AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Biden dhe të drejtat e njeriut

Joseph S. Nye, Jr.ngaJoseph S. Nye, Jr.
5 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Protestë e ujgurëve kundër Kinës jashtë Shtëpisë së Bardhë, Uashington. Foto: Wikipedia.

Objektivat që presidentët amerikanë i kanë vënë si qëllim vetes gjatë viteve nuk pasqyrojnë kërkimin e drejtësisë në një nivel ndërkombëtar të ngjashme me atë që ata aspironin në vend. Në të njëjtën kohë, shoqëritë liberale e kanë për detyrë të ruajnë vlerat përtej kufijve të tyre dhe kjo është një pjesë e interesit të tyre kombëtar.

Protestë e ujgurëve kundër Kinës jashtë Shtëpisë së Bardhë, Uashington. Foto: Wikipedia.

Gjatë karrierës së gjatë të Joe Biden në Senatin Amerikan, ai mbështeti gjatë të drejtat e njeriut si një qëllim i politikës së jashtme amerikane. Tani, si president, angazhimi i Biden në këtë fushë po vihet në provë.

Politika e jashtme përfshin shkëmbime midis shumë çështjeve, duke përfshirë sigurinë, interesat ekonomikë dhe vlera të tjera. Por kur bëhet fjalë për të drejtat e njeriut, shkëmbimet shpesh shkaktojnë akuza për hipokrizi ose cinizëm.

Merrni parasysh vrasjen e vitit 2018 të gazetarit disident saudit Jamal Khashoggi në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll. Ish-presidenti Donald Trump u kritikua se shpërfilli provat e qarta të një krimi brutal në mënyrë që të ruante marrëdhënie të mira me Princin e Kurorës Saudite Mohammed bin Salman, i njohur më mirë si MBS.

Liberalët e kritikuan reagimin e butë të Trump ndaj vrasjes së Khashoggi-t. Edhe Wall Street Journal shkroi se “ne nuk njohim ndonjë president, madje as pragmatistë të pamëshirshëm si Richard Nixon ose Lyndon Johnson, që do të kishte shkruar një deklaratë publike si kjo, pa përmendur vlerat dhe parimet e Amerikës”.

Trump kishte si përparësi primare qasjen në naftë, shitjet e pajisjeve ushtarake dhe stabilitetin rajonal si thelbësore, por shpërfilli faktin që ruajtja e vlerave dhe parimeve që janë tërheqëse për të tjerët është gjithashtu një interes i rëndësishëm kombëtar. Mbrojtja e të drejtave të njeriut i tregon botës se kush janë amerikanët, dhe rrit fuqinë e butë të Amerikës, pra, aftësinë për të marrë atë që dëshirojmë përmes joshjes sesa përmes detyrimit ose pagesës.

Për të kombinuar këto tre lloje interesash të ndryshme në politikën e jashtme nevojitet gatishmëri për të arritur kompromise, të cilat kritikohen sapo arrihen. Gjatë fushatës 2020, Biden e kritikoi Trump-in se bëri një sy qorr për rolin e MBS në vrasjen e Khashoggi-t. Me t’u bërë president, ai autorizoi Drejtorin e Inteligjencës Kombëtare që të bënte publik një raport të deklasifikuar që ia ngarkonte fajin MBS, i ndaloi hyrjen në SHBA 76 individëve sauditë dhe kufizoi përdorimin e armëve amerikane në luftën saudite në Jemen.

Por kritikët liberalë argumentuan se Biden duhet të kishte shkuar më tej dhe duhet të kishte njoftuar se SHBA-ja nuk do të punonte me MBS, duke i bërë presion mbretit Salman që të emëronte një princ tjetër kurore. Shumë ekspertë të Mbretërisë argumentojnë se ky lloj ndryshimi regjimi ishte përtej kapacitetit të Amerikës. Ndryshe nga Trump, Biden përmendi vlerat amerikane, por ngriti pyetje mbi faktin nëse ai arriti ekuilibrin e duhur.

Çështje të ngjashme kanë lindur në lidhje me politikën e Biden ndaj Kinës. Biden kritikoi presidentin kinez Xi Jinping se nuk kishte “asnjë kockë demokratike në trupin e tij” dhe kur Sekretari i Shtetit Antony Blinken dhe Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan u takuan me homologët e tyre kinezë në Anchorage, ata kritikuan shkeljet e të drejtave të njeriut të Kinës në Xinjiang dhe shtypjen e demokracisë dhe mbrojtësve të saj në Hong Kong. Në lidhje me Rusinë, Biden u pajtua me një deklaratë se presidenti Vladimir Putin ishte “një vrasës”.

Megjithatë, kur erdhi koha për të ftuar liderët në një samit amerikan në lidhje me çështjet klimatike, Xi dhe Putin u futën në listë (megjithëse ftesa saudite i shkoi mbretit Salman, jo djalit të tij). A ishte kjo një hipokrizi apo një vlerësim realist se ndryshimet klimatike janë që kërcënim i madh që nuk mund të menaxhohet pa bashkëpunimin e qeverive të këtyre vendeve?

Për shembull, Kina është tani emetuesi më i madh në botë i gazrave serrë dhe Arabia Saudite është në pishinën më të madhe të hidrokarbureve. Nëse ata nuk janë të pranishëm në tryezë, nuk mund të ketë zgjidhje për problemin tonë të klimës. Ne do të duhet të mësojmë rëndësinë e ushtrimit të pushtetit me të tjerët, si dhe ndaj të tjerëve, nëse dëshirojmë të merremi me ndërvarësinë ekologjike. Kjo do të thotë se duhet të punojmë me Kinën për çështjet e klimës dhe pandemisë edhe kur ne kritikojmë rezultatet e saj në lidhje me të drejtat e njeriut.

Atëherë, si mund të vendosim nëse liderët tanë bëjnë “zgjedhjet më të mira morale” në këto rrethana? Siç unë argumentoj në librin tim “A ka rëndësi morali? Presidentët dhe politika e jashtme nga FDR deri te Trump”, ne mund të fillojmë duke u siguruar që t’i gjykojmë ata në aspektin e “etikës tredimensionale” që merr parasysh qëllimet, mjetet dhe pasojat, dhe duke mësuar nga realizmi, liberalizmi dhe kozmopolitizmi, në këtë rend.

Të drejtat e njeriut nuk duhet të përcaktohen si një përballje e vlerave kundër interesave kombëtare të SHBA-së, sepse vlerat janë pjesë e interesit kombëtar të Amerikës. Ne duhet të fillojmë me realizmin, por jo të ndalemi këtu. Ne duhet të pohojmë vlerat tona në mënyrën në të cilën ato kanë shumë të ngjarë të bëjnë një ndryshim. Në të njëjtën kohë, nëse nuk fillojmë me realizmin, së shpejti do të rizbulojmë se rruga për në ferr është e shtruar me qëllime të mira.

Objektivat që presidentët amerikanë i kanë vënë si qëllim vetes gjatë viteve nuk pasqyrojnë kërkimin e drejtësisë në një nivel ndërkombëtar të ngjashëm me atë që ata aspironin në vend. Në Kartën e Atlantikut 1941 (një nga dokumentet themeluese të rendit ndërkombëtar liberal), presidenti i SHBA-së Franklin D. Roosevelt dhe kryeministri britanik Winston Churchill deklaruan përkushtimin e tyre ndaj lirisë nga dëshira dhe frika. Por Roosevelt nuk u përpoq ta riprodhonte Marrëveshjen e tij të Re në nivelin ndërkombëtar. Edhe filozofi i njohur liberal John Rawls besonte se kushtet për teorinë e tij të drejtësisë vlenin vetëm për shoqërinë e brendshme.

Në të njëjtën kohë, Rawls argumentoi se shoqëritë liberale kanë detyra përtej kufijve të tyre, duke përfshirë ndihmën dhe respektin e ndërsjellët për institucionet që garantojnë të drejtat themelore të njeriut ndërsa bëjnë të mundur që popujt e një bote të larmishme të vendosin vetë për problemet e tyre sa më shumë që të jetë e mundur. Për pasojë, ne duhet të pyesim nëse qëllimet e një lideri përfshijnë një vizion që shpreh vlera mjaft tërheqëse brenda dhe jashtë vendit, por ekuilibron me maturi ato vlera dhe vlerëson rreziqe në mënyrë që të ketë një perspektivë të arsyeshme të suksesit të tyre.

Kjo do të thotë që ne e gjykojmë një lider bazuar jo vetëm në karakterin dhe synimet e tij ose të saj, por bazuar edhe në inteligjencën kontekstuale kur bëhet fjalë për promovimin e vlerave. Deri më tani, Biden po kalon atë provë.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate. Biden and Human Rights

Etiketa: administrata BidenAkuzaAntony BlinkenArabia SauditeArmëBidenboteChurchillDonald TrumpJoe BidenKinakrimiLiberalizmiMbrojtjaMjaftNdryshimet klimatikePiSpresidentProject SyndicatePutinraportRooseveltRusiasamitSHBAStambollTrumpujguretVladimir PutinWikipediaWinston ChurchillXi JinpingZgjedhjet
Tjetri
Deputeti i Kosovës thirrje Shqipërisë që të ofrojë vaksinat e saj për COVID-19

Deputeti i Kosovës thirrje Shqipërisë që të ofrojë vaksinat e saj për COVID-19

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.