AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Shqiptarët lavdërojnë “luftën e drejtë” të UÇK-së pas dorëheqjes së Thaçit

Xhorxhina BamingaXhorxhina Bami
6 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Hashim Thaçi gjatë konferencës ku dha dorëheqjen. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Liderët politikë në Shqipëri dhe Kosovë vlerësuan “luftën e drejtë për çlirim” të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës pasi presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dha dorëheqjen për t’u përballur me akuzat për krime lufte në Hagë.

Hashim Thaçi gjatë konferencës ku dha dorëheqjen. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Politikanët etnikë shqiptarë dhe ish-bashkëluftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të presidentit Hashim Thaçi lavdëruan të enjten luftën e UÇK-së 1998-1999 kundër forcave serbe, pasi Thaçi njoftoi se po jepte dorëheqjen pas konfirmimit të një aktakuze që e akuzon atë për krime lufte.

Kryeministri shqiptar Edi Rama shkroi në Twitter se Thaçi ka “gjithë mbështetjen dhe solidaritetin e Shqipërisë në këtë betejë të radhës për Kosovën dhe për drejtësinë e pacënueshme të Luftës Çlirimtare”.

“Procesi absurd ndaj tij do të vulosë përfundimisht pastërtinë e UÇK-së dhe pamundësinë për ta rishkruar historinë e saj”, tha Rama.

Presidenti shqiptar Ilir Meta tha në Twitter se “lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe heroike” dhe se ai vlerëson vendimin e Thaçit për të dhënë dorëheqjen.

Thaçi, i cili ishte udhëheqësi politik i UÇK-së gjatë luftës, është akuzuar për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krime lufte, duke përfshirë vrasje, zhdukje me forcë të personave, përndjekje dhe tortura.

Krimet thuhet se ishin u kryen kundër shqiptarëve të Kosovës, serbëve, romëve dhe njerëzve të etnive të tjera, dhe viktimat dyshohet se përfshijnë kundërshtarë politikë.

Pasi Thaçi njoftoi dorëheqjen, makina e tij u pa duke mbërritur në zyrat e misionit të sundimit të ligjit të BE-së në Kosovë, EULEX.

Më herët të enjten, dy të dyshuar të tjerë të paditur, kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe Rexhep Selimi, kreu i grupit parlamentar të partisë më të madhe të opozitës së Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje, u dorëzuan te EULEX-i para tyre transferimi i pritur në Hagë.

Të gjithë do të dalin në gjyq në Dhomat e Specializuara të Kosovës, e cila u krijua për t’u marrë me krimet e kohës së luftës dhe pas-luftës që pretendohet të jenë kryer nga guerilasit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga 1998 në 2000.

Menjëherë pas njoftimit të Thaçit, ish-bashkëluftëtarë dhe politikanë të Kosovës bënë deklarata mbështetjeje që lavdëronin gjithashtu luftën e UÇK-së kundër shtypjes së forcave të presidentit jugosllav Sllobodan Millosheviç.

Zyra e kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti tha në një deklaratë se “Ushtria Çlirimtare e Kosovës luftoi për çlirimin e vendit tonë” dhe se “askush nuk mund të gjykojë luftën tonë për liri”.

Ish-komandanti i UÇK-së Fatmir Limaj, kreu i një prej partive të vogla në koalicionin qeverisës, Nisma Socialdemokrate, NISMA, deklaroi se ishte i sigurt se “bashkëluftëtari i tij, presidenti i vendit, z. Hashim Thaçi dhe të gjithë të pandehurit e tjerë do ta mbrojnë luftën e UÇK-së ” me dinjitet.

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, kreu i një tjetër partie të vogël në koalicionin qeverisës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, deklaroi se UÇK-ja ishte një “faktor unifikues në vite krenarie dhe sakrifice”.

Ai shtoi se “presidenti Thaçi, Kadri Veseli dhe të gjithë bashkëluftëtarët e mi që po përballen me gjyqësorin ndërkombëtar, duhet të kenë mbështetje nga ne dhe nga qeveria e Kosovës, pa asnjë rezervë”.

Limaj dhe Haradinaj janë shpallur më parë të pafajshëm për krime lufte nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë.

Kryetarja e parlamentit Vjosa Osmani tani do të jetë presidente e përkohshme e Kosovës derisa të zgjidhet një kryetar i ri i shtetit.

Etiketa: aktakuzëAvdullah HotiBEDhomat e SpecializuaradoreheqjeEdi RamaEULEXFatmi LimajFatmir LimajGjykataGjykata SpecialeGjyqHaradinajHashim ThaçiHotiIlir Metakadri veseliKosovëKrimekrime luftekryetarLuftaLufteMakinambështetjeMetanismaParaPartisë DemokratikepresidenteQeveriaRamaRamush HaradinajRexhep SelimiromromëshqipShqipëritorturaTwitterUCKUshtriaVetëvendosjeVjosaVjosa Osmanivrasjezhdukje
Tjetri
A janë zgjedhjet në SHBA si zgjedhjet shqiptare?

A janë zgjedhjet në SHBA si zgjedhjet shqiptare?

Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
sanksionet ruse analize

Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës   

06:38 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.