AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Problemi i madh COVID i Anglisë së Vogël

Mary FitzgeraldPeter GeogheganngaMary FitzgeralddhePeter Geoghegan
6 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ish-kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson. Foto: Boris Johnson/Twitter.

Rritja e shpejtë e infeksioneve dhe vdekjeve nga COVID-19 në Mbretërinë e Bashkuar mund të kuptohet më mirë duke medituar mbi një numër dështimesh dhe lajthitjesh tragjike që janë tipike angleze. Një ndjesi të qenit eksepsionalë, e cila reklamohet gjerësisht nga kryeministri Boris Johnson dhe Breksiterë të tjerë po rezulton fatale.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson. Foto: Boris Johnson/Twitter.

Në fund të shtatorit, nxënësit e Anglisë u dërguan në shtëpi me një letër nga Shëndeti Publik i Anglisë, organi zyrtar i ngarkuar me trajtimin e pandemisë. Në letër prindërit paralajmëroheshin që fëmijët e tyre të mos testoheshin për COVID-19 për sa kohë nuk kishin një nga këto tri simptoma: temperaturë, kollë e thatë e vazhdueshme ose humbje të nuhatjes apo shijes.

Ishte një mesazh çorientues, nëse merren parasysh provat e shumta se simptomat më të zakonshme të COVID-19 te fëmijët janë në fakt lodhje dhe dhimbje koke – dhe se tashmë vetë qeveria pranon se deri në 80% të rasteve te të rriturit (e ndoshta akoma më shumë te fëmijët) ka gjasa janë asimptomatike. Deri në korrik, sekretari i shëndetësisë në Mbretërinë e Bashkuar Matt Hancock, po nxiste qytetarët të testoheshin “nëse keni çfarëdolloj dyshimi.”

Por letra shpjegonte arsyen e këtij ndryshimi shinash: “Çdo herë që një test përdoret në mënyrë të papërshtatshme, një person me simptomat e COVID-19 mund të humbasë shansin që të testohet.”

Ky ishte një pranim i hapur i asaj që kryeministri Boris Johnson dhe qeveria e tij janë përpjekur ta mohojnë prej kohësh: Mbretëria e Bashkuar (dhe në veçanti Anglia) vijojnë të kenë mungesa në kapacitetin për të kryer testimet e nevojshme për të kontrolluar virusin. Me normat e infeksionit që po rriten dhe urdhërat për mbylljen në shtëpi që po rivendosen në të gjithë vendin – përfshirë edhe universitetet e hapura vetëm së fundmi – ky dështim rrezikon të bëhet edhe më i kushtueshëm.

Letra nënvijëzon dështimin e dukshëm të qeverisjes dhe llogaridhënies që bëri që Mbretëria e Bashkuar të kishte normën më të lartë të vdekshmërisë nga COVID-10 në Europë. Ndërsa shumë nga fqinjët tanë në Europë, – dukshëm Italia – janë duke ecur shumë më mirë në luftën kundër virusit, Britania i ngjan më shumë Shteteve të Bashkuara të goditura nga pandemia. Jo vetëm që Johnson dhe presidenti i SHBA-së Donald Trump u infektuan me virus pasi injoruan në mënyrë të papërgjegjshme rekomandimet zyrtare, administrata e Trump – duke u përballur me krizën e vet në kapacitetet testuese – nxiti gjithashtu së fundmi publikun të mos kërkojë testime, dhe kjo sërish kundër këshillave shkencore.

Uellsi, Skocia dhe Irlanda e Veriut kanë ndërmarrë përqasje të ndryshme nga qeveria e Johnson, shpesh duke imponuar kufizime më të rrepta në qarkullim. Deri së fundmi, ato kishin gjithashtu edhe shkallë më të ulëta infektimesh, megjithëse infeksioni tashmë po zgjerohet ndërsa dimri po afrohet. Por rritja e shpejtë e infeksioneve dhe vdekjeve në Mbretërinë e Bashkuar mund të kuptohet më mirë nëse shohim atë set dështimesh dhe lajthitjesh që janë tipike angleze dhe tragjike.

Për fillestarët, Shërbimi i Testimit dhe Gjurmimit i Shërbimi Kombëtar Shëndetësor i Anglisë (NHS) nuk po shpërndahet mjaftueshëm gjerësisht ndërsa NHS është i njohur si një shërbim të cilin qeveritë e njëpasnjëshme konservatore nuk e kanë financuar mjaftueshëm që prej dekadash. Në vend të kësaj,  një numër konfuzues i firmave private, përfshirë kompani shumëkombëshe konsulence dhe kontabiliteti si Deloitte, apo biznese të drejtuara nga aleatë të Partisë Konservatore, janë kontraktuar për të administruar skemën e shëndetit publik. Pavarësisht se bëhet fjalë për shuma të mëdha parash të taksapaguesve, shumë këto kontrata i janë dhënë kompanive pa tenderë me garë. Shpesh, kushtet e kontratave mbeten sekrete – duke shkelur ligjet dhe rregulloret – dhe duket se nuk përfshijnë penalitete në raste dështimesh. Disa firma kanë mundësi madje që të rishkruajnë në mënyrë të njëanshme kushtet e shërbimeve të dhëna prej tyre.

Kontrata të tilla janë pjesë e një tendence shumëdekadëshe të privatizimit të pjesëve kyçe të NHS-së pa konsultim publik, proces të rregullt apo llogaridhënie. Pas në maj, openDemocracy (media ku ne punojmë) ka kërcënuar se do të hedhë në gjyq qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar në mënyrë që të marrin informacion mbi marrëveshjet kontroverse të NHS-së për të dhënat e COVID me kompani të mëdha si Amazon, Google dhe Palantir. Kur të 160 faqet e kontratave më në fund u publikuan, ato vunë në dukje një projekt shumë më të vjetër që po “fut në krevat” me qetësi firmat private.

Ndërkohë, dhjetë vjet masash kursimesh i kanë lënë shërbimet publike në vështirësi përballë situatës. Që nga themelimi i Shëndetit Publik të Anglisë më 2012, buxheti i saj është ulur në 40% në terma realë. Në mënyrë josuprizë, COVID-19 ka goditur pjesët më të varfra të vendit më fort dhe në mënyrë disproporcionale ka prekur zezakët dhe minoritetet e tjera etnike nëpër të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

Dështimet e Mbretësisë së Bashkuar ndaj pandemisë – dhe të Anglisë në veçanti – janë gjithashtu politike. Ishte Anglia ajo që votoi në shumicë për dalje nga BE (Skocia votoi për të qëndruar me rezultatin 62-38%). Dhe ishte elektorati anglez ai që i dha Johnsonit mandatin e tij të fortë në zgjedhjet e përgjithshme të dhjetorit 2019. Në luftë me BE-në për kushtet e daljes nga unioni, qeveria e tij nuk i dha rëndësinë e duhur koordinimit me bllokun për prokurimet për COVID-19 dhe në çëhstje të tjera. Johnson në mënyrë të përsëritur u mburr me përgjigjen ndaj pandemisë si “më e mira në botë”, por të gjitha provat tregojnë të kundërtën. Eksepsionalizmi britanik, gjerësisht i reklamuar nga Breksiterët, po rezulton fatal.

Akoma më keq, ata që kanë ngritur pikëpyetje mbi narrativën optimiste të qeverisjes janë kritikuar si jopatriotikë, ose janë sulmuar sikur kanë një axhendë politike. James Cusick, korrespondenti i openDemocracy nga Uestminsteri, u ndalua të pyesë Douning Stritin nëpër konferencat për shtyp në lidhje me COVID-19 pasi raportimet e tij theksuan shqetësimet mes mjekëve për sigurinë e fëmijëve të sëmurë rëndë, zbuloi se si të dhënat nga spitalet dukej se mbështesnin argumentin në fjalë, theksonin neglizhencën e kushtueshme të qeverisë dhe pasojat që kjo neglizhencë shkaktoi te vdekjet mes punonjësve  të shëndetit publik. Organizata Reporterë pa kufij dënoi këtë dhe incidente të tjera si sulme “Trumpiane” kundër lirisë së shtypit.

E vërtetë, gjatë muajve të parë të 2020, qeveritë dhe autoritetet shëndetësore në të gjithë botën po vuanin për t’iu përgjigjur një situate të paprecedentë. Por gjashtë muaj më vonë, qeveria në mënyrë aktive po diskurajon prindërit që të mos testojnë fëmijët e tyre për një virus që sakaq ka vrarë gati 50 mijë njerëz në Mbretërinë e Bashkuar. Për më shumë, ka shenja shqetësuese që Anglia ende nuk ka stok të mjaftueshëm të vaksinës së gripit pavarësisht një fushate të stërmadhe publike që synon të bindë britanikët të vaksinohen.

Në prill, një tendë masive u ngrit përkohësisht në një park pranë një shkolle në Londrën lindore, mu para syve të fëmijëve. Ai ishte një morg i përkohshëm. Johnson dhe ministrat e tij janë përpjekur në mënyrë të vazhdueshme t’ia hedhin fajin njerëzve për COVID-19, para së gjithëve, të rinjve. Por nëse një tendë e tillë rishfaqet, ata nuk do të kenë askënd tjetër për t’ia hedhur fajin veç vetvetes.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate. Little England’s Big COVID Problem

Etiketa: AdministrataAmazonBEBoris JohnsonbuxhetiCOVIDCOVID-19Donald TrumpGjyqGoogleIrlandaItaliakonsulencekufizimeMbretëria e BashkuarMediaMjekmjekëpandemiaParaProject SyndicateQeveriareporterSHSHBAspitalettendertestimeTestimetTrumpTwittervaksinvaksinëvirusZgjedhjet
Tjetri
Prokurori Arben Qosja përballet me pyetje për pagesat e kësteve të apartamentit

Prokurori Arben Qosja përballet me pyetje për pagesat e kësteve të apartamentit

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.