AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Pikëpyetje mbi ndihmën financiare që Kosova ofron për të dyshuarit e luftës

Serbeze HaxhiajngaSerbeze Haxhiaj
6 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Stema e UÇK-së. Photo: SGT Craig J. Shell, Marinsat amerikanë/Wikimedia Commons.

Kosova ka ndarë miliona euro për të ndihmuar ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nëse ata gjykohen në Hagë, por zyrtarët nuk pranojnë të shpjegojnë se si po shpenzohen paratë, ndërsa ish-luftëtarët pretendojnë se personat që kanë lidhje politike po marrin trajtim të veçantë.

Stema e UÇK-së. Photo: SGT Craig J. Shell, Marinsat amerikanë/Wikimedia Commons.

Pasi presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u mor në pyetje për katër ditë nga prokurorët ndërkombëtarë të krimeve të luftës në Hagë këtë muaj, ai këmbënguli se nuk ka kryer asnjë krim dhe lavdëroi luftën e armatosur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër forcave serbe në vitet 1998-1999.

Por Thaçi nuk zbuloi ndonjë detaj në lidhje me marrjen në pyetje, apo për cilat raste dhe akuza ai u mor në pyetje. Zyra e Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë e ka akuzuar atë, së bashku me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe ish-luftëtarë të tjerë të UÇK-së për krime përfshirë vrasje dhe tortura.

Thaçi gjithashtu nuk ka zbuluar ende ndonjë detaj mbi mënyrën e financimit të shpenzimeve të tij ligjore. Thaçi ka punësuar një avokat amerikan të profilit të lartë, Pierre-Richard Prosper, për ta përfaqësuar atë.

Prosper është një ish-prokuror në Gjykatën Penale Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara për Ruandën, dhe gjithashtu ka shërbyer si Ambasador i SHBA-së për Çështjet e Krimeve të Luftës nga viti 2001 deri në vitin 2005.

As zyra e presidentit dhe as Ministria e Drejtësisë nuk u përgjigjën kur u pyetën se kush e pagoi avokatin dhe shpenzimet e udhëtimit.

Ehat Miftaraj, drejtori i Institutit  të Kosovës për Drejtësi me qendër në Prishtinë, tha për BIRN se presidenti nuk e kreu detyrën e tij, duke mohuar t’i tregojë publikut se për çfarë ishte marrë saktësisht në pyetje për katër ditë me radhë.

“Presidenti e ka për detyrë t’i tregojë popullit në çfarë kapaciteti është marrë në pyetje dhe se cilat janë akuzat konkrete”, tha Miftaraj.

“Në vend të kësaj ai mbajti një monolog politik, duke shmangur përgjigjet për gjëra thelbësore, përfshirë kush i pagoi shpenzimet e udhëtimit apo të avokatit.”

Një gjykatës i procedurës paraprake në Dhomat e Specializuara të Kosovës ende nuk ka vendosur nëse do ta nxjerrë Thaçin në gjyq apo do ta rrëzojë çështjen.

Detajet e kontratave të firmave juridike amerikane të “klasifikuara”

Presidenti i Kosovës Hashim Thçi. Foto: Facebook/Hashim Thaçi.

Mungesa e transparencës në rastin e Thaçit shoqërohet me një mungesë të ngjashme transparence në përgjithësi kur bëhet fjalë për shpenzimet shtetërore për çështje që lidhen me gjykatën e krimeve të luftës në Hagë, pavarësisht shumave të mëdha të përfshira.

Sipas buxhetit të Kosovës për vitin 2019, autoritetet shpenzuan 1,556,089 euro për aktivitete që lidhen me Dhomat e Specializuara. Por Ministria e Drejtësisë nuk dha detaje në lidhje me aktivitetet specifike në të cilat janë shpenzuar këto para.

Këtë vit, në buxhetin e shtetit të Kosovës janë caktuar 4,15 milionë euro si ndihmë financiare për të pandehurit në procese gjyqësore në Dhomat e Specializuara, tha Ministria e Drejtësisë për BIRN. Por, përsëri, nuk ka asnjë njoftim se si po shpenzohen saktësisht këto para.

Vitin e kaluar, Ministria e Drejtësisë kontraktoi një firmë juridike amerikane dhe një britanike për një tarifë totale prej 400,000 eurosh për të marrë “këshillime juridike për hartimin, zhvillimin dhe prezantimin e pozicionit juridik të Kosovës” në Dhomat e Specializuara të Kosovës, gjykata speciale me seli në Hagë që do të gjykojë njerëz të akuzuar nga Prokuroria e Specializuar e Kosovës.

Të dy firmat juridike, të cilat ministria nuk i përmendi me emra, duhet “të garantojnë dhe sigurohen që procedurat gjyqësore janë të drejta dhe që respektojnë të drejtat e të pandehurve”, sipas kontratës.

Ato gjithashtu duhet “të monitorojnë dhe, kur të jetë e nevojshme, të rekomandojnë kundërshtime në procedurat gjyqësore kur ka shkelje të procedurave dhe të të drejtave të të pandehurve”.

Detyrat e tjera të firmave juridike përfshijnë monitorimin e qëndrimeve të shteteve dhe organizatave ndërkombëtare në Dhomat e Specializuara dhe rekomandimin e “masave strategjike”, kur është e nevojshme, si dhe duhet të ndihmojnë “duke siguruar që historia e Kosovës dhe e ardhmja e saj të përfaqësohen dhe mbrohen në mënyrë të drejtë”.

Më shumë se një vit pasi BIRN raportoi për herë të parë për kontratat, Ministria e Drejtësisë nuk pranoi të zbulojë ndonjë detaj në lidhje me atë që kanë bërë firmat juridike që nga atëherë.

BIRN kërkoi qasje në dokumentet publike në lidhje me dy firmat juridike të kontraktuara nga autoritetet e Kosovës dhe pagesat e bëra për mbrojtjen e të dyshuarve, por Ministria e Drejtësisë u përgjigj në një përgjigje me shkrim se ato janë “dokumente të klasifikuara”.

Sipas legjislacionit të Kosovës për mbrojtjen ligjore dhe mbështetjen financiare për të paditurit e mundshëm në Dhomat e Specializuara, të dyshuarit nuk mund të marrin fonde nga shteti deri në momentin që ata paditen tamam.

Por qeveria e Kosovës vitin e kaluar aprovoi mbështetje financiare për katër ish-luftëtarë të UÇK-së “që mund të akuzoheshin” kur ata u thirrën për t’u marrë në pyetje në Hagë. Më 5 shkurt 2019, qeveria vendosi të shpenzonte 30,000 euro për të mbështetur Sami Lushtakun, Mahir Hasanin dhe Sylejman Selimin.

dy prej tyre janë figura politike të rëndësishme. Lushtaku ishte një komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë kohës së luftës për rajonin e Drenicës, i cili më vonë u bë kryetar i komunës së Skënderajt.

Selimi ishte komandanti i përgjithshëm i UÇK-së në një moment dhe drejtoi Forcën e Sigurisë së Kosovës pas luftës, deri në momentin që u emërua ambasador në Tiranë.

Më 19 mars të vitit të kaluar, qeveria vendosi gjithashtu të shpenzonte 40,000 euro për mbrojtjen e Lahi Ibrahimajt – një i afërm i Ramush Haradinajt, i cili në atë kohë ishte kryeministër.

Deri më tani, më shumë se 150 ish-anëtarë të UÇK-së janë thirrur për t’u marrë në pyetje si të dyshuar ose dëshmitarë nga prokurorët e Hagës, përfshirë Ramush Haradinajn, i cili dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit pasi u thirr për t’u marrë në pyetje.

Ministria e Drejtësisë është kritikuar pasi ka dhënë mbështetje financiare vetëm për katër prej tyre.

Nasim Haradinaj, nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës të UÇK-së, tha për BIRN se ish-luftëtarët e UÇK-së po mbështeten nga ministria “në një mënyrë selektive”.

“Ligji nuk përfshin mbështetje financiare për ata që janë nën hetim. Duke mbështetur financiarisht vetëm disa prej atyre që janë thirrur, zyrtarët e qeverisë kanë abuzuar me detyrën e tyre zyrtare. Kjo ishte qartë një shkelje ligji”, tha Haradinaj.

“Ne u bëjmë thirrje atyre të respektojnë ligjin dhe t’i mbështesin në mënyrë të barabartë ish-luftëtarët”, shtoi ai, duke rezervuar kritika të veçanta për vendimin për të mbështetur të afërmin e kryeministrit të atëhershëm Haradinaj.

Dhomat e specializuara të Kosovës dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar kanë për detyrë të hetojnë dhe gjykojnë të dyshuarit për krime të kryera gjatë dhe menjëherë pas luftës në Kosovë, nga viti 1998 deri në vitin 2000.

Në vitin 2015, nën një presion të madh ndërkombëtar, Kuvendi i Kosovës votoi për krijimin e Dhomave të Specializuara, të cilat janë pjesë e sistemit të drejtësisë së Kosovës, por me seli në Holandë dhe përbëhen nga staf ndërkombëtar.

Ligjvënësit e mbështetën “Gjykatën speciale” pavarësisht protestave kundër saj nga veteranët e UÇK-së dhe të tjerë në Kosovë, të cilët besojnë se kjo gjykatë është një fyerje për atë që ata e konsiderojnë si një luftë heroike për t’u çliruar nga sundimi serb.

Në të njëjtën kohë, Asambleja e Kosovës miratoi një ligj tjetër që parashikonte mbështetje financiare për të afërmit e afërt të të dyshuarvë të Dhomave të Specializuara, duke përfshirë edhe shpenzimet e udhëtimit kur procedurat zhvillohen jashtë Kosovës.

Ndërkohë, nëse një person i dyshuar ose i akuzuar nuk ka para për të paguar këshilltarin e tij ose saj ligjor, ai ose ajo mund të aplikojë në Dhomat e Specializuara për ndihmë juridike.

Të gjithë ata që shpallen të pafajshëm në një vendim të formës së prerë në Dhomat e Specializuara, kanë të drejtë të kërkojnë kompensim.

Vetë Dhomat e Specializuara të Kosovës nuk financohen nga Kosova, por nga BE-ja, si pjesë e buxhetit të përbashkët të politikës së jashtme dhe politikës së sigurisë dhe përmes një marrëveshje të drejtpërdrejtë grantesh, si edhe nëpërmjet kontributeve financiare të bëra nga vende të tjera jo anëtare të BE-së.

Shuma e caktuar nga BE-ja për të mbështetur Dhomat e Specializuara nga 15 qershori 2020 deri më 14 qershor 2021 është 45,045,000 euro, tha për BIRN institucioni me qendër në Hagë.

Etiketa: AkuzaambasadorBEBIRNDhomat e SpecializuaraEhat MiftarajEuroFacebookFondeGjykataGjykata SpecialeGjykatëGjykatësGjyqHaradinajHashim ThaçiHetimkadri veselikompensimKosovaKosovëKrimKrimekryetarKuvendiLigjmarrëveshjembështetjeNasim HaradinajParaPartisë DemokratikePierre-Richard ProsperprokurorProkuroriaPunëQeveriaSHSHBAShelltë drejtaThirrëtorturaTribunali i HagësUCKVendimvrasjeZyra e Prokurorit te Specializuar
Tjetri
Prokuroria e Tiranës heton lidhjet mes DH Albania dhe kompanisë Gener 2

Afera e DH Albania me Unazën e Re mbyllet me 6 muaj burg

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.