AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

BE njeh certifikatat shqiptare të vaksinimit, por vetëm për Pfizer dhe AstraZeneka

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
5 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një punonjëse e fushatës shqiptare të vaksinimit duke administruar një flakon të vaksinës AstraZeneca në Tiranë më 13 mars 2021. Foto: Gent Shkullaku/LSA

Komisioni Evropian njohu të mërkurën si të vlefshme dhe ekuivalente me certifikatat e vaksinimit të BE-së, certifikatat e lëshuara nga Shqipëria, Izraeli dhe Maroku, gjë që do të thotë se qytetarët e vaksinuar të këtyre vendeve do të udhëtojnë më lehtë për në zonën Shengen. Por BE njeh vetëm vaksinimet me Pfizer dhe AstraZeneka.

Një punonjëse e fushatës shqiptare të vaksinimit duke administruar një flakon të vaksinës AstraZeneca në Tiranë më 13 mars 2021. Foto: Gent Shkullaku/LSA

Komisioni Evropian vendosi të mërkurën të njohë si ekuivalente certifikatat shqiptare të vaksinimit kundër koronavirusit të ri, një vendim që pritet të lehtësojë udhëtimet e shqiptarëve të imunizuar por vetëm për ata që kanë pasur mundësinë të vaksinohem me vaksina të njohura nga Agjencia Evropiane e Barnave. [Link] Më herët, BE pranoi si të vlefshme certifikatat e lëshuara nga Maqedonia e Veriut, Turqia, Ukraina e vende të tjera.

Kryeministri Edi Rama dhe ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreka e përshëndetën ngjarjen duke ftuar gjithashtu qytetarët hezitues të paraqiten për vaksinim.

“BE aprovon Shqipërinë, Izraelin dhe Marokun, duke dhënë edhe një shembulll kuptimplotë të progresit tonë digjital, për të gjithë ata që dëshirojnë t’u gëzohen edhe arritjeve, përveçse të shohin vetëm të këqija deri edhe ku nuk ka,” deklaroi Rama.

“Lajm shumë i mirë,” shkroi Soreca. “Tani është koha për të marrë vaksinën”.

Certifikata Evropiane e vaksinimit mundëson mbartësit e saj që të udhëtojnë pa pasur nevojë të karantinohen në vendin e mbërritjes dhe pa pasur nevojë të bëjnë test PCR para se të udhëtojnë. Gjithsesi, këto certifikata do të jenë të vlefshme vetëm për llojin e vaksinave të miratuara në të gjitha vendet e BE-së, me pak fjalë, Pfizer, Moderna, AstraZeneka dhe Johnson. Komisioni Evropian lejon gjithashtu vendet anëtare që të njohin edhe certifikatat e vaksinimit me vaksina të tjera nëse duan ta bëjnë diçka të tillë. Disa vende të BE-së si Hungaria, kanë përdorur në fushatat e tyre të vaksinimit edhe vaksinat kineze apo ruse dhe rrjedhimisht njohin certifikatat e vaksinimit me këto vaksina.

Numri i shqiptarëve që mund të përfitojnë nga ekuivalentimi i certifikatave të vaksinimit besohet se është i vogël. Shqipëria ka administruar deri më sot 1.6 milionë vaksina, por shumica e tyre janë Coronavac dhe Sputnik, të cilat nuk njihen në të gjithë BE-në. Ministria e Shëndetësisë nuk jep të dhëna konkrete se sa persona janë vaksinuar me cilën vaksinë.

Shqipëria ka gjithashtu një nga normat më të ulëta të vaksinimit në Evropë, por kjo duket se lidhet me mungesën e dëshirës së popullatës për t’u vaksinuar. Fushata aktuale e vaksinimit po ecën ngadalë, pavarësisht se vaksinat më të vlerësuara, si Pfizer dhe Astrazeneka janë të disponueshme. Sipas të dhënave të Reuters, Shqipëria ka imunizuar afërsisht 28% të popullsisë ndërsa gjatë javës së fundit janë administruar mesatarisht 11 mijë vaksina në ditë. Për të vaksinuar edhe 10% të tjera të popullsisë me këtë ritëm vaksinimi do të duhen edhe 52 ditë.

Etiketa: BEcertifikataEdi RamafushataIzraeliKomisioni EvropianKryeministri Edi RamaMaqedoniaMaqedonia e VeriutMarokuModernaParaPfizerRamaSHShengenshqipShqipëriashqiptareSputnikTurqiaUkrainavaksinvaksinavaksinëvaksinimVendim
Tjetri
Pas një viti në shkollë KPK konfirmon me shumicë gjyqtarin Artan Çupi

Pas një viti në shkollë KPK konfirmon me shumicë gjyqtarin Artan Çupi

Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.