin ekspertizë tjetër dhe s’kishte pse i bëheshin barrë shtetit në këtë situatë, duke hedhur dyshime se shpallja e ndërtesës si e pabanueshme bëhej me qëllime të tjera dhe se kishin dëgjuar për plane ndërtimi në zonë. “Nuk e di tani ta meritojmë ne të dalim në rrugë (për këtë)”, tha Lleshaj.

Agron Meçe një nga banorët e godinës i tha BIRN se qëndrimi për ndërtesën kishte ndryshuar tre herë gjatë javës dhe se po ashtu kishin dyshime për arsyet se pse po nxirreshin jashtë. Megjithatë, mëngjesin e të enjtes Meçe dhe dhjetra banorë të tjerë u rrethuan nga policia bashkiake dhe u dorëzuan.

Shtëpitë filluan të zbrazeshin fillimisht në sheshin përpara godinës dhe më pas në kamionë të mëdhenj apo triçikla të vegjël transporti. Megjithëse kishte një perimetër sigurie dhe edhe pse qe shpallur e pasigurt, qoftë punonjësit e bashkisë, qoftë banorët dhe madje edhe fëmijë që zbrisnin rroba nga katet e sipërme, punuan pa ndonjë masë mbrojtëse.

Meçe i tha BIRN të enjten se megjithëse kishte pranuar të lëvizte nuk ishte i sqaruar, por pranoi se Instituti i Ndërtimit e kishte shpallur godinën të pabanueshme.

Të njëjtin version i dha BIRN Ervis Beqa. Ai tha se dy inxhinierë që kishin ardhur menjëherë pas tërmetit u kishin thënë banorëve se godina nuk kishte probleme. Beqa tha se bashkë me të shoqen dhe djalin 7 vjeç dilnin në rrugë dhe se nuk kishin as vend ku të vendosnin mobiljet. “Djali është i terrorizuar”, tha ai, ndërsa shtoi se ishin pa punë dhe se nuk kishin asnjë mundësi për tu strehuar.

Për banorët i dyshimtë është edhe fakti që godina u shpall me probleme disa ditë pas tërmetit. “Sa mund ta vlerësoj unë një dëmtim strukture, nëqoftëse kishte dëmtim strukture ato duhej të kishin ardh (menjëherë) nuk duhej të kishin prit edhe tërmetet që kanë ra prapa me na zënë nën rrënoja”, tha Lleshaj.

Megjithatë pjesa më e madhe e tyre bënë gati valixhet të enjten, banorët thanë se kanë marrë premtime për bonus qiraje dhe po ashtu edhe për strehim në qendrat sociale, por një pjesë e tyre nuk janë të bindur se do mund të përfitojnë.

Donika Lleshi i tha BIRN se për vite me radhë ata ishin mbajtur me gënjeshtra gjatë gjithë këtyre viteve dhe u është premtuar mundësia për t’i privatizuar. Lleshaj thotë se nuk kishin zënë tokë dhe nuk kishin bërë zaptim si të tjerët.

Të njëjtën gjë thonë edhe banorë të tjerë, që po ashtu pretendojnë se kanë investuar vetë në godina dhe se jetojnë aty prej vitesh. Agron Meçe thotë se problemet janë vetëm në korridore të cilat nuk janë mirëmbajtur, ndërsa ai shton se nuk ka asnjë ciflosje suvaje në shtëpinë e tij. “Të më kishin thënë mos bëj investim”, thotë Meçe.

Në procesverbalet e inxhiniereve që BIRN pa, theksohet se veç godinës 15-të dhe 4 godina të tjera me studentë dhe 1 godinë me familjarë, kishin pësuar dëme pas tronditjeve të 26 nëntorit dhe se cilësoheshin të rrezikshme.

Me gati 6 godina të dëmtuara Qyteti Studenti duket se është një nga zonat më të prekura në Tiranë prej tërmetit të 26 nëntorit. Zyrtarë të QS thanë se të gjitha godinat e dëmtuara dhe mjaft prej tyre që nuk kishin pësuar dëme janë ndërtuar në vitin 1989 dhe se ende nuk kishte shpjegime se pse disa ishin prekur dhe të tjerat jo.

Ndërkohë një nga godinat me familjarë, ngjitur me një prej stacioneve të zjarrfikëses në QS është prej vitesh në gjendje gjysmë të rrënuar. Banorët këmbëngulën edhe aty se nuk kishin probleme nga tërmeti, megjithatë pranuan se katet e sipërme ishin të pabanueshme për shkak të problemeve të soletës dhe lagështisë së madhe.

Gjatë evakuimit të detyruar të banorëve të godinës 15-të në Qytetin Studenti. Foto:Vladimir karaj/BIRN
Gjatë evakuimit të detyruar të banorëve të godinës 15-të në Qytetin Studenti. Foto:Vladimir karaj/BIRN
Etiketa: BanorëBashkiaBIRNcigareevakuimInstituti i NdërtimitMASMjaftpaktPoliciapolicia bashkiakePunëPunëtorraportSHstudentTiranëuljeVendimi
Tjetri
Arta Marku shkarkon prokurorin e çështjes “Tahiri”

‘Dosjet e mbyllura’, ONM kërkon apelim për prokurorin Besim Hajdarmataj

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.