AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Liderët e “Mini Shengenit” synojnë hapjen e kufijve deri në 2023

Sinisa Jakov MarusicngaSinisa Jakov Marusic
5 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ai i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç gjatë takimit në Shkup. Foto: Anadolu.

Gjatë takimit të tyre në Shkup, tre vendet anëtare të nismës “Ballkani i Hapur”, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Shqipëria, u zotuan që deri në vitin 2023 të heqin shumicën e pengesave që pengojnë udhëtimet dhe bizneset në kufijtë e tyre.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ai i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç gjatë takimit në Shkup. Foto: Anadolu.

Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Shqipëria synojnë të heqin praktikisht të gjitha pengesat kufitare për qytetarët dhe bizneset e tyre deri në vitin 2023, duke eliminuar pritjet e gjata dhe të lodhshme për udhëtarët dhe dokumentet e ndërlikuara për kompanitë.

Kjo është ajo që njoftuan të enjten në Shkup kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri shqiptar, Edi Rama, pas takimit të tyre dy-ditor, i cili ishte pjesë e një iniciative bashkëpunimi rajonal.

“Deri në vitin 2023, midis tre vendeve tona, ne do të kemi zero pritje në kufij. Kushdo që dëshiron të na bashkohet, është i mirëpritur ta bëjë këtë”, tha kryeministri i Shqipërisë Rama.

I quajtur jo zyrtarisht “Mini-Shengeni” i Ballkanit, nisma u quajt “Ballkani i hapur” të enjten.

Duke komentuar mungesën ose rezervën e vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor në mbështetjen e kësaj nisme, duke iu referuar Kosovës, Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Malit të Zi, të tre liderët thanë se nuk kishte asnjë justifikim për të mos u bashkuar.

“Ajo që na ndan nuk duhet të jetë justifikim për mungesën e bashkëpunimit”, tha Vuçiç i Serbisë, “Nëse dikush e ka problem që emri i Kosovës ka një yll sipër, atëherë le të vendosë një katror pas emrit të Serbisë. Ne nuk e kemi aspak problem këtë, për sa kohë që jemi duke bashkëpunuar.”

Zoran Zaev i Maqedonisë së Veriut, tha se një gjë e mirë e kësaj nisme është që ajo është plotësisht e hapur dhe se secili vend mund të zgjedhë nëse do të marrë pjesë.

“Pjesa tjetër e Evropës do të na respektojë më shumë, nëse jemi të bashkuar, dhe përveç kësaj, secili prej vendeve të Ballkanit mund të zgjedhë në cilën pjesë të kësaj nisme dëshiron të marrë pjesë, në përputhje me interesat e veta”, tha ai.

Edhe pse fillimisht u përfshinë në bisedimet për nismën, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Kosova kanë zgjedhur të mos e mbështesin atë.

Bosnja dhe Mali i Zi thanë se nuk shikonin përfitime të veçanta prej saj, pasi lehtësimi i udhëtimeve dhe tregtisë tashmë mbulohen nga marrëveshja më e gjerë CEFTA dhe nga marrëveshjet dypalëshe midis vendeve të rajonit.

Kosova ka shprehur një kundërshtim politik, të cilin kryeministri i Kosovës Albin Kurti e përsëriti të enjten. Zyra e Kurtit tha për Radio Evropa e Lirë: “Për ne, i ashtuquajturi ‘Mini-Shengen’ është pa ndonjë vizion për rajonin”, duke shtuar: “Ne kemi propozuar përparimin e bashkëpunimit rajonal nga CEFTA në SEFTA, sipas modelit EFTA-EEA, nga e cila do të përfitonin njëkohësisht të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.”

Qëndrimi më i ashpër i Kurtit vjen pasi kryeministri i mëparshëm i Kosovës, Avdullah Hoti, u zotua se do t’i bashkohej nismës si pjesë e një marrëveshjeje të nënshkruar në dokumente të veçanta me presidentin e Serbisë Vuçiç, nën kujdesin e ish-presidentit amerikan Donald Trump në Uashington në shtator 2020.

Në seancën zyrtare në Shkup, të tre vendet nënshkruan tre dokumente, një marrëveshje dhe dy memorandume.

Marrëveshja parashikon bashkëpunimin rajonal për katastrofat natyrore, duke lejuar që të tre vendet të bashkëpunojnë ngushtë jo vetëm në parandalimin, por edhe në dhënien dhe koordinimin e ndihmës reciproke gjatë tërmeteve, stuhive, zjarreve dhe katastrofave të tjera.

Memorandumi i parë i referohet lehtësimit të tregtisë, heqjes së dokumenteve të panevojshme dhe përshpejtimit të transportit të mallrave në pikat kufitare. Një ide e diskutuar ishte hapja e linjave speciale të shpejta në pikat kufitare për qytetarët e Ballkanit në mënyrë që ata të kenë përparësi për të kaluar.

Memorandumi i dytë parashikon unifikimin praktik të tregjeve të punës, duke dhënë më lehtë leje pune për qytetarët e një vendi në dy vendet e tjera, pranimin reciprok të diplomave dhe kualifikimeve të punës, e gjithë kjo duke e bërë fuqinë punëtore më fleksibile dhe të disponueshme dhe duke shpresuar se do të tërhiqen më shumë investime.

Si pjesë e nismës, u mbajt gjithashtu një forum ekonomik rajonal i ndjekur nga rreth 350 kompani, kryesisht nga këto tri vende, por edhe nga rajoni i gjerë.

Takimi i radhës i tre liderëve pritet të mbahet para fundit të vitit në Tiranë, Shqipëri.

Etiketa: Albin KurtiAleksandër VuçiçAvdullah HotiBallkanBallkaniBallkani i hapurBosnjaBosnja dhe HercegovinaDonald TrumpEdi RamaEmriEvropaHotiinvestimeKosovaKosovëMaliMali i ZiMaqedoniaMaqedonia e VeriutMarrëveshjamarrëveshjemini ShengennismaParaPunërajoniRamaSerbiaShengenShkupshqipShqipëriShqipëriashtatorTrumpZoran Zaev
Tjetri
Kolegji i Apelimit: Shkarkimi i ish-gjykatësit Trezhnjeva “i drejtë në thelb”

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Ardian Ylli

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.