AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Bujqësia në Turqi përballet me vështirësi të mëdha

Hamdi Fırat BuyukngaHamdi Fırat Buyuk
5 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese: Pixabay.

Turqia është e pasur me tokë pjellore, ujë dhe fermerë të aftë. Por industria e saj bujqësore është në rënie të shpejtë dhe kritikët fajësojnë për këtë dështimin e politikave të qeverisë, kostot në rritje dhe mbështetjen e vogël të shtetit.

Foto ilustruese: Pixabay.

Për pesë breza me radhë, familja e Ahmetit ka punuar tokën e pasur bujqësore të Trakisë në Turqinë veriperëndimore.

Në 15 hektarë, familja për vite me radhë ka kultivuar luledielli, panxhar sheqeri dhe grurë.

Por, Ahmeti tha se (jo emri i tij i vërtetë), “gjatë 10 viteve të fundit kemi ndaluar prodhimin e panxharit të sheqerit dhe grurit dhe tani po punojmë vetëm gjysmën e tokës tonë për shkak të kostove të larta dhe mungesës së mbështetjes nga qeveria.”

“Tani, çdo ditë fermerë të rinj zgjedhin të mos vazhdojnë më këtë punë”, tha ai or BIRN. “Këtë mund ta vini re te prodhimi dhe rritja e çmimeve në treg.”

Dikur një nga gjigantët në botë përsa i përket bujqësisë, Turqia tani po lufton për të ushqyer njerëzit e saj për shkak të asaj që ekspertët dhe fermerët thonë se janë politikat e gabuara të qeverisë nën drejtimin e presidentit Rexhep Tajip Erdogan dhe mungesës së mbështetjes së shtetit.

Vitin e kaluar, sipas të dhënave zyrtare, vendi importoi 9.75 milion tonë grurë, më shumë se çdo vend tjetër në botë.

Fermerët, ndërkohë, nuk po punojnë më.

Sipas agjencisë shtetërore të statistikave, TurkStat, gjatë dekadës së fundit numri i fermerëve në Turqi është përgjysmuar, nga 1.1 milionë që ishte në 2010 në 568,000 në vitin 2020, ndërsa toka bujqësore e vendit u ul me më shumë se 18 për qind midis vitit 2002 dhe 2020

Sedat Baskavak i Unionit të Fshatarëve që Prodhojnë Gjithçka, TUMKOYSEN, përmendi rëniet në prodhimin e një sërë ushqimesh, në një kohë kur u rrit me dyfish nga 65 milionë që ishte në vitin 2002 në afërsisht 83 milionë që është sot.

“Prodhimi nuk u rrit”, tha ai. “Përkundrazi, ai u ul ose mbeti njësoj.”

“Kur marrim parasysh uljet e prodhimit dhe popullsinë në rritje, rezultatet katastrofike mund të kuptohen më mirë”, tha Baskavak për BIRN. “Kombet e Bashkuara, ekspertët dhe opozita po e paralajmëronin qeverinë se këto lloj politikash mund të çojnë në një krizë ushqimore, siç po përjetojmë sot.”

Rritje e borxheve

Foto ilustruese: Pixabay.

Inflacioni i ushqimit në Turqi qëndroi në 20 për qind nga viti në vit në shkurt, sipas Konfederatës së Sindikatave Turke, TURK-IS.

Por fermerët thonë se qeveria po bën shumë pak në drejtim të subvencioneve dhe mbështetjes tjetër për të nxitur prodhimin.

“Mbështetja nga qeveria zvogëlohet çdo vit, por kostoja e prodhimit rritet në mënyrë dramatike”, tha Yasar Akcali, një fermer nga rajoni i Egjeut në Manisa, një nga qendrat kryesore bujqësore të vendit.

Akcali merret me prodhim rrushi dhe ulliri të cilësisë se lartë dhe  akuzoi qeverinë për dështimin e një kërkese të vendosur nga BE-ja për Turqinë, për të caktuar një për qind të buxhetit të shtetit për fermerët, një pretendim që qeveria kundërshton.

“Pesëdhjetë kilogram pleh sot kushtojnë 181 lira, por pesë vjet më parë kushtonte 35-40 lira”, tha ai për BIRN. “Vitin e kaluar kam paguar 4,000 lira për pleh, por këtë vit pagova 9,000. E njëjta gjë vlen edhe për pesticidet bujqësore. Çdo vit kostoja dyfishohet, por mbështetja për fermerët po zvogëlohet.”

Ai u tall me faktin që shteti u siguron naftë dhe pleh me vlerë 375 lira.

“Këto para nuk ma mbushin dot as një herë të vetme serbatorin e traktorit”, tha ai. “Qeveria nuk bën asgjë për këtë dhe nuk mund të bëjë dot asgjë. Ata interesohen vetëm të shpëtojnë ditën në vend që të krijojnë strategji afatgjata.”

Partia kryesore e opozitës Partia Popullore Republikane, thotë se borxhet e fermerëve janë rritur.

“Gjatë sundimit të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim të Erdoganit, importet tona bujqësore arrijnë gjithsej rreth 110 miliard dollarë, ndërsa eksportet tona janë rreth 80 miliard dollarë, duke lënë një deficit prej 30 miliard dollarësh”, tha deputeti i CHP Ayhan Barut. “Borxhi i fermerëve tanë është rritur me 72 herë nga 2.5 miliardë në mbi 180 miliardë lira.”

Migrimi në qytete

Foto ilustruese: Pixabay.

Ahmeti, i cili foli për BIRN me kusht që të mos identifikohej me emrin e tij të vërtetë, tha se qeveria e Erdoganit  kishte zgjedhur të importonte në vend që të mbështeste fermerët turq. Ai gjithashtu përmendi privatizimin e ndërmarrjeve publike.

“Fabrikat publike të sheqerit në qytetet veriperëndimore të Edirnes dhe Kirklarelit ishin klientët tanë kryesorë për panxhar sheqeri, por qeveria i shiti ato në fillim të viteve 2010 dhe pas një kohe të shkurtër këto kompani u mbyllën”, tha Ahmeti.

“Në vitin 2018, qeveria filloi të shesë tokat dhe pronat e saj me çmime të lira në mëyrë që të mbushte buxhetin e shtetit, por fermerët dhe prodhimi i sheqerit humbi çdo gjë.”

Baskavak tha se popullsia rurale e Turqisë kishte rënë me 12 për qind që kur Erdogani erdhi në pushtet në 2002, mbështetja për fermerët ishte ndërprerë dhe barrierat e tarifave për produktet bujqësore u hoqën.

“Ajo që ne përjetojmë sot është rezultat i këtyre politikave”, tha Baskavak për BIRN.

Ahmeti dhe Akcali thanë se dinin për shumë kolegë fermerë që kishin shitur çdo gjë dhe të tjerë që po planifikonin t’i shisnin për të paguar borxhet.

“Fermerët nuk duan të merren me bujqësi sepse kostot janë më të larta sesa fitimi”, tha Ahmet. “Shumë nga kolegët tanë hoqën dorë nga bujqësia dhe migruan në qytete më të mëdha ose filluan të punojnë në fabrika. Nëse situata vazhdon kështu, nuk shoh mundësi tjetër përveç se ta shes edhe unë tokën time.”

Akcali tha se ishte i motivuar nga më shumë sesa thjesht fitimi i jetesës por edhe kjo mund të mos ishte e mjaftueshme.

“Dua që fëmijët dhe nipërit e mbesat e mia të shohin natyrën, tokat tona dhe kulturën tonë kur të vijnë të na vizitojnë në fshatin tonë”, tha ai. “Kjo është arsyeja e vetme pse unë vazhdoj të merrem me bujqësi. Nëse qeveria nuk ndan të paktën gjysmën e kostove, nuk mund të flasim fare për fitime.”

“Thelbi i zhvillimit është bujqësia”, tha ai për BIRN, megjithatë sot, “Holanda, me përmasa më të vogla se Rrafshi i Konjës në Anatolinë qendrore, po kryeson bujqësinë globale ndërsa bujqësia turke, e cila ka më shumë toka, ujë dhe natyrë, po merr fund.”

Etiketa: BEBIRNBorxhiBujqesiCHPEmriErdoganImportetInflacioniKombet e BashkuaraliraOpozitapaktParaPartiaPartia Popullore RepublikaneprodhimQeveriarajoniRecep Tayyip ErdoganrepublikaneRexhep Tajip ErdoganRritja e çmimeveSHTokaTregTurqiTurqiazhvillim
Tjetri
Gratë kosovare e justifikojnë dhunën mashkullore, thotë studimi

Mekanizmi i çalë i mbrojtjes i lë në baltë gratë e dhunuara

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.