Edhe nëse SHBA-ja bën një sy qorr ndaj efekteve që mund të ketë deglobalizimi në pjesën tjetër të botës, nuk duhet të harroni se kërkesa e madhe aktuale për dollar, varet shumë nga sistemi i gjerë tregtar dhe financiar që disa politikanë amerikanë synojnë të tkurrin. Nëse deglobalizimi shkon shumë larg, asnjë vend nuk do të kursehet.
Ekonomia botërore pas pandemisë duket se ka të ngjarë të jetë një ekonomi shumë më pak e globalizuar, me liderë politikë dhe publik që refuzojnë hapjen në një mënyrë ndryshe nga ajo që është parë që nga luftërat tarifore dhe zhvlerësimet konkurruese të viteve 1930. Dhe nënprodukti nuk do të jetë vetëm një rritje më e ngadaltë, por një rënie e konsiderueshme e të ardhurave kombëtare për të gjithë, përveç ndoshta ekonomive më të mëdha dhe më të larmishme.
Në librin e tij të vitit 2001 “Fundi i Globalizimit”, historiani ekonomik i Princeton Harold James tregoi se si një epokë e hershme e integrimit ekonomik dhe financiar global u shemb nën presionet e ngjarjeve të papritura gjatë Depresionit të Madh të viteve 1930, duke kulmuar në Luftën e Dytë Botërore. Sot, pandemia COVID-19 duket se po përshpejton një tërheqje tjetër nga globalizimi.
Tërheqja aktuale filloi me fitoren e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së në vitin 2016, e cila çoi në luftëra tarifore midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës. Pandemia ka të ngjarë të ketë një ndikim edhe më të madh negativ afatgjatë në tregti, pjesërisht sepse qeveritë po kuptojnë gjithnjë e më shumë se se duhet ta konsiderojnë aftësinë e shëndetit publik si një imperativ të sigurisë kombëtare.
Rreziku sot i një mbivlerësimi të stilit të viteve 1930 që çoi në një deglobalizim është masiv, veçanërisht nëse marrëdhëniet SHBA-Kinë vazhdojnë të dobësohen. Dhe është idiotësi të mendosh se një tërheqje kaotike dhe e nxitur nga kriza nga globalizimi, nuk do të sjellë probleme akoma më serioze.
Edhe SHBA-ja, me ekonominë e saj shumë të larmishme, teknologjinë lidere botërore dhe bazën e fortë të burimeve natyrore, mund të pësojnë një rënie të konsiderueshme të PBB-së reale si rezultat i deglobalizimit. Për ekonomitë më të vogla dhe vendet në zhvillim që nuk janë në gjendje të arrijnë masën kritike në shumë sektorë dhe të cilave shpesh u mungojnë burimet natyrore, një dobësim në tregti do të kthente pas shumë dekada rritje. Dhe kjo është para se të shqyrtojmë ndikimin afatgjatë të masave të distancimit social dhe karantinës.
Ekonomisti i ndjerë Alberto Alesina, një figurë kulmuese në fushën e ekonomisë politike, argumentoi se për një vend të qeverisur mirë në epokën e globalizmit, pak mund të jetë mirë. Por sot, vendet e vogla që nuk kanë një aleancë të ngushtë ekonomike me një shtet apo bashkim të madh, përballen me rreziqe të mëdha ekonomike.
Globalizimi ka nxitur pabarazitë ekonomike midis rreth një miliardë njerëzve që jetojnë në ekonomi të përparuara. Konkurrenca tregtare ka prekur ndjeshëm punëtorët me paga të ulëta në disa sektorë, madje edhe ndërkohë që i ka bërë mallrat më pak të shtrenjta për të gjithë. Globalizimi financiar ka pasur një efekt edhe më të madh duke rritur fitimet e korporatave shumëkombëshe dhe duke ofruar instrumente të reja për të pasurit, sidomos që nga viti 1980.
Në librin e tij të vitit 2014 “Kapitali në Shekullin XXI”, Thomas Piketty përmendi pabarazitë në rritje të të ardhurave dhe pasurisë si provë se kapitalizmi ka dështuar. Po kë nga zhgënjyer ai? Jashtë ekonomive të përparuara – ku jeton 86% e popullsisë së botës – kapitalizmi global ka hequr miliarda njerëz nga varfëria e dëshpëruar. Pra, me siguri deglobalizimi rrezikon që më shumë të dëmtojë sesa të ndihmojë njerëz.
Për të qenë të sigurt, modeli aktual i globalizmit ka nevojë për rregullim, sidomos duke forcuar në masë të madhe rrjetën e sigurisë sociale në ekonomitë e përparuara dhe – sa të jetë e mundur – edhe në tregjet në zhvillim. Por kjo nuk do të thotë se do të duhet të rrëzohet i gjithë sistemi dhe të rindërtohet përsëri nga e para.
SHBA-ja ka më shumë për të humbur nga deglobalizimi sesa po mund të arrijnë të kuptojnë disa nga politikanët e saj, si nga e majta ashtu edhe nga e djathta. Si fillim, sistemi i tregtisë globale është pjesë e një kompakti me të cilin SHBA-ja bëhet hegjemon në një botë ku shumica e vendeve, përfshirë Kina, kanë interes ta bëjnë rendin ndërkombëtar të funksionojë.
Përveç rezultateve të tij politike, deglobalizimi gjithashtu paraqet rreziqe ekonomike për Amerikën. Në veçanti, shumë nga faktorët beninje që sot e lejojnë qeverinë amerikane dhe korporatat amerikane të huazojnë shumë më tepër se çdo vend tjetër kanë të ngjarë të lidhen me rolin e dollarit në qendër të sistemit. Dhe një grup i gjerë modelesh ekonomike tregojnë se ndërkohë që tarifat dhe fërkimet tregtare rriten, globalizimi financiar zvogëlohet të paktën proporcionalisht. Kjo nënkupton jo vetëm një rënie të mprehtë të fitimeve, por gjithashtu mund të nënkuptojë një rënie të konsiderueshme të kërkesës së huaj për borxhin amerikan.
Kjo vështirë se do të ishte ideale në një kohë kur SHBA-ja duhet të marrë hua në masë për të ruajtur stabilitetin social, ekonomik dhe politik. Ashtu siç globalizimi ka qenë një shtysë kryesore e inflacionit të ulët dhe normave të interesit të ditëve të sotme, zhvendosja e procesit në të kundërt mund të shtyjë përfundimisht çmimet dhe normat në drejtimin tjetër.
Megjithatë, përpara ka edhe beteja të tjera që kërkojnë bashkëpunim ndërkombëtar, sidomos ndryshimet klimatike. Do të jetë edhe më e vështirë të motivohen ekonomitë në zhvillim që të frenojnë emetimet e tyre të dioksidit të karbonit, nëse një kolaps tregtie globale shkurton shtysën e vetme të përbashkët që kanë vendet për të ruajtur paqen dhe begatinë globale.
E fundit, por jo më pak e rëndësishmja, edhe pse COVID-19 deri më tani ka goditur më shumë Europën dhe SHBA-në sesa ka prekur shumicën e vendeve me të ardhura më të ulëta, ekziston ende një rrezik i madh i një tragjedie humanitare në Afrikë dhe rajone të tjera më të varfra. A është kjo koha e duhur për të reduktuar aftësinë e këtyre vendeve për t’u kujdesur për veten e tyre?
Edhe nëse SHBA-ja bën një sy qorr ndaj efekteve që mund të ketë deglobalizimi në pjesën tjetër të botës, nuk duhet të harroni se kërkesa e madhe aktuale për dollar, varet shumë nga sistemi i gjerë tregtar dhe financiar që disa politikanë amerikanë synojnë të tkurrin. Nëse deglobalizimi shkon shumë larg, asnjë vend nuk do të kursehet.
Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate. Deglobalization Will Hurt Growth Everywhere