AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Haradinaj synon të pasojë Thaçin si president i Kosovës

BIRNngaBIRN
6 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj. Foto: Facebook/Ramush Haradinaj.

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj po e bën të qartë se do të dëshironte të pasonte Hashim Thaçin si president, teksa ky i fundit po përballet me një aktakuzë për krime lufte që mund ta detyrojë atë të japë dorëheqjen para përfundimit të mandatit.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj. Foto: Facebook/Ramush Haradinaj.

Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj po promovohet si presidenti i mundshëm i ardhshëm i Kosovës pasi partia e tij e autorizoi atë të mërkurën që ta përfaqësojë atë në diskutime me partnerët e saj të koalicionit për një riorganizim të mundshëm dhe në lidhje me kush duhet të jetë presidenti i ardhshëm.

Në një njoftim për shtyp, këshilli drejtues i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, AAK, tha se “kishte autorizuar kryetarin e partisë Haradinaj që të zhvillojë çdo bisedim në emër të Aleancës për rikonfigurimin eventual të qeverisë, përfshirë këtu edhe çështjen e presidentit nëse kjo vjen në rend të ditës”.

“Këshilli Drejtues po ashtu ka kërkuar me shumicë, që në këto bisedime, kandidat për president të jetë Haradinaj”, shtoi ai.

Në Facebook, Haradinaj tha se ndjehej i nderuar nga vendimi i partisë për t’ia besuar atij këtë qëllim. “Besimin që unë të jem kandidat për president, nëse kjo diskutohet në bazë të kushtetutës, e konsideroj si përgjegjësi të lartë dhe nder të veçantë”, shkroi ai.

Ardian Gjini, një nënkryetar i AAK-së, tha se aktakuza e ngritur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë kundër presidentit aktual Hashim Thaçi për krime lufte të dyshuara se janë kryer gjatë luftës për pavarësi të viteve 1990 ishte një arsye për nevojën për të diskutuar një president të ri.

Thaçi tashmë ka thënë se ai do të japë dorëheqjen nëse konfirmohet aktakuza. Mandati i tij aktual përfundon më 22 prill.

Por Gjini shtoi se çështja e presidencës duhej të diskutohej së shpejti, edhe nëse sikur aktakuza kundër Thaçit konfirmohet ose jo.

“Edhe nëse nuk konfirmohet aktakuza kundër presidentit Thaçi, pas katër ose pesë muajsh ne do të duhet të fillojmë procesin e zgjedhjes së një presidenti”, tha Gjini të mërkurën.

Ai shtoi se AAK-ja do të donte të shmangte zgjedhjet e parakohshme që do të ndodhte automatikisht nëse të tri përpjekjet për të zgjedhur një president të ri dështojnë në parlament.

Sipas kushtetutës së Kosovës, çdo qytetar i republikës mund të kandidojë për president nëse ai ose ajo dorëzon firmat e të paktën 30 deputetëve në parlament.

Kandidati i suksesshëm duhet të marrë votat e dy të tretave të 120 deputetëve që të mund të fitojë. Nëse asnjë kandidat nuk merr të paktën dy të tretat e votave në dy raunde votimesh, një votim i tretë mbahet midis dy kandidatëve që fituan më shumë vota. Në këtë votim, një shumicë prej 61 votash është e mjaftueshme për të siguruar presidencën.

AAK-ja aktualisht është pjesë e një qeverie koalicioni në Kosovë së bashku me Lidhjen Demokratike të Kosovës, LDK, NISMA, Listën Serbe dhe parti të tjera që përfaqësojnë pakicat etnike.

Megjithatë, kanë lindur tensione përsa i takon mënyrës si po trajtohet dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja, të cilin Haradinaj dhe ministri i drejtësisë Selim Selimi e kanë kritikuar vazhdimisht.

Në deklaratën e saj të mërkurën, AAK-ja e përsëriti atë kritikë, duke deklaruar se do të preferonte të shihte SHBA-në të udhëhiqte dialogun, duke përfunduar “me njohje të ndërsjellë midis dy vendeve”.

Ajo shtoi se nuk e mbështet “dialogun teknik aktual me koordinatorë të nivelit të ulët”, duke iu referuar Koordinatorit të ri të emëruar të Kosovës për Dialogun, Skënder Hyseni të LDK-së.

Haradinaj ka thënë se dialogu teknik aktual “ka punuar për më shumë se një dekadë në favor të Serbisë, duke e lënë Kosovën të izoluar”.

Si për ironi, Haradinaj është përballur me të njëjtat akuza për krime lufte si Thaçi për shkak të rolit të tij në konflikt.

Në vitin 2019, ai dha dorëheqjen si kryeministër pasi Zyra e Prokurorit të Specializuar, e cila po heton krimet e kryera gjatë dhe pas luftës në Kosovë, e thirri atë për ta marrë në pyetje. Ai tha se nuk mund të ishte njëkohësisht kryeministër dhe një i dyshuar për krime lufte.

Një skenar i ngjashëm ndodhi në mars 2005, kur ai ishte kryeministër në një administratë të mëparshme, kur ai dha dorëheqjen pasi u akuzua nga Gjykata e atëhershme Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë. Ai u lirua nga akuzat në vitin 2008 për shkak të mungesës së provave. Ai u lirua për herë të dytë nga akuzat nga e njëjta gjykatë në nëntor 2012.

Etiketa: AAKAkuzaBEbisedimedeputetFacebookGjykataGjykata SpecialeHaradinajHashim ThaçiKëshilli DrejtueskonfliktKosovëKrimekrime lufteLDKLuftenismapaktParaparlamentPartiapresidentRamush HaradinajSHBAtensioneVendimiVotavotimZgjedhjetZyra e Prokurorit te Specializuar
Tjetri
KPK shkarkon gjyqtarin e Apelit të Durrësit, Arben Vrioni

Prokurori Nezir Gjoka dha dorëheqjen pas kalimit të barrës së provës

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.