AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Liderët e Kosovës shkëmbejnë akuza për marrëveshjen “sekrete” me NATO-n

Xhorxhina BamingaXhorxhina Bami
6 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Albin Kurti, kryeministër i Kosovës. Foto: Facebook/Albin Kurti.

Pasi kryeministri i ri Albin Kurti akuzoi presidentin Thaçi se kishte dëmtuar sovranitetin e Kosovës duke nënshkruar një marrëveshje të fshehtë me NATO-n në vitin 2013, Thaçi dhe ish-kryetari i parlamentit Kadri Veseli e kanë akuzuar Kurtin se po vë në rrezik marrëdhëniet jetike të vendit me aleancën e Atlantikut.

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës. Foto: Facebook/Albin Kurti.

Politikanët kosovarë vazhduan të shkëmbenin akuza të mërkurën në lidhje me një marrëveshje sekrete të vitit 2013 me NATO-n, e cila imponoi kufizime në lirinë e veprimit të forcave të sigurisë, sidomos në veriun me shumicë serbe.

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj të mërkurën këmbënguli se ai nuk kishte vërejtur limite të tilla kur ai drejtonte qeverinë, duke thënë se Forca e Sigurisë së Kosovës, FSK, kishte “një mandat të plotë në të gjithë territorin e Kosovës, pa asnjë kufizim”.

Pretendimi i Haradinaj erdhi si përgjigje e një letre të dërguar nga kryeministri i ri, Albin Kurti, kryetares së parlamentit, e cila detajonte një “marrëveshje të fshehtë”, e cila dyshohet se ishte bërë në prill 2013 nga kryeministri i atëhershëm Hashim Thaçi, tani president i Kosovës, me Sekretarin e Përgjithshëm asokohe të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.

Marrëveshja garantonte se FSK-ja “do të ndërmerrte një mision në veri të Kosovës vetëm duke u miratuar më parë nga KFOR-i”.

Kurti i tha të mërkurën kryetares së parlamentit Vjosa Osmani se Thaçi kishte shkelur detyrat e tij kushtetuese duke u pajtuar fshehurazi për kufijtë e sovranitetit të Kosovës dhe se tani kishte baza për ta shkarkuar atë nga presidenca.

Megjithatë, një zyrtar i NATO-s tha për BIRN se, pavarësisht nga ndonjë marrëveshje e tillë e fshehtë e bërë në vitin 2013, FSK-ja do të duhej të informonte KFOR-in për çdo veprim të planifikuar në veriun e Kosovës, kjo bazuar në një rezolutë të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999.

“Bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, çdo lëvizje e FSK-së në pjesën veriore të Kosovës kërkon njoftim paraprak dhe pajtim nga Komandanti i KFOR-it”, përmendi zyrtari i NATO-s, duke iu referuar rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që autorizonte operacionin paqeruajtës në Kosovë.

Sipas Haradinajt, një ligj për FSK-në i miratuar nga Kosova në dhjetor 2018 i zgjeronte kompetencat e FSK-së.

Ai tha se një letër që ai i dërgoi Sekretarit të Përgjithshëm Jens Stoltenberg, e ftonte NATO-n të nënshkruante një protokoll të ri operacional për KFOR-in, “këtë herë pa kufizime territoriale për FSK-në”, shkroi Haradinaj në postimin e tij në Facebook.

Megjithatë, përgjigjja që NATO i dërgoi BIRN sugjeron se ky protokoll i ri nuk u nënshkrua kurrë dhe kështu që nuk mund të konsiderohej funksional.

“Për 20 vjet, paqja dhe stabiliteti në Kosovë kanë qenë përparësi për NATO-n”, tha i njëjti zyrtar i NATO-s për BIRN, duke konfirmuar se letra e prillit 2013 midis Thaçit dhe NATO-s thjesht konfirmonte mandatin ekzistues të KFOR-it.

“Mandati ynë nuk ka ndryshuar dhe ne do të vazhdojmë misionin tonë paqeruajtës”, shtoi zyrtari.

Gjatë vizitës së tij në Uashington, presidenti Thaçi iu përgjigj sulmeve nga ana e Kurtit në lidhje me marrëveshjen e dyshuar sekrete me NATO-n, duke thënë se kritikat e tij ndaj aleancës ishin shumë ta pavenda.

“Nuk është me vend të dëmtojmë partneritetin tonë strategjik me SHBA-në, NATO-n dhe Bashkimin Europian. Mbi të gjitha, ne jemi të bekuar që kemi një interes të ri dhe konkret të Shteteve të Bashkuara në Kosovë”, tha ai.

“Kosova është e bekuar që ka NATO-n në Kosovë dhe ky partneritet do të përparojë derisa Kosova të bëhet pjesë e NATO-s. Një shqetësim për Kosovën duhet të jetë paranoja për NATO-n dhe jo prania e NATO-s”, shtoi Thaçi.

Ish-kryetari i parlamentit Kadri Veseli i dënoi gjithashtu veprimet e Kurtit si të dëmshme për partneritetin thelbësor me NATO-n.

“Është shqetësuese që për herë të parë një kryeministër i Kosovës i cilëson marrëveshjet me NATO-n si në kundërshtim me interesat e Kosovës”, tha ai në Facebook, duke e përshkruar NATO-n si “një garanci për sovranitetin dhe integritetin e Kosovës” kundër “agresivitetit dhe kërcënimeve të Serbisë”.

Disa ekspertë e kanë mbrojtur Kurtin, duke thënë se ligji për FSK-në anulon çdo marrëveshje të fshehtë, e cila në vetvete nuk mund të jetë juridikisht detyruese për shkak të mos ratifikimit nga parlamenti.

BIRN pyeti Rrahman Ramën, gjeneral lejtnantin e FSK-së, për mendimin e tij, por ai nuk pranoi të komentojë mbi këtë çështje.

Etiketa: AkuzaAlbin KurtiBIRNFacebookHaradinajHashim Thaçikadri veseliKFORKosovaKosovëkufizimekushtetueseLigjMarrëveshjamarrëveshjeNATOPresidencapresidentRamush HaradinajrrezikSHBAVjosaVjosa Osmani
Tjetri
Shqiptarët përballen me frikë dhe pasiguri pas mbërritjes së koronavirusit në Itali

Bota përgatitet për situatë pandemie nga CoronaVirusi

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.