AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Rama i vendosur për ligjin e medias që rrezikon negociatat me BE

Besar LikmetangaBesar Likmeta
6 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Media Watch, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Punëve Jashtëme e Suedisë Ann Linde | Foto : Twitter

Kryeministri Edi Rama deklaroi të mërkurën se ai ishte i vendosur të kalonte të ashtuquajturën paketa ‘anti-shpifje’ pa konsultime shtesë më Komisionin e Venecias; megjithë premtimin e bërë ndaj Komisionit Europian dhe parakushtin e Këshillit Europian për fillimin e negociatave me Shqipërinë.

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Punëve Jashtëme e Suedisë Ann Linde | Foto : Twitter

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, njëherazi kryetari i radhës i OSBE – një organizatë që një angazhimet e saj kryesore ka mbrojtjen e lirisë  së shprehjes dhe medias, deklaroi në një konferencë për shtyp me homologen e tij suedeze, Ann Linde se qeveria e tij ishte e vendosur të miratonte një ligj kontrovers për kontrollin e medias online, megjithësë se ai kundërshtohet nga Komisioni Europian, Këshilli i BE-së, Komisioni i Venecias dhe një listë e gjatë organizatash së lirisë së shprehjes në Shqipëri dhe ndërkombëtare.

“Ligji është i konsultuar një vit me OSBE-në dhe është miratuar nga OSBE-ja, ndërkohë që tani po bëhet dhe adoptimi i rekomandimeve të Komisionit të Venecias dhe ligji do kalojë, jo për t’u mbyllur gojën gazetarëve, po për të krijuar një mjedis shumë më etik, ku të gjithë mund të flasin por ata që janë pre e sulmeve të pabaza mund të mbrohen,” deklaroi Rama në përgjigje të pyetjes së një gazetare, të cilën me një ton patriarkal e këshilloi të mos ngatërronte BE me OSBE-në kur i adresonte pyetje kryeministrit.

Duke folur për ligjin e medias Ministrja e Punëve të Jashtme e Suedisë, Ann Linde – vend që merr në vitin 2021 kryesinë e OSBE-së, i kërkoi kryeministrit që të konsultohet me shoqërinë civile dhe gazetarët përpara  se ta miratojë ligjin.

“Suedia është një mbrojtëse e zëshme e lirisë së medias dhe mendoj se është e rëndësishme që qeveria të konsultohet me shoqërinë civile dhe me gazetarët gjatë këtij procesi,” tha Linde.

“Liria e medias është një nga të drejtat bazike në çdo vend demokratik si edhe vendet kandidate për në BE,” shtoi ajo.

E ashtuquajtura paketa anti-shipje, përbëhet nga një seri amendamentesh të ligjit për median audiovizive të miratuara në dhjetor në parlament, që synojnë të fuqizojnë Autoritetin  Mediave Audivizive [AMA] dhe Këshillin e Ankesave brenda saj, të kontrollojnë përmbajtjen e medias online duke i dhënë mundësi të vendosin gjoba deri në 2 milionë lekë, të cilët ekzekutohen si titull ekzekutiv, pa kontroll gjyqësor.  Ligji u kthye mbrapsht në janar për rishikim në Kuvend nga Presidenti i Republikës, sipas të cilit paketa ligjore ishte antikushtetuese dhe cenonte lirinë e medias.

Më pas, me kërkesë të Këshillit të Europës, Komisioni i Venecias dha një opinion për ligjin duke e theksuar se ai mund të kishte efekt frikësues ndaj medias dhe lirisë së shprehjes në Shqipëri dhe nuk duhet të votohej në formën e miratuar nga mazhoranca në dhjetor.  Komisionin gjeti një seri të gjatë problematikash me projektligjin, që shkonin nga fushëveprimi i tij i gjerë, mungesa e pavarësisë dhe paanësisë nga politika dhe bizneset e mëdha e AMA-s dhe Këshillit të Medias, parashikimet që mund t’i jepnin të drejtë oligarkëve dhe të pasurve për të përdorur mantelin e anti-diskriminimit kundër lirisë së medias, dhe për procedurat e tij administrative jo të transparente që mund t’i çonte mediat online deri në mbyllje.

Pas bërjes publike të opinionit të Komisionit të Venecias, në korrik 2020, Këshilli i BE-së e lidhi këtë opinion me procesin e integrimit, si parakusht për mbajtën e konferencës së parë ndërqeveritare si pjesë të negociatave me BE-në.

Komisioni Europian gjithashtu shkruan në progres raportin e vitit 2020-të, të bërë publik të martën, se përfaqësues të qeverisë kanë premtuar që do t’i adresojnë kritikat e Komisionit të Venecias ndaj projektligjit.

“Amendimet e propozuara nuk përmbushin standardet dhe parimet ndërkombëtare të lirisë së medias dhe ngrenë shqetësime në lidhje me rritjen e censurës dhe vetëcensurës, dhe mund të përbëjnë hapa pas për lirinë e shprehjes në vend,” thuhet në raport.

“Përfaqësuesit nga shumica qeverisëse u angazhuan publikisht për të ndjekur udhëzimet e opinionit të Komisionit të Venecias,” shtoi BE.

Një ditë më pas, gjatë konferencës për shtyp kryeministri Edi Rama pati një lexim diametralisht të kundërt me BE-së për sa i përket opinionit të Komisionit të Venecias.

“Komsioni Venecias nuk tha që është në kundërshtim me parimet demokratike, ajo ka bërë disa vlerësime, ka dhënë disa rekomandime, të cilat ne do t’i trajtojmë, një nga një dhe do ta miratojmë ligjin,” tha Rama, ndërsa shtoi se qeveria nuk do të kërkonte një opinion të dytë mbi projektligjin nga Komisioni i Venecias.

Rama insistoi që ligji që kishte bërë nga qeveria e tij ishte më demokratik se ligjet për median në shumë vende të BE-së dhe se ja kërkonin biznesmenët që ndjeheshin të shantazhuar nga media  – edhe pse kjo vepër trajohet nga Kodi Penal dhe jo paketa anti-shpifje.

“E nisëm më modelin gjerman, na u tha që modeli gjerman nuk është demokratik, vijuam drejt modeleve franceze dhe kroate, e një model që nuk më kujtohen; dhe na u tha që edhe ato nuk janë demokratike dhe më pas bëmë një ligj shumë demokratik të mbështetur në konsulencën tonë me OSBE-në,” tha Rama, ndërsa shtoi se në opinion e tij ligji duhet të ishte dhe më i ashpër ndaj gazetarëve.

“Kur po flisnim për këtë ligj, mbështetja më e madhe erdhi nga biznesmenët, sepse ata shantazhohen,” përfundoi kryeministri shqiptar.

Etiketa: AdministrativeAMABEBiznesmenEdi RamagazetargazetareGjyqKandidateKodi PenalKomisioni EuropianKomisioni i VeneciasKryeministri Edi RamaKuvendLigjLiriaLiria e MediasMediaMjedisOligarkëOSBEparlamentprogresPunëQeveriaRamaraportrishikimShpifjeshqipShqipëriSuediaTwitter
Tjetri
KPK shkarkon kreun e Gjykatës Shkodër Arben Zefi

KPA la në fuqi shkarkimin e Arben Zefit për pasurinë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.