Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Gjyqtare
  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit
  • Prokurore
  • KPK
  • Gjykata e Apelit Tiranë
  • Mjedisi
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Page Positions Artikull kryesor !

Opozita dhe aktivistët thërrasin protestë, ndërsa Rama tenton të shfryjë zemërimin

Gjergj ErebaraNgaGjergj Erebara
11:18 | 18/05/2020
Në Artikull kryesor !, Artikull kryesor Lajme, Faqja e pare, Lajme
Kohe leximi: 3 minuta
A A
0
Opozita dhe aktivistët thërrasin protestë, ndërsa Rama tenton të shfryjë zemërimin

Teatri i shembur. Foto e datës 18 Maj 2020.

Share on FacebookShare on Twitter

Aktivistët dhe partitë politike në opozitë bënë thirrje për protesta të reja kundër kryeministrit Edi Rama, një ditë pasi ky i fundit shembi Teatrin Kombëtar. Polica shtoi kontrollet dhe postoblloqet nëpër rrugë ndërsa njoftoi arrestimin e shtatë protestuesve të së dielës.

Teatri i shembur. Foto e datës 18 Maj 2020.

Një ekskavator po hiqte pirgun me inerte ndërsa pankartat që ftojnë qytetarët në teatër vijojnë të jenë ironikisht të paprekura në pedonalet e Tiranës mëngjesin e së hënës, një ditë pasi Kryeministri Edi Rama shkatërroi ndërtesat binjake të Luftës së Dytë Botërore, një çështje që ndau qytetarët për më shumë se dy vjet.

Policia e mban ende të rrethuar zonën në të cilën nuk kishte më protestues. Kalimtarët ndalonin për të parë rrënojat, disa nxirrnin celularët për të kapur atë që kritikët e quajnë shkatërrim të një pjese tjetër të historisë së qytetit.

Pavarësisht se njëri prej tyre nuk e preku fare gardhin rrethues, një polic i moshuar i kërkoi të tërhiqej në trotuar ndërsa një kalimtar tjetër iu drejtua policëve me ton të butë: “A nuk ju vjen turp që po mbroni një bandë”? Të kapur pa vëmendje, policët nuk u përgjigjën.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit bëri thirrje për protestë në orën 16.30 të së hënës kundër asaj që ata e quajnë “Diktaturë”, ndërkohë që partnerët perëndimorë të Shqipërisë bënë thirrje për qetësi.

Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhanë një mesazh të dyzuar dhune dhe ngushëllimi për protestuesit pasditen e së dielës. Por ndërsa Rama dhe Veliaj shprehnin dhembshuri për vuajtjet e protestuesve, shumë prej të cilëve e panë shembjen e Teatrit me lot në sy, policia ndërhyri dhunshëm kundër një grupi protestuesish.

“Unë dua t’i zgjas dorën çdokujt që nuk ishte dakord me ne në këtë betejë,” deklaroi Veliaj, duke pretenduar se vendimi për shembjen ishte i vështirë, por i drejtë.

“Unë nuk jam shenjtor dhe as i pagabueshëm, por nuk kam asgjë të bëj me punët e errëta për të cilat ju më akuzoni,” deklaroi Rama në Twitter duke iu drejtuar një prej protestuesve me emër.

Por minuta pas këtyre fjalëve, media regjistroi skenat e shpërndarjes së dhunshme një grupi protestuesish nga policia. Policia bëri të ditur të hënën se ka arrestuar shtatë protestues për mitingje të paligjshme dhe kundërshtim të forcave të rendit.

Një grup organizatash të të drejtave të njeriut lëshuan një deklaratë të fortë dënuese për ngjarjen, duke e konsideruar atë një humbje të pakthyeshme të identitetit kulturor dhe historik të vendit.

“Ne shprehim keqardhje për situatën në të cilën gjendet vendi sot,” shkruhet në deklaratën e firmosur nga pesëmbëdhjetë organizata që përfaqësojnë një spektër të gjerë të shoqërisë civile, nga aktivistët për mbrojtjen e të drejtave të romëve dhe egjiptianëve te organizatat për ndihmë ligjore falas dhe te organizatat për të drejtat e komunitetit LGBT apo organizata të lirisë së medias.

“Demokracia dhe parimet themelore të të drejtave të njeriut kurrë nuk kanë qenë më në rrezik se sot,” thuhet në deklaratë.

Godina e Teatrit Kombëtar u ndërtua nga arkitektë dhe inxhinierë Italianë në vitet 1940. Në të u përdor një material eksperimental i quajtur pupulit, i cili përbëhet nga një përzjerje zdrukthi me çimento. Ndërtesat u përdorën për teatro dhe kinema gjatë pushtimit, ndërsa në vitet 1950 u përdorën si skena gjyqesh false politike nga komunistët.

Historia e pasur e bënte ndërtesën një objekt të rëndësishëm të trashëgimisë kulturore, por kryeministri këmbëngul se ato ishin të pavlera dhe se ai do të ndërtojë një teatër të ri në vend të tij.

Tjetri
Teatri Kombëtar dhe nevoja e organizimit shoqëror

Teatri Kombëtar dhe nevoja e organizimit shoqëror

Më të lexuarat

Seksizmi si ana e dukshme e paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë

Seksizmi si ana e dukshme e paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë

19:09 | 18/03/2023
Opozita dhe aktivistët thërrasin protestë, ndërsa Rama tenton të shfryjë zemërimin

Opozita dhe aktivistët thërrasin protestë, ndërsa Rama tenton të shfryjë zemërimin

11:18 | 18/05/2020
Shqiptarët u përballën me rënie të ndjeshme të pagave më 2016

Paratë e drogës si faktor i mosrritjes së pagave

13:42 | 21/03/2023
Buzëqeshja e Tristanit, një emblemë që do t’i mungojë qytetit

Buzëqeshja e Tristanit, një emblemë që do t’i mungojë qytetit

13:49 | 20/03/2023

Gjykata liroi zyrtaren e akuzuar për mashtrim pasi fëmijët e saj ishin të trishtuar

15:47 | 21/03/2023
Praktikat e blerjes së dy apartamenteve sollën shkarkimin e gjyqtares Bernina Kondi

Kolegji rrëzon “cënimin e besimit” për Bernina Kondin, por lë në fuqi shkarkimin

19:52 | 20/03/2023
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.