AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Qytetet post-pandemike

Patricia VielngaPatricia Viel
6 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Dyqane të mbylluara në Milano për shkak të COVID-19 Foto nga Ervin Shulku

COVID-19 po detyron qytete në mbarë botën të përballen me realitetin që ata janë të pa përgatitur për raste emergjente. Është koha ta rikrikojmë  qendrën moderne urbane me një sy nga sistemet shëndetësore të mirëpajisura dhe një infrastrukturë digjitale më moderne që përfshin rreziqe të paparashikuara.

Dyqane të mbylluara në Milano për shkak të COVID-19 Foto nga Ervin Shulku

Qytetet tona nuk do të jenë më njësoj pas COVID-19. As nuk duhet të jenë. Në Itali, si gjetkë, kriza e shëndetit publik na ka vënë në mbrojtje. Spitalet tona kanë qenë të papërshtatshëm. Dhe qytetet tona, pasi ishin planifikuar të plotësojnë nevojat tona në një moment të veçantë që nuk i ngjan aspak të tashmes, e kanë nxitur sëmundjen ngjitëse.

Si rezultat i kësaj, koronavirusi po fik motorin e ideve dhe bashkëveprimeve që drejtojnë dinamizmin shoqëror dhe rritjen ekonomike: qendrën urbane. Dhe, për shkak se mund të rezultojë si një kërcënim afatgjatë ose kronik, mënyra se si duhet të përshtatet dizajni dhe administrimi urbanistik në përputhje me rrethanat është bërë një çyshtje e rëndësishme për arkitektët.

Planifikimi në mënyrë të saktë nënkupton hartimin e një sistemi evoluues me kufij dhe një pamje të qartë të rreziqeve. Mungesa e spitaleve ka çuar në një garë frenetike dhe të kushtueshme për ndërtimin e tyre në vende jo të planifikuara për të pasur spitale. Në Itali, qeveria tashmë ka konsideruar ndërtimin e qendrave në qendër dhe në jug të vendit, ku infrastruktura shëndetësore është e dobët. E megjithatë, më shumë se 75% e rasteve me COVID-19 të Italisë kanë ndodhur në veri të Toskanës, ku, edhe me infrastrukturën më të sofistikuar shëndetësore të vendit, rajoni u mposht nga nevoja për kujdes urgjent.

Në Milano, qendra e panaireve Fiera Milano është shndërruar në një strukturë kujdesit intensiv prej 269,000 metrash katror. Po sikur kjo qendër të ishte dizajnuar fillimisht jo vetëm për qëllimin e saj parësor, por edhe për t’iu përgjigjur një krize të mundshme?

Është e qartë se ne nuk mund të ndërtojmë hapësira urbane me një funksion të vetëm nëse duam që ato të jenë të dobishme në raste urgjente. “E pamendueshmja” duhet të jetë pjesë e praktikës së projektimit urban tani e tutje. Në fund të fundit, më shumë se gjysma e popullsisë së botës banon në qytete, të cilat mbartin mundësi për shpërthime virusesh jo vetëm për prani terroristësh.

Kjo është arsyeja pse zonat urbane duhet të marrin në konsideratë edhe parandalimin, jo vetëm të jenë “të gatshme për përballim krizash”. Siç argumentuan së fundmi Robert Muggah dhe Rebecca Katz, qytetet kanë nevojë për një hartë gatishmërie për pandemi të mundshme. Në fund të fundit, siç po e shohim tani, modelimi i qyteteve dhe mënyra se si ato banohen shpesh e përkeqësojnë problemin e sëmundjeve infektive.

Tani ekziston një nevojë emergjente për të kapërcyer hendeqet teknike dhe rregullatore në planifikimin urban. Përpjekjet bashkëpunuese nga projektuesit, specialistët e logjistikës dhe ekspertët e sigurisë duhet të krijojnë udhëzime dhe të përcaktojnë praktika më të mira. Arkitektët dhe planifikuesit duhet të rimendojnë hapësirat e përbashkëta, publike ose private, për t’i bërë ato të kontrollueshme, të menaxhueshme dhe të afta të ripërshtaten menjëherë në raste urgjente.

Ne duhet të adresojmë edhe të metat në infrastrukturën digjitale. Është bërë akoma më e qartë se sa të rëndësishme janë të dhënat që prodhojmë për përpjekjet e qeverive për të vlerësuar dhe parashikuar përhapjen e virusit dhe për të lehtësuar ndikimin e tij. Ne ua japim rregullisht të dhënave tona kompanive private për t’i përdorur për qëllime komerciale, pavarësisht se e konsiderojmë përdorimin e të njëjtave të dhëna nga qeveria si një shkelje të privatësisë tonë, edhe pse të gjitha qeveritë kanë mandat të na mbrojnë nga kërcënimet për sigurinë, shëndetin dhe mirëqenien tonë.

Një qasje post-koronavirus ndaj dizajnit urban duhet të integrojë të dhënat që prodhojmë me pajisjet tona elektronike në Sistemin e Informacionit Territorial. Por kjo kërkon digjitalizimin e vendeve ku ato janë vendosur. Italia po paguan një çmim të lartë për vonesën e saj kronike në ushqimin e një kulture digjitale. COVID-19 po përkeqëson hendekun socio-ekonomik midis njerëzve që, falë mjeteve financiare dhe arsimit digjital, kanë qasje në internet dhe mjete të tjera elektronike, dhe atyre që nuk e bëjnë. Rezultati i parashikueshëm i kësaj është diskriminimi, margjinalizimi dhe mosbesimi në rritje i qeverisë dhe institucioneve të tjera.

Për më tepër, infrastruktura digjitale e Italisë është e vjetër. Një rrjet që ofron qasje në faqet e internetit për tregti online apo transmetim videosh nuk është më i mjaftueshëm. Ndërsa vendet në mbarë botën po konsiderojnë monitorim të largët të pacientëve ose kontrolle autonome të shëndetit, Italia po përpiqet ende të digjitalizojë institucionet publike.

Ne kemi nevojë për një rrjet që mund të vendosë Italinë në të njëjtin nivel digjitalizimi si çdo vend europian. Dhe vetë Bashkimi Europian duhet të jetë nxitës i standardizimit – siç ishte në krijimin e një sistemi sigurie ndërkombëtare të ushqimit të njohur ndërkombëtarisht. Kjo do të lehtësonte digjitalizimin, shkëmbimin e të dhënave, krijimin e teknologjive të përparuara dhe mjete që promovojnë të mirën publike.

Për shumë njerëz, mungesa e një përgjigje të koordinuar mirë, me shumë nivele, në mbarë kontinentin nga ana e BE-së ka nxjerrë në pah mangësitë e saj si kujdestare e mirëqenies së europianëve. Por e vërteta është se një reagim urgjent nuk është më i qëndrueshëm. Një nga mësimet më të rëndësishme të pandemisë është që ne duhet të shkojmë përtej qasjes tradicionale të “projektit” dhe të mësojmë se si të planifikojmë në një mënyrë komplekse, bashkëpunuese, ndërdisiplinore që shpjegon perceptimin tonë evoluues të rrezikut.

Ne italianët kemi mësuar nga kriza se qytetet mund të mendojnë dhe të ndiejnë në mënyrë kolektive. Në këto ditë të gjata, të mbyllur në shtëpi, ne kemi kuptuar – disa nga të rinjtë tanë ndoshta për herë të parë – se shtetësia sjell detyrime, si dhe të drejta. Dhe sot, në mes të një tragjedie historike, detyrimi më themelor i të gjithëve është të rimendojmë të ardhmen tonë.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate. Post-Pandemic Cities

Etiketa: Bashkimi EuropianBECOVIDCOVID-19infrastrukturaItaliItaliakoronavirusKrizakrizeKulturembrojtjeMilanopandemiProject SyndicateQeveriarajoniSHspitalettë drejtaTerroristtregti
Tjetri
Numri i të infektuarve me COVID-19 në Shqipëri rritet në 433

Një gabim njerëzor fajësohet për përhapjen e COVID-19 në Kukës

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.