AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Joe Biden shpallet presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara

BIRNngaBIRN
6 years më parë
në Artikull kryesor, Faqja e pare, Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Fituesi i garës presidenciale, Joe Biden, zëvendësja e tij, Kamala Harris dhe bashëshortët e tyre gjatë fushatës. Foto: Twitter

Sipas projeksioneve të CNN dhe Associated Press, demokrati Joe Biden fiton Pensilvaninë dhe Shtëpinë e Bardhë, duke mundur Donald Trump dhe u zgjedhur presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Fituesi i garës presidenciale, Joe Biden, zëvendësja e tij, Kamala Harris dhe bashëshortët e tyre gjatë fushatës. Foto:JoeBiden/ Twitter. 

Sipas projeksioneve të rrjetit CNN dhe agjencisë Associated Press, demokrati Joe Biden është fituesi i garës presidenciale me Donald Trump dhe do të ngjitet në Shtëpinë e Bardhë si presidenti  i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Biden u shpall fitues i Pensilvanisë të shtunën, duke tejkaluar 270 votat elektorale që nevojiten për Shtëpinë e Bardhë. Ai do të drejtojë një vend thellësisht të ndarë, që përballet me sfida të shumëfishta; përfshi shpërthimin pandemik të COVID-19 dhe ndikimin e tij në ekonomi.

Fitorja e Biden u shpall katër ditë pas ditës së votimit dhe u përcaktua nga kthimi në ngjyrë blu i një numri të vogël shtetesh të lëkundura –të cilët katër vjet më parë i dhanë fitoren Trumpit.

Ai fitoi shtetet e Miçiganit dhe Uiskonsin, ruajti avantazhin në Arizona dhe Nevada si dhe ktheu në favorin e tij rezultatet në Pensilvani dhe Xhorxhia, kjo e fundit e fituar për herë të fundit nga demokratët në vitin 1992. Biden fitoi gjithashtu rreth 4 milionë vota popullore më shumë sesa Trump dhe mbi 74 milionë vota në total, duke shënuar një rekord të ri në zgjedhjet presidenciale të Amerikës.

Presidenti Donald Trump nuk e ka pranuar humbjen dhe ndërsa shtegu për një mandat të dytë ngushtohej, ai ngriti një tymnajë dyshimesh mbi integritetin e zgjedhjeve dhe paralajmëroi beteja ligjore në disa prej shteteve. Fushata e Trump kontestoi përgjithësisht votat e dorëzuara përmes postës – por një mori padish dhe betejash ligjore të nisura në shtetet përcaktuese u konsideruan të pabaza dhe pa meritë.

Një senator veteran i shtetit të vogël të Delauere dhe zv.president për tetë vite në Presidencën Obama, Biden mundi dy duzina me kandidatë përpara se të nominohej nga demokratët si kandidati i tyre për President. Kjo ishte përpjekja e tij e tretë për Shtëpinë e Bardhë, pasi kishte dështuar më parë të siguronte mbështetje në vitet 1988 dhe 2008.

Biden lindi në Skranton të Pensilvanisë dhe u rrit në Delauere si djali i një shitësi makinash të përdorura – origjinë e cila i dha atij nofkën “Joe i klasës së mesme”.  Historia e tij personale është e përndjekur nga tragjeditë.

Në vitin 1972, Biden humbi në një aksident automobilistik bashkëshorten e tij të parë, Neilia dhe vajzën e tij të vogël, Naomi –ndërsa u betua në mënyrë dramatike si senator nga dhoma e spitalit ku po kuroheshin dy djemtë e tij, Beau dhe Hunter, të cilët i mbijetuan aksidentit.

Në 2015, Beau vdiq në moshën 46 vjeçare nga kanceri, në një kohë kur konsiderohej si yll në ngjitje në politikën amerikane.

Në kontrast me presidentin Trump, Biden udhëhoqi një fushatë të kujdesshme dhe ruajti një profil të ulët për shkak të pandemisë së COVID-19, e cila ka shkaktuar vdekjen e mbi 230 mijë amerikanëve. Qasja e kritikuar e administratës Trump ndaj pandemisë konsiderohet si një nga faktorët kyçë që i siguroi atij fitoren.

Gjatë muajve të fushatës, Biden ka thënë në mënyrë të përsëritur se do t’i japë fund qeverisjes së devijuar të administratës Trump, ndërsa ka bërë thirrje për unitetin e amerikanëve.

“Ne jemi në një betejë për shpirtin e Amerikës,” ka thënë ai, duke premtuar se do të punojë njësoj si për mbështetësit, ashtu edhe për kundërshtarët e tij.

Me fitoren e Biden, Shtetet e Bashkuara pritet t’u rikthehen një sërë marrëveshjesh ndërkombëtare nga të cilat Trump u tërhoq, përfshi Marrëveshjen e Parisit për ndryshimet klimatike apo paktin me Iranin për kufizimin e armëve bërthamore.

Zgjedhja e tij pritet gjithashtu të relaksojë marrëdhëniet me aleatët tradicionalë të Shteteve të Bashkuara –veçanërisht me Europën –si dhe të rikthejë në pozita më të forta aleancën transatlantike.

Fitorja e Joe Biden është ndjekur me tifozllëk edhe nga shqiptarët –ku presidenti i ri vlerësohet për kontributin e dhënë për pavarësinë e Kosovës dhe e quan veten “një mik i shqiptarëve” në Ballkan.

Në një letër drejtuar komunitetit shqiptaro-amerikan përpara zgjedhjeve, Biden zotohej se do të ndryshonte qasjen e zhbalancuar të administratës Trump në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë si dhe ofronte mbështetje për reformat në Shqipëri, në mënyrë që vendi të lëvizë përpara drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Etiketa: aksidentArmëBallkanBidenCNNCOVIDCOVID-19Donald TrumpekonomifushataJoe BidenKamala HarrisKosovëmbështetjeNdryshimet klimatikeNevadapresidentSHshqipShqipëriShtetet e BashkuaraShteteve të Bashkuara të AmerikësTrumpTwitterVotaZgjedhjet
Tjetri
Fitorja e pasigurt e Biden

Fitorja e pasigurt e Biden

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.