AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Qeveria merr 100 milionë euro borxh me interes 1.96%

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
6 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një sasi e madhe eurosh | Foto ilustruese nga Pixabay

Bankat e nivelit të dytë treguan interes të lartë për blerjen e borxhit publik në euro të emetuar në ankand urgjent të Hënën, por interesi i kërkuar ishte shumë më i lartë se sa në ankandet e ngjashme të viteve të fundit.

Një sasi e madhe eurosh | Foto ilustruese nga Pixabay

Qeveria shqiptare siguroi 100 milionë euro borxh përmes emetimit të obligacioneve dyvjeçare në tregun e brendshëm të hënën, me një normë interesi vjetore prej 1.96%. Rezultati i ankandit i publikuar nga Banka e Shqipërisë tregon se interesi për këtë investim ishte i lartë nga bankat dhe institucionet e tjera financiare por njëkohësisht, norma e interesit të kërkuar ishte mëse dy herë më e lartë se sa në ankande të ngjashme.

Të dhënat e Ministrisë së Financave tregojnë se që nga viti 2016, qeveria shqiptare ka qenë në gjendje të marrë hua në tregun e brendshëm në euro përkundrejt një interesi prej vetëm 0.8%, dukshëm më e ulët se sa interesi 1.96% i këtij ankandi.

Qeveria shqiptare ka emetuar obligacione në Euro që nga viti 2011 por duke filluar nga viti 2016, si pasojë e ndryshimeve rregullatorë që ndaluan bankat të kreditonin në euro për klientët që kanë të ardhura në lekë, interesat e këtyre titujve ishin në nivele shumë të ulëta.

Bankat janë në përgjithësi fitueset kryesore të obligacioneve në euro të emetuara në tregun e brendshëm. Interesat e depozitave në euro aktualisht janë pak më shumë se 0.1% ndësa këto depozita bankat  kanë mundësi t’i investojnë te borxhi publik me interes 1.96% duke arkëtuar diferencën.

Përvecc obligacioneve në euro në tregun e brendshëm, Shqipëria ka emetuar edhe obligacione në euro në tregun ndërkombëtar. I fundit i këtij lloji është emetuar në vitin 2018 ku për obligacione shtatëvjeccare interesi ishte 3.55%.

Etiketa: BankatBorxhiBorxhi publikEurohuaNorma e interesitObligacioneQeveriaQeveria shqiptareshqipShqipëriashqiptare
Tjetri
Berati, qyteti ku e shkuara dhe e tashmja shkëmbehen pas çdo rrugice (Foto)

Si në vitin e mbrapshtë ’97: Kriza e koronavirusit godet turizmin në Berat

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.