AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Pse çfarë nuk na vret, na krijon panik

Gerd GigerenzerngaGerd Gigerenzer
6 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Qytetarë duke blerë sasi të mëdha ushqimesh në marketet e Tiranës, pas lajmit që dy persona janë prekur nga koronavirusi COVID-19 në Shqipëri. | Foto : LSA

Koronavirusi COVID-19 i këtij viti nuk do të jetë i fundit. Si hap i parë drejt përballjes së shpërthimeve që do të vijnë, ne duhet të përmirësojmë njohuritë mbi riskun dhe të mësojmë të jetojmë me pasigurinë, në vend që ta lejojmë veten të na mbajë rob.

Qytetarë duke blerë sasi të mëdha ushqimesh në marketet e Tiranës, pas lajmit që dy persona janë prekur nga koronavirusi COVID-19 në Shqipëri. | Foto : LSA

Askush nuk e di se ku ose sa shpejt do të përhapet një virus i ri. Ne nuk mund t’i llogaritim rreziqet me vetbesim, dhe do të dimë vetëm kur ta kthejmë kokën pas nëse kemi reaguar shumë ose nuk kemi nën-reaguar. Duke pasur parasysh këtë pasiguri, mënyra se si ne reagojmë ndaj një shpërthimi viral është po aq e rëndësishme sa natyra e patogjenit. Dhe se si ne reagojmë ndaj koronavirusit COVID-19 duhet të udhëhiqet nga ato që kemi mësuar nga epidemitë virale të shkuara.

Mos ve bast për të. Epidemia e gripit të derrave të vitit 2009 vrau qindra mijëra, kryesisht në Afrikë dhe Azinë Juglindore. Por në Evropë, ku kërcënimi ishte relativisht i vogël, mediat azhurnuan numrin e vdekjeve dhe numrin e rasteve të dyshuara çdo ditë. Në Mbretërinë e Bashkuar, qeveria parashikoi që rreth 65,000 qytetarë mund të vdisnin nga sëmundja. Në fund, më pak se 500 vdiqën.

Në mënyrë të parashikueshme, një kontabilitet i tillë i përditshëm shkaktoi frikë dhe i bëri politikanët të marrin vendime të nxituara, të këshilluara keq – siç është krijimi i stokut të ilaçeve – pa shqyrtuar provat. Të gjithë sytë ishin përqendruar te virusi i ri, i panjohur, dhe jo në mbrojtjen e njerëzve nga kërcënimet më vdekjeprurëse, siç është gripi sezonal, i cili në vitin 2009 vrau  më shumë se gripi i derri, siç do të ishte e qartë nëse media do të na bombardonte me përditësime orë pas ore të numrave të vdekjeve të lidhura me gripin.

Në mënyrë të ngjashme, miliona njerëz, veçanërisht në vendet në zhvillim, vdesin nga malarja dhe tuberkulozi çdo vit. Dhe vetëm në Shtetet e Bashkuara, infeksionet e marra nga spitali vrasin rreth 99,000 pacientë në vit. Megjithatë, këta njerëz të pafat nuk marrin vëmendje.

Pse kemi më shumë frikë nga ajo që ka më pak të ngjarë të na vrasë?

Parimi psikologjik që na bën të kemi frikë nga gripi i derrit, gripi i shpendëve ose COVID-19, por jo gripi i zakonshëm quhet frikë nga frika e riskut. Eshtë e lehtë të nxitet frika nga episodet në të cilat shumë njerëz vdesin brenda një intervali të shkurtër, siç janë rrëzimi i aeroplanit ose epidemitë. Por kur po aq shumë ose më shumë njerëz vdesin gjatë një periudhe më të gjatë – si me aksidente automobilistike apo gripi sezonal – është e vështirë të trembësh publikun në vendosjen e rripave të sigurimit ose të vaksinohen.

Shqyrtoni për një moment paradigmën e ‘virusit” të mijëvjeçarit: terrorizmin. Pas ngjarjeve traumatike të 11 shtatorit 2001, shumë amerikanë pushuan së fluturuari dhe nganë makinën. Është vlerësuar se në 12 muajt pas sulmeve, 1.500 persona humbën jetën në rrugë ndërsa u përpoqën të shmangnin rrezikun e fluturimit – shumë më tepër sesa numri i përgjithshëm i pasagjerëve që vdiqën në të katër aeroplanët.

Terroristët godasin së pari me forcë fizike, e cila tërheq gjithë vëmendjen. Godtija e tyre e dytë ndodh me ndihmën e trurit tonë – frika jonë nga rreziku – që na bën të hidhemi nga tigani në zjarr. Kjo goditje e dytë mund të jetë e kushtueshme. Brenda dy viteve nga sulmet e 11 shtatorit, ekonomia amerikane kishte humbur mbi 100 miliardë dollarë, për shkak të zvogëlimit të udhëtimeve, ndërprerjes së biznesit dhe anulimit të eventeve, qeveria federale kishte shpenzuar gjysmë trilion dollarë në masa të sigurisë, dhe populli amerikan pranoi më shumë mbikëqyrje intruzive të shtetit si kusht i sigurisë së tyre. Një amerikan sot ka më shumë të ngjarë që të qëllohet nga një fëmijë sesa të hidhet në erë nga një terrorist islamik.

Nuk janë vetëm terroristët nga të cilët ne kemi frikë në mënyrë joproporcionale . Në vitin 2009, qeveria egjiptiane urdhëroi që të gjithë derrat në vend të vriten, edhe pse nuk kishte të raportuar ende asnjë rast të gripit të derrit atje. Qeveria thjesht shfrytëzoi frikën ndaj rrezikut për të përndjekur pakicën e vogël të krishterë në Egjipt.

Sot, pakicat aziatike në SHBA dhe Evropë po paguajnë çmimin për COVID-19. Qytetarët me origjinë aziatike shihen me dyshim, dhe restorantet kineze nga Berlini në San Francisko po raportojnë një rënie të biznesit prej 50% ose më shumë, pasi klientët i shmangin ato. Dhe, natyrisht, mediat kanë një interes t’i tundin kambanat e alarmit dhe të na mbajnë të ngjitur në faqet, platformat, programet dhe podcast-et e tyre.

Për fat të mirë, frika joproporcionale nga gjërat që nuk ka gjasa të na vrasin nuk është e rrënjosur në trurin tonë. Kjo është arsyeja pse edukimi mbi riskin është kaq i rëndësishëm. Duhet të mësojmë matematikën e pasigurisë, domethënë të menduarit statistikor. Ashtu si të qenit në gjendje të lexojmë i lejon njerëzit të kuptojnë tekste, kështu që të menduarit statistikor na mundëson të kuptojmë dhe menaxhojmë rreziqet me të cilat përballemi.

Pjesë e edukimit mbi riskun është të mësuarit pse kemi frikë nga ajo që kemi frikë. Në fakt, të kuptuarit e pasigurisë dhe të kuptuarit e psikologjisë shkojnë së bashku. Kjo mund të ndihmojë publikun të shtrojë pyetjet e duhura – dhe politikanët të marrin vendimet e duhura.

Për shembull, kur përhapja e gripit të derrit, shumë qeveri ndoqën këshillat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe grumbulluan Tamiflu, një ilaç që tregtohej për të mbrojtur kundër pasojave të rënda të gripit. Megjithatë, shumë këshilltarë ekspertë të OBSH kishin lidhje financiare me prodhuesit e ilaçit dhe ende nuk ka prova se Tamiflu është efektiv. SHBA harxhuan mbi 1 miliard dollarë, dhe Mbretëria e Bashkuar mbi 400,000 paund (522,000 dollarë), me këtë ilaç – para që në vend të kësaj mund të ishin investuar në përmirësimin e kujdesit shëndetësor.

Ndonëse me njohuri më mira të riskut, shumica e politikanëve do të kishin nevojë për guxim të konsiderueshëm për të vepruar në bazë të provave e jo nga frika. Por këta janë saktësisht lloji i udhëheqësve që na duhen dhe do të respektonim. Rritja e niveleve globale të njohurive mbi riskun do t’i jepte të gjithëve një shans për t’iu qasur situatave të tilla si epidemia COVID-19 me një mëndje më të freskët. Virusi i ri të këtij viti nuk do të jetë i fundit. Si hap i parë drejt përballjes së shpërthimeve që do të vijnë, ne duhet të mësojmë të jetojmë me pasiguri, në vend se të lejojmë veten të na mbajë rob.

Etiketa: aksidenteCOVIDCOVID-19EgjiptEkonomiaekonomia amerikaneKrijonMasaMbretëria e BashkuarMediaOBSHParapasiguriQeveriaSan FranciskoSHSHBAshqipShqipëriShtetet e BashkuaraTerroristTiranëVendimetviruszhvillimZjarr
Tjetri
Qeveritë e Ballkanit përpiqen të mbrohen kundër COVID-19

Qeveritë e Ballkanit përpiqen të mbrohen kundër COVID-19

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.