AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Opinion

Pesë gjëra që duhet të dijë Kosova para se të arrijë një marrëveshje me Serbinë

Visar XhambazingaVisar Xhambazi
6 years më parë
në Opinion, Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese.

Negociatorët e Kosovës nuk duhet të krijojnë iluzione kur të shkojnë për të vulosur një marrëveshje me Serbinë.

Foto ilustruese.

Pas zgjedhjes së qeverisë së re në Kosovë, i dërguari i posaçëm presidencial i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka marrë një qasje proaktive dhe pohuese ndaj bisedimeve, duke rritur mundësinë e një marrëveshje përfundimtare në të cilën SHBA-ja luan një rol domethënës.

Përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë supozohej të takoheshin në Shtëpinë e Bardhë në fund të muajit. Grenell ishte i qartë në deklaratën e tij se, “Nëse secila palë është e pakënaqur me diskutimet e 27 qershorit, ato do të kthehen në status quo-n pasi të largohen nga Uashingtoni.”

Klima politike në Kosovë aktualisht është tepër e polarizuar. Megjithatë, delegacioni i Kosovës duhet të marrë parasysh pesë pikat e mëposhtme para raundeve të ardhshme të negociatave.

  1. Një marrëveshje përfundimtare nuk garanton anëtarësimin e Kombet e Bashkuara për Kosovën

Një marrëveshje përfundimtare me Serbinë do ta vendosë Kosovën në një pozitë më të mirë ndërkombëtar dhe do të lehtësojë pengesat për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare. Megjithatë, ajo nuk garanton anëtarësimin në Kombet e Bashkuara për Kosovën.

Rusia dhe Kina janë të dyja anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe kanë të drejton e vetos. Këto vende nuk e njohin Kosovën, kështu që edhe nëse Kosova dhe Serbia arrijnë një marrëveshje, kjo nuk do të përkthehet automatikisht në anëtarësimin në Kombet e Bashkuara për Kosovën.

Për pasojë, delegacioni i Kosovës duhet të kërkojë hapa konkret se si të mund të kapërcehet vetoja e mundshme nga Rusia dhe Kina.

  1. Grenell nuk është një i dërguar neutral

Kosova është vendi më pro-amerikan në botë dhe e ka mirëpritur ri-angazhimin e SHBA-së në rajon. Megjithatë, ka prova të mjaftueshme për të treguar se Grenell nuk është zgjedhja më e mirë për të trajtuar këto negociata. Grenell nuk ka përvojë pune në Ballkan.

Grenell i ka shërbyer interesave të politikanëve autoritarë dhe të korruptuar si Viktor Orban në Hungari dhe Vladimir Plahotniuc në Moldavi, pa i raportuar këto aktivitete siç kërkohet në bazë të Ligjit të Regjistrimit të Agjentëve të Huaj në SHBA, FARA.

Për më tepër, mandati i tij si ambasador amerikan në Gjermani shkaktoi shumë kritika, mes akuzave, se ai ishte i njëanshëm dhe jo diplomatik. Këto të dhëna ofrojnë arsye të mirë për të qenë skeptik në lidhje me aftësinë e tij për të përmbushur rolin si i Dërguari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi dhe gjithashtu ngrenë pikëpyetje nëse Grenell mund të veprojë si një ndërmjetës i paanshëm.

  1. Kosova duhet të kërkojë një marrëveshje gjithëpërfshirëse, jo një marrëveshje dosido

Një marrëveshje që nuk zgjidh të gjitha çështjet e hapura me Serbinë është e destinuar të dështojë. Serbia nuk ka treguar se është e gatshme të përballet me të kaluarën e saj. Në fakt, presidenti Aleksandër Vuçiç deklaroi se Serbia është e gatshme të heqë dorë nga integrimi i mundshëm në BE, nëse ky është përfitimi i vetëm për Serbinë nga negociatat me Kosovën.

Serbia dëshiron të përfitojë më shumë nga këto negociata, mundësisht një shkëmbim territorial. Serbia pret që vetë Kosova të bëjë lëshime të mëdha, ndërkohë që Beogradi vetë nuk ka pranuar ende, jo më të kërkojë ndjesë, për efektet shkatërruese të luftës në Kosovë, përfshirë masakrimin dhe përdhunimin e civilëve dhe dëmtimin e pronës.

Një letër ndjese zyrtare do të ishte një pikë fillimi për të zgjidhur çështje me rrënjë të thella. Marrëveshja duhet të përfshijë gjithashtu garanci se Serbia do të heqë nga kushtetuta e saj mënyrën se si i referohet Kosovës, një letër zyrtare njohjeje dhe një shprehje gatishmërie për të hapur një ambasadë në Kosovë.

  1. Marrëveshja duhet të jetë në përputhje të plotë me vlerat liberale perëndimore

Kosova nuk ka pse të bëjë kompromise për kufijtë e saj, të sigurojë ekstraterritorialitet për Kishën Ortodokse Serbe, ose të krijojë një Asociim të Komunave me Shumicë Serbe me pushtet ekzekutiv.

Kosova është një shtet multietnik me një kushtetutë progresive që mbron dhe promovon të drejtat e pakicave etnike. Dhënia e kompetencave ekzekutive komunave bazuar në përkatësinë etnike shkel natyrën multietnike të vendit. Për më tepër, transferimi i fuqive autonome te një kishë është në kundërshtim me natyrën laike të republikës.

Ajo që është më e rëndësishme, një marrëveshje e qëndrueshme përfundimtare me Serbinë duhet të bazohet në solidaritet dhe të drejta njeriu në përputhje me vlerat perëndimore dhe jo të bazohet në vija etnike dhe ndryshime të kufijve aktualë.

  1. Refuzimi për të nënshkruar një marrëveshje nuk është fundi i botës

Padurimi i administratës Trump për të finalizuar një marrëveshje ose frika e humbjes së vrullit nuk janë arsye e mjaftueshme që Kosova të nënshkruajë një marrëveshje. Në një kohë kur politika e jashtme e Trump motivohet nga perspektiva e tij për t’u rizgjedhur, Kosova duhet të jetë tepër e kujdesshme për një marrëveshje të propozuar nga SHBA-ja.

Nëse delegacioni i Kosovës është nën presion të nënshkruajë një marrëveshje të cilën ata e konsiderojnë të njëanshme ose të padrejtë ndaj Kosovës, ata duhet të refuzojnë ta bëjnë këtë.

Refuzimi për të nënshkruar një marrëveshje jo domosdoshmërish nënkupton përkeqësim në marrëdhëniet midis Kosovës dhe Perëndimit. Kosova duhet të jetë këmbëngulëse në kërkesat e saj dhe të mbrojë atë që është më e mira për sigurinë kombëtare dhe mirëqenien e vendit. Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme, por funksionaliteti i saj është në diskutim. Asnjë marrëveshje nuk është më e mirë sesa një marrëveshje e keqe.

Mendimet e shprehura në seksionin e Komenteve janë vetëm ato të autorëve dhe jo domosdoshmërish pasqyrojnë pikëpamjet e BIRN.

Etiketa: ambasadorBallkanBEBIRNDonald TrumpFARAGjermaniGrenellHotiHungariIntegrimiKinaKishëKombet e BashkuaraKosovaKosovëKosovë-SerbiMarrëveshjamarrëveshjeMoldavinegociataOrbanPararajonRefuzimiRichard GrenellRusiaSerbiSerbiaSHSHBAtë drejtaTrumpViktor Orbanvuçiç
Tjetri
Gjyqtarja Regleta Panajoti jep dorëheqjen në prag të përballjes me Kolegjin

Gjyqtarja Regleta Panajoti jep dorëheqjen në prag të përballjes me Kolegjin

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.