AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Shpërthimi epidemik në Shkodër vendos në të njëjtin front Bashkinë dhe Qeverinë

Anila DushingaAnila Dushi
6 years më parë
në Analiza, Në Fokus
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi dhe zv.ministri Besford Lamallari, i komanduar si prefekt gjatë një konference për mediat.

Rritja e numrit të personave të infektuar ka shtuar frikën në qytetin e Shkodrës, ndërsa pushteti vendor dhe ai qendror u detyruan të sheshojnë fërkimet 1-mujore, duke vendos një rregjim të rreptë të masave kundër COVID-19.

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi dhe zv.ministri Besford Lamallari, i komanduar si prefekt gjatë një konference për mediat.

Masat e parandalimit të përhapjes së COVID-19 në vend u lehtësuan prej të hënës, por ndryshe nga qytete e tjera, në Shkodër u vendosën kufizime shtesë, përfshi mbylljen e njërit prej tregjeve më të mëdha të qytetit si dhe përgjysmimin e punës në një treg të dytë.

Shkodra po përballet me një shpërthim të vonë epidemik dhe vetëm në dy ditët e fundit janë zbuluar 14 raste të reja me COVID-19, duke e kthyer atë në vatrën e dytë më të madhe të infeksionit në Shqipëri me 71 raste gjithsej.

Shtimi i rasteve ka rritur frikën te qytetarët, të cilët po përballen me vështirësi për të kuptuar se çfarë nuk ka funksionuar. Atrida Ferketi, aktiviste e shoqërisë civile në Shkodër i tha BIRN se përhapja e infeksionit në qytet e kishte trembur.

“Ndihem e frikësuar, sidomos për  njerëzit që lëvizin e që nuk zbatojnë rregullat që duhen ndjekur,” tha Ferketi.

Edhe pse rastet e para të COVID-19 në Shkodër u identifikuan më vonë se në qytetet të tjera, numri i rasteve u rrit shumë më shpejt, duke lënë pas në pak ditë Durrësin dhe Fierin.

Fillimisht, përgjegjëse për përhapjen e virusit u bë një ceremoni mortore. Megjithatë, fërkimet mes qeverisë dhe bashkisë së vetme në vend që drejtohet ende nga një kryebashkiake e opozitës i sfumuan masat në plan të dytë –duke i bërë ato joefektive.

Bashkia merr “kontrollin”

Qeveria shkarkoi prefektin Çesk Millja në fundjavë, duke e akuzuar atë për hezitim në marrjen e vendimeve të duhura për parandalimin e përhapjes së virusit. Në vend të tij u komandua zv.ministri i Brendshëm, Besford Lamallari. Millja, që la detyrën të martën, mohoi para gazetarëve akuzat, ndërsa opozita e cilësoi atë “një kokë turku”.

Ndryshe nga pjesa tjetër e vendit që ka zbatuar masat e përgjithshme të vendosura nga qeveria qendrore, në Shkodër plani i masave u mor në dorë nga bashkia të hënën. Përveç njoftimit të mbylljes së tregut të Zdrales dhe përgjysmimit të tregtarëve që shesnin në një ditë në merkatën e vendosur lagjen Rus, Bashkia rreptësoi masat edhe për kafenetë e restorantet.

“Të gjitha subjektet, bare dhe restorante,  aktualisht të mbyllura në respektim të masave kufizuese, u kërkohet që sot, brenda ditës, të lirojnë hapësirën publike në përdorim, të largojnë të gjithë karriget  dhe mjetet të tjera,” thuhet në njoftimin e Bashkisë. Ngjashëm, bashkia imponoi masa kundër daljeve dhe u kërkoi qytetarëve të merrnin leje për të bërë pazaret.

Qytetarë të Shkodrës i thanë BIRN se masat nuk kishin funksionuar. Brisela Kadija, e cila punon si mësuese mendon se situata në qytet ishte shqetësuese, ndërsa tha se kishte një perceptim që masat nuk kishin funksionuar dhe se institucionet nuk kishin bërë sa duhet për ndërgjegjësim.

“Kam parasysh policinë bashkiake dhe atë të shtetit,” tha Kadija.

Qytetarët po ashtu shpresojnë që masat e reja të zbatohen për të ndaluar përhapjen e mëtejshme të epidemisë.

Arbana Halili, e cila drejton degën e Shkodrës në Qendrën Burimore Kombëtare “Partners Albania” tha për BIRN se priste që qytetarët të ndërgjegjësoheshin dhe të zbatonin më shumë masat e distancimit social.

“Do i thoja bashkëqytetarëve që jeta duhet vlerësuar dhe zbatimi i rregullave është bazë për sigurimin e jetës,” tha Halili. Ajo shtoi se nuk duhej të abuzohej me zbutjen e kufizimeve.

Situatë problematike në spital

Punonjësit e policisë duke ushtruar kontroll në Shkodër. Foto: LSA

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësorë në Shkodër raportoi se pas identifikimit të një infermiereje me COVID-19, ishin zbuluar 4 pacientë të infektuar dhe dy anëtarë të stafit.

Një prej pacientëve të identifikuar me COVID-19 vdiq në spital, por Ministria e Shëndësisë tha se vdekja kishte ardhur si pasojë e hemorragjisë celebrale dhe jo si pasojë e koronavirusit.

Burime nga spitali po ashtu vunë në dukje se i sëmuri kishte qenë në gjendje kome dhe se megjithëse kishte rezultuar pozitiv, nuk kishte pasur simptoma të COVID-19, por probleme të tjera.Tre pacientë të tjerë u dërguan në kryeqytet për ndihmë të mëtejshme.

Rastet e tjera, përfshi një punonjëse në një fasoneri dhe dy punonjës të OSHEE janë izoluar, ndërsa nga hetimi epidemiologjik në fasoneri u zbulua edhe një rast i ri. Mes personave të kontaktit në OSHEE nuk janë identifikuar raste të tjera.

Paolo Kaceri, kryeinfermier në Spitalin Rajonal të Shkodrës dhe kreu i Sindikatës së Pavarur të Shëndetësisë për Shkodrën i tha BIRN se situata në spital ishte problematike. Ai vuri në dukje se tre anëtarët e personelit shëndetësorë që kanë rezultuar pozitivë me COVID 19, kanë pasur kontakte edhe me pjesën tjetër të personelit, ndërsa ka dyshime se virusi ishte sjellë në spital nga pacientë.

“Virusi nga personeli është marrë nga të sëmurët që kanë qenë aty dhe kanë rezultuar pozitivë,” aludoi Kaceri. Megjithatë, pas 36 testeve të bëra të hënën, në spital u gjet i infektuar vetëm një infermier i reanimacionit.

Të martën u bënë edhe 45 teste të reja, përgjigja për të cilat pritet të mërkurën.

Masat shtesë

Menjëherë pas identifikimit të disa rasteve të reja në Shkodër, drejtues të Ministrisë së Brendshme, ushtrisë dhe të pushtetit lokal u takuan në qytet për të riorganizuar masat.

Në një takim të Komitetit të Mbrojtjes Civile të hënën, në të cilin ishte i pranishëm zv.Ministri i Brendshëm i komanduar si prefekt në Shkodër dhe kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi, u caktuan masa të reja për qyetin e Shkodrës dhe bashkitë që përfshihen në të njëtin qark.

Në një takim paralel në fillim të javës, drejtuesja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive pranë Institutit të Shëndetit Publik, Silva Bino dhe përfaqësues të Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor u diskutua për shtimin të masave shtrënguese ndaj të karantinuarve.

Sipas njoftimit të NJVKSh, takimi u fokusua në bashkëpunimin me policinë për “ndalimin e qarkullimit të të izoluarve dhe masat shtrënguese që do të merren nëse konstatohen dalje në publik të personave të shpallur pozitiv”.

Ndërkohë, numri në rritje i rasteve në Shkodër dhe i personave të vetëkarantinuar ka bërë që NJVKSH-të të kërkojnë vendosjen në gatishmëri të konviktit të univeristetit “Luigj Gurakuqi”, si karantinë. Konvikti do të funksionojë për akomodimin e atyre që vijnë nga jashtë vendit.

Masat shtesë në Shkodër nuk janë pritur njësoj. Tregtarë të tregut të mbyllur në Zdrale mendojnë se janë penalizuar padrejtësisht.  Një prej tyre, Bashkim  Ademi i tha BIRN se njerëzit duhe të kujdeseshin vetë për shëndetitn dhe të ruajnë distancën.

“Unë kam shitur me maskë e doreza dhe vazhdimisht u thoja blerësve të qëndrojnë larg njëri-tjetrit,” tha ai.

Tregtari tha se mbyllja e tregut, veç lënies pa punë, u sillte dëm ekonomik. “Unë shes perime e fruta dhe malli që kam  gjendje për dy javë bëhet i papërdorshëm, pra shkon dëm,” thotë ai. Ai tha se mbyllja e tregut në këtë mënyrë u rrezikonte falimentimin.

Astrit Hyseni, një tjetër tregtar tha se duhej të ishin lajmëruar më herët për mbylljen e tregut. Ai shtoi se kishte bërë vetëm atë ditë, 135 mijë lekë [të vjetra] furnizime dhe nuk i shiste dot. “Unë sot jam furnizuar tek tregu i shumicës dhe kam blerë 135 mijë lekë mall”, tha Hyseni, duke shtuar se nëse do të ishte lajmëruar, do t’i kishte shpëtuar shpenzimet.

“Po ta kisha ditur që në fillim, shisja ato që kisha dhe nuk furnizohesha me tjetër. Jemi 5 vetë në familje që jetojmë me këtë punë. Kjo është e rëndë,” përfundoi ai.

Etiketa: ademiBashkiaBIRNCOVIDCOVID-19dëm ekonomikFamiljeFasonerigazetarkonferencekufizimeLuigj GurakuqiMasaOpozitaOSHEEParaPartners AlbaniaPunëPushteti vendorQeveriaSHShkodërshpërthimshqipShqipëriSilva BinoSpitalTregTreguVoltana Ademi
Tjetri
NATO do ndihmojë Maqedoninë e Veriut kundër lajmeve të rreme për virusin

NATO do ndihmojë Maqedoninë e Veriut kundër lajmeve të rreme për virusin

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.