AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Pas tërheqjes nga shkarkimi i Metës qeveria tërhiqet edhe nga Amnistia Fiskale

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
6 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama duke hyrë me maskë në fytyrë në mbledhjen e Këshillit Politik për reformën zgjedhore. Foto: LSA

Nën presion të vazhdueshëm ndërkombëtar, qeveria e kryeministrit Edi Rama duket se është detyruar të “shtyjë për në shtator” disa nisma të tjera kontroverse, mes të cilave, amnistia fiskale dhe ligji anti-media.

Kryeministri Edi Rama duke hyrë me maskë në fytyrë në mbledhjen e Këshillit Politik për reformën zgjedhore. Foto: LSA

Komisioni parlamentar i ekonomisë vendosi të hënën të “shtyjë për në sezonin e ardhshëm parlamentar” projektligjin kontrovers për amnistinë fiskale dhe penale, i cili është kritikuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, BE dhe institucione të tjera si një hap i rrezikshëm që ka potencialin t’i hapë rrugë pastrimit të parave të pista të krimit të organizuar dhe korrupsionit në Shqipëri.

“Komisioni”, bëri të ditur parlamenti në një njoftim për shtyp, “në dakordësi edhe me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Drejtësisë, për të arritur një konsensus të plotë politik, me grupet e interesit dhe faktorin ndërkombëtar, komisioni vendosi në unanimitet të vijojë me shqyrtimin nen për nen të projektligjit “Për amnistinë fiskale dhe penale për subjektet që bëjnë deklarim vullnetar të pasurive” në sezonin parlamentar të ardhshëm.” [Link]

Kryeministri Edi Rama shpalli dëshirën e tij personale për një amnisti të gjerë fiskale dhe penale për paratë e fituara jashtë sistemit fiskal të vendit ndërsa këmbënguli se nisma do të përjashtonte nga lista e përfituesve politikanët e korruptuar dhe paratë e krimit.

Të shqetësuar nga potenciali veçanërisht negativ që ka për shtetin e së drejtës një nismë e tillë, institucione të ndryshme ndërkombëtare këshilluan kundër nismës. Fondi Monetar Ndërkombëtar deklaroi në prill se qeveria Rama kishte premtuar të sillej mirë duke pezulluar planet për një amnisti fiskale dhe një korporatë investimesh, por vetëm një muaj më pas, projektligji i amnistisë u prezantua nën premtimin e miratimit më 30 korrik.

Rama, i cili është konfiktuar me europianët për një numër të konsiderueshëm çështjesh, duket se nuk dëgjoi paralajmërimet e mëtejshme të FMN-së, e cila në korrik paralajmëroi se amnistia do të mund të përdoret nga krimi i organizuar dhe korrupsioni për pastrim parash dhe se mund të minojë besimin e qytetarëve te sistemi fiskal i vendit.

Të hënën në darkë, pasi kuvendi shtyu për në shtator projektligjin e amnistisë, gazeta Panorama bëri të ditur se dispononte një letër të dërguar nga Komisioni Europian te qeveria shqiptare ku ngriheshin pikëpyetje nëse ligji kundër pastrimit të parave do të funksiononte apo jo gjatë periudhës së amnistisë dhe nëse do të funksiononte, si d të funksiononte. Projektligji parashikon që subjektet e ligjit antimafia si dhe politikanë aktualë nuk mund të përfitojnë, por nuk shpjegon se si do të funksionojë kontrolli për të parë nëse paratë e prezantuara si të fituara në evazion fiskal nuk janë në fakt para të fituara në trafikun e drogës apo produkt i korrupsionit politik.

Projektligji i amistisë fiskale dhe penale nuk është e vetmja nismë e Ramës që “shtyhet”.

Një lig tjetër kontrovers, ai që synon kontrollin e medias online, dëshirohej të kalohej më 30 korrik pavarësisht se Komisioni i Venecias e ka cilësuar si një ligj që mund të mbrojë oligarkët nga kritikat e publikut. Axhenda e ngjeshur parlamentare për “reflektimin e kritikave” të Venecias duket se nuk funksionoi as në këtë rast dhe shqyrtimi i dekretit të Metës për kthimin e ligjit në parlament u shty për në shtator.

Rama gjendet aktualisht nën presion nga faktori ndërkombëtar për të ashtuquajturën nismë për ndryshimin e kushtetutës, të cilën ai dëshiron ta miratojë të enjten në Kuvendin e Shqipërisë dhe për të cilën, kritikët thonë se do t’i krijojë atij një avantazh arithmetikor në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Kritikat ndërkombëtare nuk e kanë bindur kryeministrin deri më sot të ndryshojë qëndrim. Të hënën në parlament ai deklaro se ka në plan të vijojë me axhendën e tij.

Në historinë e re të Shqipërisë ka pasur shumë pak raste ndryshimesh të tilla në sistemin elektoral të vendit në mënyrë të njëanshme nga pala në pushteti. Këto raste janë ndryshimet në vitin 1996 dhe ato në vitin 2001. Me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve, politika shqiptare është detyruar të bëjë ndryshime të tilla me kompromis ndërpartiak që nga viti 2003.

Etiketa: Amnistia FiskaleantimafiaBEEdi RamaFMNgazetaKomisioni EuropianKomisioni i VeneciasKontrolliKorrupsionikrimiKrimi i organizuarKryeministri Edi RamaKuvendiLigjMedianismaOligarkëPanoramaParaparlamentPastrim parashProjektligjiQeveriaQeveria RamaQeveria shqiptareRamashkarkimishqipShqipërishqiptareshtatorZgjedhjet
Tjetri
KPK konfirmon në detyrë prokuroren Anisa Qilimi

KPK konfirmon në detyrë prokuroren Anisa Qilimi

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.