Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Gjyqtare
  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit
  • Prokurore
  • KPK
  • Gjykata e Apelit Tiranë
  • Mjedisi
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Rajoni

TI: Përkeqësohet perceptimi për korrupsionin në Ballkan, Europën Qendrore

Milica StojanovicNgaMilica Stojanovic
13:13 | 28/01/2021
Në Rajoni
Kohe leximi: 4 minuta
A A
0
TI: Përkeqësohet perceptimi për korrupsionin në Ballkan, Europën Qendrore

Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit i Transparency International për v itin 2020. Grafiku: transparency.org/cision

Share on FacebookShare on Twitter

Me disa përjashtime, Indeksi i fundit i Perceptimit Global të Korrupsionit tregoi se shumica e vendeve në Europën Juglindore dhe atë Qendrore nuk bënë aspak progres – ose ranë në renditje – përsa i takon niveleve të perceptuara të korrupsionit publik.

Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit i Transparency International për v itin 2020. Grafiku: transparency.org/cision

Perceptimet e korrupsionit publik u përkeqësuan në shumicën e vendeve të Europës Juglindore dhe asaj Qendrore, sipas Indeksit më të ri të Perceptimit Global të Korrupsionit botuar të enjten nga Transparency International.

Bosnja dhe Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut u renditën përsëri më keq në Ballkanin Perëndimor, me 35 pikë nga 100 – ku 100 pikë nënkupton që vendi është shumë i pastër dhe 0 pikë krejt e kundërta – dhe ndajnë vendin e 111-të në listën e 180 vendeve.

Maqedonia e Veriut ra me pesë vende, nga e 106-ta që ishte vitin e kaluar, ndërsa Bosnja dhe Hercegovina ra më shpejt, me 10 vende, nga vendi i 101-të që ishte vitin e kaluar.

Bosnja dhe Hercegovina ishte një nga 22 vendet që Transparency International tha se kishte parë një rënie të ndjeshme që nga viti 2012, së bashku me Libanin dhe Malavi.

Renditja e Serbisë dhe e Kosovës gjithashtu u përkeqësua krahasuar me vitin 2019. Serbia ra me një pikë, nga 39 pikë në 38 pikë, dhe u rendit në vendin e 94-të në vitin 2020, nga vendi i 91-të që ishte një vit më parë.

Kosova u vlerësua përsëri me 36 pikë dhe u rendit në vendin e 104-të, një rënie prej tre vendesh krahasuar me një vit më parë.

Sipas raportit, Serbia mori rezultatin e saj më të ulët në CPI që nga viti 2012 dhe “sfidat më të mëdha të korrupsionit të vendit përfshijnë probleme serioze me sundimin e ligjit, erozionin e vazhdueshëm demokratik dhe përpjekje për të heshtur zërat kritikë”.

Duke iu referuar pandemisë së fundit, raporti vuri në dukje se, “Në përgjigje të COVID-19, Serbia ndërmori disa hapa të diskutueshme, duke përfshirë pezullimin e parlamentit, vendosjen e orarit të gjatë policor dhe nxitjen e dhunës kundër protestuesve.

Pas vitesh neglizhence, sistemi shëndetësor i vendit u vu në provë nga COVID-19, me pasoja të tmerrshme. Korrupsioni mbetet një pengesë për specializimin mjekësor dhe progresin në karrierë”, theksoi ai.

Kroacia mbajti të njëjtin rezultat (47 pikë) dhe renditje (vendi i 63-të) me vitin e kaluar. Mali i Zi gjithashtu mbajti të njëjtën rezultat (45 pikë), por ra në renditje nga vendi i 66-të në atë të 67-të.

Shqipëria e përmirësoi rezultatin e saj, duke kaluar nga 35 në 36 pikë dhe renditja e saj u rrit nga vendi i 106-të në atë të 104-të. Turqia shënoi 40 pikë (nga 39 pikë që mori në 2019) dhe u rendit në vendin e 86, nga vendi i 91 që ishte në 2019.

Moldavia gjithashtu e përmirësoi rezultatin e saj, nga 32 në 34 pikë, dhe renditjen e saj nga vendi i 120-të në vendin e 115-të.

Greqia përsëri  e përmirësoi rezultatin e saj, nga 48 në 50 pikë, dhe renditjen e saj, nga vendi i 60-të në atë të 59-të.

Rumania shënoi 44 pikë, njësoj si vitin e kaluar dhe ndau vendin e 69-të me Bullgarinë dhe Hungarinë. Megjithatë, sipas raportit, ai “vazhdimisht vlerësohet si një nga vendet më të korruptuara të Bashkimit Europian (BE) në Indeks”.

“Shpenzimet e vendit për kujdesin shëndetësor janë gjithashtu nën mesataren e BE-së. Përveç nënfinancimit, Rumania ka mungesë të personelit mjekësor”, vuri në dukje raporti.

Republika Çeke, Sllovakia dhe Polonia gjithashtu ranë në renditjen e vitit 2020, krahasuar me vitin e kaluar. Republika Çeke shënoi 44 pikë dhe u rendit në vendin e 49-të, krahasuar me vendin e 44-të në 2019. Sllovakia shënoi 49 pikë dhe u rendit në vendin e 59-të, krahasuar me vendin e 60-të që ishte vitin e kaluar.

Polonia u rendit në vendin e 45-të, një rënie nga e 41-ta që ishte vitin e kaluar dhe shënoi 56 pikë krahasuar me 58 që kishte në 2019. Sipas Transparency International, ajo “ra në mënyrë të konsiderueshme në Indeks, duke rënë me shtatë pikë që nga 2015”.

“Partia qeverisëse e vendit ka promovuar vazhdimisht reformat që dobësuan pavarësinë gjyqësore. Erozioni i qëndrueshëm i sundimit të ligjit dhe mbikëqyrjes demokratike kanë krijuar kushte që korrupsioni të lulëzojë”, tha raporti.

“Një përpjekje për të siguruar mosndëshkim për zyrtarët që shkelën ligjin në lidhje me pandeminë COVID-19 dhe goditja e ashpër e policisë ndaj protestuesve paqësorë të të drejtave të grave rriti tensionet në vend dhe zbuloi synimet e partisë në pushtet për të forcuar më tej pushtetin e saj”, shtoi ajo.

Transparency International, me qendër në Berlin, i ndan të gjitha vendet në gjashtë grupe gjeografike: Amerikat, Europa Perëndimore dhe BE-ja, Europa Lindore dhe Azia Qendrore, Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut, Afrika Sub-Sahariane dhe Azia Paqësore.

Pastaj mat nivelet e perceptuara të korrupsionit në secilin shtet dhe jep pikë nga 0 në 100. Një rezultat prej 100 pikësh do të thotë një perceptim “shumë i pastër”, ndërsa 0 do të thotë “shumë i korruptuar”.

Fituesit në listë janë të njëjtë me vitin 2019: Danimarka, Finlanda, Suedia, Holanda, Gjermania, Luksemburgu, Zvicra, Norvegjia, Zelanda e Re dhe Singapori. Pesë vendet të renditura në fund ishin Venezuela, Siria, Jemeni, Somalia dhe Sudani i Jugut.

Etiketa: BallkaniIndeksKorrupsionraportTransparency International
Tjetri
Arjana Fullani kërkon të drejtën për t’u rikthyer në sistemin gjyqësor

Kolegji vendosi ‘i përçarë’ pro sanksionit 15-vjeçar për Arjana Fullanin

Më të lexuarat

TI: Përkeqësohet perceptimi për korrupsionin në Ballkan, Europën Qendrore

TI: Përkeqësohet perceptimi për korrupsionin në Ballkan, Europën Qendrore

13:13 | 28/01/2021
Projektit të urës së madhe të Kukësit nuk i duket fundi

Projektit të urës së madhe të Kukësit nuk i duket fundi

16:53 | 31/05/2023
Irena Brahimi

KPA dëgjon qëndrimet për analizën financiare të gjyqtares Irena Brahimi

19:00 | 05/06/2023
Ekspertet bëjnë thirrje për kufizimin e ligjit shqiptar për përgjimet

Zyrtarja e lartë e Ministrisë së Shëndetësisë arrestohet për korrupsion në një tender

22:49 | 02/06/2023
Deputetët e Kuvendit bashkojnë votat për rritjen e pagave të tyre

Nga se rriten pagat?

14:10 | 30/05/2023
Gjyqtarja Matilda Fetau konfirmohet në detyrë

Gjyqtarja Matilda Fetau konfirmohet në detyrë

16:54 | 29/05/2023
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.