AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Armëpushimi Turqi-Rusi në Siri s’do të zgjasë

Hamdi Fırat BuyukngaHamdi Fırat Buyuk
6 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Presidenti rus Vladimir Putin dhe ai turk Rexhep Tajip Erdogan. Foto: Facebook/Recep Tayyip Erdogan.

Marrëveshja e arritur në Moskë më 5 mars duket si një masë e përkohshme që lë pa përgjigje shumë pyetje kryesore.

Presidenti rus Vladimir Putin dhe ai turk Rexhep Tajip Erdogan. Foto: Facebook/Recep Tayyip Erdogan.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, kanë ndërmjetësuar një armëpushim pasi u takuan më 5 mars në Moskë për të zgjidhur konfrontimin e tyre në enklavën e rebeluar të Idlibit në veri të Sirisë.

Konflikti midis ushtrisë turke, rebelëve sirianë të mbështetur nga Turqia dhe forcave të regjimit sirian të mbështetura nga Rusia u përshkallëzua pasi forcat e regjimit vranë 34 ushtarë turq në një sulm ajror.

Dy liderët e mëdhenj u desh më pas të takoheshin personalisht.

Megjithatë, marrëveshja e re duket e brishtë dhe e përkohshme, duke pasur parasysh situatën e paqëndrueshme në terren, thonë ekspertët.

Marrëveshja përbëhet nga vetëm tre pika. E para, një armëpushim që fillon nga e premtja 6 mars. E dyta, do të vendoset një korridor sigurie midis rebelëve sirianë dhe forcave qeveritare. E treta, Rusia dhe Turqia së bashku do të patrullojnë korridorin e sigurisë nga 15 marsi.

Marrëveshja e re preku krizën e emigrantëve, por nuk përfshin një zgjidhje.

Ajo thjesht vuri në dukje nevojën për të adresuar një përkeqësim të krizës humanitare dhe rëndësinë që personat e zhvendosur të kthehen në shtëpitë e tyre.

Marrëveshja “përkohshme” fsheh probleme

“Marrëveshja e re ngjan shumë si një masë e përkohshme. Armëpushimi ka të ngjarë të shkelet nga të paktën njëra palë dhe ka shumë gjasa të shkelet nga të gjithë, përfshirë ata që nuk kanë rënë dakord për të”, tha për BIRN Maxim Suchkov, redaktor në Al Monitor.

Suchkov tha se një marrëveshje më e përhershme ishte e pamundur në këto rrethana.

“Ambiciet e palëve janë shumë të larta, ligjërimi publik është shumë emocional dhe aftësitë për të bërë diçka në terren pa nxitur përshkallëzime të mëtejshme janë shumë të kufizuara”, tha ai. “Në këtë kuptim, kjo arritje minimale është ndoshta maksimumi i mundshëm tani”, shtoi ai.

“Çështje të rëndësishme u lanë mënjanë pasi palët u përqendruan kryesisht në ndalimin e konfliktit”, tha për BIRN Timur Akhmetov, një ekspert me bazë në Ankara me Këshillin e e Çështjeve Ndërkombëtare Ruse.

Ekspertët thonë se Turqia mori minimumin që kërkoi në këmbim të një paqeje të përkohshme, por Rusia dhe Siria arritën qëllime të rëndësishme.

“Marrëveshja aprovoi kërkesat e Rusisë dhe regjimit sirian të Asadit, pasi qëllimi i përplasjeve aktuale ishte hapja e autostradave strategjike M4 dhe M5, dhe ata e bënë këtë me këtë marrëveshje”, tha Akhmetov.

Turqia humbi më shumë se 50 ushtarë në zonën e Idlibit në muajin e kaluar në përleshjet atje, bastioni i fundit i rebelëve sirianë, kryengritja e dështuar e të cilëve kundër regjimit të Asadit filloi në 2012.

Tani ajo është shtëpi e më shumë se 3 milionë njerëzve që u shpërngulën nga zona të tjera në Siri për shkak të luftës nëntë-vjeçare.

Ushtria turke ka poste ushtarake në zonën e Idlibit të krijuara sipas Bisedimeve të Paqes Astana dhe Soçi. Dhjetë nga këto 12 poste janë rrethuar tani nga forcat e regjimit sirian pas përparimit të tyre në Idlib; marrëveshja e re nuk thotë asgjë për të ardhmen e tyre.

“Në këtë marrëveshje ka shumë pika të paqarta dhe rreziku i fillimit të luftimeve është shumë i lartë”, tha Ahkmetov.

“Zona e sigurisë që prek autostradën M4 ka gjasa të shkatërrohet ose të infiltrohet nga militantët, terroristët dhe forcat siriane”, shtoi Suchkov.

“Patrullimet ruse-turke mund të kenë probleme nga më të ndryshmet dhe ato nuk do të ndodhin as për 12 ditë, kohë gjatë së cilës mund të ndodhë gjithçka.”

Përpjekja për t’i bërë presion Europës iu kthye kundër

Pas vdekjes së 34 ushtarëve turq, presidenti Erdogan vendosi t’i bëjë presion Europës duke hapur kufijtë për emigrantët që duan të shkojnë atje.

Erdogan tha se BE-ja nuk i kishte mbajtur premtimet e bëra si pjesë e një marrëveshje të vitit 2016. Sipas kushteve të marrëveshjes, Turqia ra dakord të ndalonte hyrjen e refugjatëve në Europë në këmbim të 6 miliardë eurove ndihmë.

Turqia aktualisht ka më shumë se 3.7 milionë refugjatë dhe thotë se ka shpenzuar më shumë se 40 miliardë euro nga paratë të veta për nevojat e tyre, duke akuzuar BE-në se nuk ka dorëzuar kurrë 6 miliardë euro.

Erdogan tha se Turqia nuk mund të përballojë më refugjatë, në mes të frikës nga një valë e re e mundshme emigrantësh nga Idlibi.

Që atëherë, dhjetëra mijëra refugjatë janë mbledhur në qytetet kufitare turke me Greqinë dhe në portet e Detit Egje.

Lëvizja e Erdoganit, thonë ekspertët, ishte një përpjekje për të pasur BE-në, SHBA-në dhe NATO-n kundër Rusisë në Idlib. “Rusia nuk dëshiron ta shohë Perëndimin në Idlib”, tha Akhmetov.

Me rritjen e tensioneve dhe akuzat mes Turqisë dhe BE-së për krizën e emigrantëve, kreu i NATO-s i kërkoi Europës të gjente një mënyrë për të punuar me “aleatin e rëndësishëm” Ankaranë.

Në një intervistë për AFP, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se BE-ja duhet të bashkëpunojë me Ankaranë.

“Uashingtoni po u bën presion europianëve që të bëjnë një marrëveshje të re me Turqinë”, tha i dërguari special i SHBA-së në Siri, James Jeffrey, në Stamboll më 5 mars.

Por presioni i Erdoganit nuk dha rezultate në Europë. BE-ja nuk e pranoi thirrjen e kancelares gjermane Angela Merkel për krijimin e një “zone të sigurt” në Idlib.

Në vend të kësaj, ajo i kritikoi lëvizjet e Turqisë si një kërcënim sigurie dhe si një përpjekje për shantazh. Kur Greqia vendosi njësi shtesë ushtarake në zonat kufitare për të ndaluar kalimin e emigrantëve, ajo e bëri këtë me mbështetjen e zëshme të BE-së.

Akhmetov tha se dështimi i SHBA-së dhe Europës për të harmonizuar qëndrimet ndaj Turqisë ishte shqetësues.

“Qëndrimi pasiv i partnerëve perëndimorë të Turqisë thjesht e përkeqëson situatën”, tha ai. “Mungesa e mbështetjes i shtyn elitat politike turke akoma më shumë në pesimizëm në lidhje me të ardhmen e Turqisë dhe përfitimet e saj, në organizatat perëndimore.”

“NATO-ja dhe BE-ja duhet të përqendrohen në aspektet jo-ushtarake të ndihmës dhe të përpiqen të forcojnë institucionet turke që merren indirekt me Sirinë”, tha ai, duke iu referuar sigurisë kufitare dhe shërbimeve të imigracionit.

Etiketa: Angela MerkelArmëautostradBEBIRNEgjeErdoganEuroFacebookGreqiaLigjMarrëveshjamarrëveshjeMASMerkelMonitorNATOpaktParaPutinRecep Tayyip ErdoganRexhep Tajip ErdoganRusiRusiaSHshantazhSHBASiriSiriasirianStambollSulmsulm ajrorTerroristTurqiTurqiaUshtriaVladimir Putin
Tjetri
Raporti i DSIK-së dhe problemet me pasurinë rrezikojnë gjyqtarin Admir Belishta

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Admir Belishta

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.