AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Korrupsioni

Kërkesa për shkarkim, KLGJ cakton seancën me gjyqtarin Markelian Kuqo

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
6 years më parë
në Korrupsioni, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryetarja e KLGJ, Naureda Llagami dhe anëtarët e tjerë të Këshillit gjatë një mbledhjeje. Foto: LSA

Këshilli i Lartë Gjyqësor nisjen e procedurave për gjyqtarin Markelian Kuqo, pas kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për ta shkarkuar atë për shkelje të rënda proceduriale në lirimin e një të dënuari me burgim të përjetshëm.

Kryetarja e KLGJ, Naureda Llagami dhe anëtarët e tjerë të Këshillit gjatë një mbledhjeje. Foto: LSA

Këshilli i Lartë Gjyqësor njoftoi të premten se kishte vendosur të thërriste një seancë dëgjimore me gjyqtarin Markelian Kuqo, pas kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për shkarkimin e tij për “shkelje shumë të rëndë disiplinore” në vendimin për lirimin e Gerd Gjeneralit (Gjinarari), i dënuar me burg përjetë për vrasje.

Në njoftim për shtyp, KLGJ bën me dije se kishte filluar shqyrtimin e kërkesës së ILD-së, e para e këtij lloji që prej krijimit të institucionit në fillim të ketij viti, por do shtynte seancën me kërkesë të gjyqtarit.

“Pas fillimit të shqyrtimit të kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për procedimin disiplinor në ngarkim të {…} me detyrë gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor {…}, Këshilli vendosi pranimin e kërkesës së magjistratit nën procedim për shtyrjen e seancës dëgjimore me datë 14 Tetor 2020, me qëllim ushtrimin prej tij të të drejtës efektive të mbrojtjes, në zbatim të parimeve themelore të ligjshmërisë si dhe procesit të rregullt ligjor,” thuhet në njoftim e KLGJ.

Në njoftimin e saj, Këshilli i Lartë Gjyqësor vazhdoi praktikën e anonimizimit të emrit të gjyqtarit, përkundër çdo nevoje minimale transparence dhe në injorim të faktit se bëhet fjalë për një funksionar publik dhe për një vendim gjyqësor të dhënë prej tij –gjithashtu dokument publik. Ngjashëm, edhe ILD përdori vetëm inicialet e gjyqtarit dhe të dënuarit.

ILD e fajëson Kuqon për një sërë shkeljesh në raportin që i dërgoi KLGJ-së.

“Hetimi disipinor ka konstatuar mes të tjerash, zbatim të gabuar të dispozitave të ligjit material dhe procedurial penal; referenca kontradiktore; mosrespektim të kritereve ndaluese të lirimit me kusht për të dënuarin përsëritës për krime të kryera me dashje; arsyetim jo në përputhje me provat e administruara në gjykim e as me faktet dhe rrethanat e provuara gjatë procesit gjyqësor. Këto të fundit janë parashtruar dukshëm në mënyrë të shtrembëruar”, thuhet në njoftimin e Inspektoriatit.

ILD po ashtu vë në dukje se shkelja disiplinore ishte me pasoja të rënda dhe se i dënuari i liruar ishte rrezik për komunitetin. Sipas ILD, vendimi kishte pasoja për besimin e publikut te drejtësia dhe mund të krijonte një precedent të rrezikshëm.

ILD ka të hapur edhe katër hetime të ngjashme, ndërsa Inspektori u investua që në fillim të detyrës të hetonte dosjet e gjykatave për lirimet me kusht, pasi disa të dënuar për krime të rënda u liruan edhe pse nuk kishin bërë pjesë të mëdha të dënimit. Në një raport për Kuvendin, ILD bënte me dije procedimet ndaj gjyqtares së Krujës Enkeledi Hoxha dhe prokurorit Bujar Memia, hetim që nisi pas lirimit kontrovers të Endrit Dokles, një prej të dënuarve me burg përjetë si anëtar i Bandës së Durrësit.

Etiketa: Bujar MemiaBurgDrejtësiaGjykatëGjykatësgjykimGjyqgjyqtarHetimhetimeILDInspektor i Lartë DrejtësisëKëshilli i Lartë GjyqësorKLGJKrimeKrujëMarkelianMarkelian KuqoNaureda LlagamiParapasojaprocedimProcedimiraportrrezikShkarkimVendimVendimivrasje
Tjetri
Punësoi kunatin emigrant të Adriatik Llallës, KPK konfirmon në detyrë Dritan Pekën

KPA mbyll hetimin gjyqësor për prokurorin Dritan Peka

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.