AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Maqedonia e Veriut shënon përvjetorin e Marrëveshjes së Ohrit

Sinisa Jakov MarusicngaSinisa Jakov Marusic
6 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ndërtesa e qeverisë në Shkup. Foto: BIRN

Zv/kryeministri i Maqedonisë së Veriut tha se nënshkrimi i Marrëveshjes së Paqes së Ohrit, e cila i dha fund një kryengritje etnike shqiptare në vitin 2001, çoi në anëtarësimin në NATO dhe solli “siguri të përhershme” në vend.

Ndërtesa e qeverisë në Shkup. Foto: BIRN

Për shkak të pandemisë COVID-19, Maqedonia e Veriut këtë vit vendosi kundër mbajtjes së një bankete tradicionale për të përkujtuar përvjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes historike të Paqes së Ohrit 2001 e cila i dha fund një konflikti jetëshkurtër atë vit duke garantuar më shumë të drejta për shqiptarët etnikë të vendit .

Përvjetori u shënua vetëm me video të shkurtër nga zv/kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Sadulla Duraki, i cili është gjithashtu përgjegjës për marrëdhëniet midis komuniteteve etnike të vendit.

Duraki tha se gjatë vitit të kaluar, Maqedonia e Veriut u bë anëtare e NATO-s, që do të thotë se “qëllimi kryesor i marrëveshjes së Ohrit është arritur – ndalimi i konfliktit të 2001 dhe krijimi i sigurisë së përhershme në vendin tonë”.

Marrëveshja e Ohrit i dha fund një konflikti të armatosur midis kryengritësve etnikë shqiptarë dhe forcave të sigurisë së Maqedonisë së Veriut.

Marrëveshja u nënshkrua nga presidenti i atëhershëm i Maqedonisë, Boris Trajkovski, dhe katër partitë kryesore në atë kohë: Social Demokratët, VMRO-DPMNE, Partia Demokratike e Shqiptarëve dhe Partia për Prosperitet Demokratik.

Marrëveshja parashikonte shpërbërjen e grupit kryengritës paraushtarak etnik shqiptar, Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, UÇK.

UÇK-ja më vonë u transformua në Bashkimin Demokratik për Integrim, BDI, e cila edhe sot e kësaj dite mbetet partia më e madhe shqiptare etnike në vend dhe tani është pjesë e qeverisë.

Sipas marrëveshjes, vendi ruajti karakterin e tij unitar, në vend që të bëhej federal, por kushtetuta u ndryshua dhe diskriminimi pozitiv ndaj popullatës etnike shqiptare u fut në shërbimin publik, ushtri dhe polici.

U lejua gjithashtu përdorimi më i gjerë i flamurit dhe gjuhës shqipe, krahas masave të tjera.

Nëntëmbëdhjetë vjet më pas, pavarësisht vonesave dhe mosmarrëveshjeve politike për zbatimin e saj në vite, të gjitha dispozitat e marrëveshjes së Ohrit janë zbatuar, përfshirë punësimin e planifikuar në zyrat shtetërore të më shumë personave nga pakicat etnike për të përmbushur objektivat e përfaqësimit të drejtë.

Shqiptarët etnikë përbëjnë afërsisht një të katërtën e popullsisë prej më shumë se dy milionë banorësh të Maqedonisë së Veriut.

Ish-deputeti dhe profesori i drejtësisë dhe shkencave politike Mersel Biljali tha se pavarësisht vonesave të shpeshta në zbatimin e saj, marrëveshja e ka ndihmuar vendin të lehtësojë tensionet etnike dhe të shmangë gjakderdhje më të madhe.

“Në një farë mënyre, bashkoi të gjitha komunitetet etnike, duke i lejuar ata të jetojnë me njëri-tjetrin, të komunikojnë dhe të jenë në gjendje të kuptojnë problemet e njëri-tjetrit”, tha Biljali për Radio Europa e Lirë të enjten.

“Unë besoj se jemi në një rrugë të mirë drejt krijimit të një shteti qytetar funksional. Por tani problemet janë më pak të një natyre etnike dhe më shumë i përkasin luftës për të krijuar një shtet funksional dhe luftës kundër krimit dhe korrupsionit”, tha ai.

Megjithatë, shtoi Biljali, partitë politike vazhdojnë të përdorin trashëgiminë e marrëveshjes së Ohrit për avantazhin e tyre dhe do ta bëjnë këtë “për aq kohë sa është fitimprurëse”.

Ndërkohë që partia BDI vazhdon ta portretizojë marrëveshjen dhe përfitimet e saj për komunitetin shqiptar si kryesisht arritjet e veta, kundërshtarët e saj në kampin etnik shqiptar e akuzojnë atë se po keqpërdor dispozitat e marrëveshjes për përfitimet e saj dhe për të siguruar që përkrahësit e partisë së saj të zënë vende pune.

Në kampin etnik maqedonas, VMRO-DPMNE e krahut të djathtë në shumë raste ka sulmuar kundërshtarin e saj kryesor politik, Social Demokratët, për shkak se është treguar tepër e butë me kërkesat shqiptare për të cilat VMRO-DPMNE beson se tashmë kanë shkuar përtej parashikimeve të marrëveshjes së Ohrit.

Mosmarrëveshja e fundit domethënëse në lidhje me këtë çështje ishte në vitin 2018 kur miratimi i një ligji për gjuhët, që zgjeroi përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe, zemëroi VMRO DPMNE dhe çoi në përleshje midis deputetëve në parlament.

Etiketa: BanorëBDIBIRNCOVIDCOVID-19deputetEuropaMaqedoni e VeriutMaqedoniaMaqedonia e VeriutMarrëveshjaMarrëveshja e Paqes e OhritNATOnatyreohritparlamentPartiaPartia DemokratikepoliciPunëSHShkupshqiptaretë drejtaUNITARushtrivideoVMRO DPMNE
Tjetri
Prokurori Spartak Çoçoli drejt shkarkimit për “përfshirje në korrupsion”

Vetingu i Spartak Çoçolit ekspozon pandëshkueshmërinë në drejtësi

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.