Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Gjyqtare
  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit
  • Prokurore
  • KPK
  • Gjykata e Apelit Tiranë
  • Mjedisi
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Faqja e pare

Turizmi lulëzon në Gjirokastër me investime nëpër këmbë

Raimond KolaNgaRaimond Kola
20:04 | 16/09/2021
Në Faqja e pare, Reportazhe
Kohe leximi: 6 minuta
A A
0
Turizmi lulëzon në Gjirokastër me investime nëpër këmbë

Turistë në Qafën e Pazarit | Foto: Raimond Kola

Share on FacebookShare on Twitter

Pas një viti të vështirë në pandemi turistët rikthehen në sokaket e Gjirokastrës, megjithëse qyteti është kthyer në kantier ndërtimi si rrjedhojë e investimeve publike në zbatim.

Turistë në Qafën e Pazarit | Foto: Raimond Kola

 

Artizanët i hapin herët në mëngjes prodhimet e tyre në rrugët e pazarit historik të Gjirokastrës, i cili pas restaurimit të tre viteve më parë nuk përshkohet më nga makinat.

Punime qëndistarie, druri dhe guri, imitime të shumta industriale, tapete dhe sixhade, por edhe kostume popullore, objekte të vjetra, ekspozohen në rrugët e kalldrëmit me gur që nisin të frekuentohen nga turistët.

“Ishte një vit më i mirë se të tjerët,” thotë Alma Dhrami, e cila shet suvenire në një dyqan të vogël në zemër të pazarit prej gati 30 vitesh.

“Kishte shumë turistë dhe ndonëse blejnë më pak prurja e njerëzve flet shumë,” shtoi ajo.

Artizanët e pazarit duket se janë më të fituarit e këtij sezoni turistik, pasi kanë arritur te shesin shumë nga punimet e dorës, në  gur, në dru dhe në qëndisje që i realizuan gjatë periudhës së pandemisë, kur qëndruan të mbyllur.

“E kisha një ëndërr në sirtar të hapja një studio me kostumet popullore të Gjirokastrës dhe e realizova falë punës kur qëndruam të mbyllur nga pandemia,” thotë Lizeta Hatika.

Në studion e saj, ku punon me bashkëshortin Aurelin, ka arritur të plotësojë kostumet popullore për të gjitha moshat, mbështetur tek kostumet e vjetra origjinale të Gjirokastrës.

“Turistët e frekuentojnë studion dhe kërkojnë të marrin gjithmonë diçka me vete,” shtoi Lizeta.

Studiuesi i trashëgimisë kulturore, Ilir Lluri thotë se në Gjirokastër janë disa artizanë që përgatisin kostume popullore, ruajnë me fanatizëm motivet origjinale dhe meritojnë të vlerësohen për përpjekjet e tyre.

“Kthimi i kostumit popullor në pazarin historik të Gjirokastrës nga disa artizanë është mjaft domethënës pasi në traditën shqiptare kostumi popullor njihej si një dhuratë e çmuar për mikun,” tha ai, ndërsa shtoi se përpjekjet për të evidentuar dhe paraqitur vlerat e trashëgimisë duhen mbështetur për ta shpëtuar pazarin nga prodhimet  artizanale industriale.

Sipas etnologut Stavri Cati, Gjirokastra ishte e shquar në gjithë perandorinë osmane për qëndistarinë ashtu si Janina ishte për prodhimet e argjendit.

Ai thekson se mjeshtëritë duket se po përtërihen falë edhe trashëgimisë së pasur materiale që qyteti ruan “nën sepete” odash dhe shtëpitë prej guri.

Rritet numri i vizitorëve

Turistë duke tërhequr valixhet në kalldrëmet e Gjirokastrës

Loena Bakuli, drejtuese e shërbimeve turistike në bashkinë e Gjirokastrës, shprehet se sektori i turizmit është jetësor për ekonominë e qytetit në skajin jugor të vendit, në kufi me Greqinë.

“Turizmi në bashkinë Gjirokastër është përparësi për ekonominë lokale, që është goditur kohët e fundit nga pandemia,” tha Bakuli.

Ajo shpjegoi se këtë vit është shënuar një diversifikim i portofolit të produkteve turistike dhe janë rritur  ofertat e paketave të përballueshme nga operatorët vendas dhe të huaj, çfarë ka ndikur pozitivisht.

“Në retrospektivë, duke bërë një krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, vërejmë se numri i turistëve që vizitonin produktet që ofron Gjirokastra është trefishuar,” tha Bakuli.

Sipas saj mbi 50 mijë vizitorë erdhën në qytet nga prilli deri në fund të gushtit duke vizituar disa nga shtëpitë historike, kalanë, pazarin por edhe monumentet dhe parqet arkeologjike në rrethinat e Gjirokastrës.

Bakuli theksoi se këtë vit është rritur numri i turistëve të huaj, kryesisht nga Ukraina, Polonia dhe Çekia por edhe gjermanë ,italianët, francezë, zvicerianët edhe amerikanët, të cilët kanë arritur një numër të barabartë me tursitët shqiptarë nga vendi dhe Kosova.

“Gjithë fluksi vërehet sidomos në fundjavë dhe duhet përmendur këtu se i gjithë kalendari kulturor i aktiviteteve  është konceptuar më intensiv pikërisht në fundjavë,” tha Bakuli.

Sipas zonjës Bakuli këtë vit vihet re shtimi i netëve të qëndrimit, si të turistëve vendas edhe të huaj në qytet. Restorantet dhe baret e vogla janë shtuar këtë vit, sidomos në rrugicat e pazarit, ndërsa organizimi i eventeve të shumta i ka dhënë jetë qytetit edhe gjatë natës.

“Pandemia vijon të ketë efektin e saj sidomos për të rinjtë që duan të qëndrojnë më shumë gjatë orëve të natës nën muzikë ritmike,”  thotë Fatjon Cumaku, i cili këtë vit e zhvendosi aktivitetin e tij të shërbimit nga lagjia e poshtme e qytetit në në qendrën historike.

Ai thksoi se turistët e rinjë i kanë dhënë jetë Qafës së Pazarit por shumë biznese shërbimesh – bare dhe restorante të vogla, e kanë të vështirë të mbijetojnë në dimër, pasi qiratë janë të larta dhe nuk mbulojnë dot as kosotot e personelit.

Investimet nëpër këmbë cënuan turizmin

Punimet pë parkingun nëntokësor në qendrën historike

Sheshi “Çerçiz Topulli” në zemër të Qendrës Historike të Gjirokastrës këtë vit ka qenë i rrethuar me llamarina dhe makineritë e rënda kanë punuar pothuajse gjatë gjithë ditës  për të ndërtuar një parkim nëntokësor të domosdoshëm për të disiplinuar ngarkesën e automjeteve, sidomos gjatë sezonit veror.

Qeveria shqiptare ka financuar për këtë projekt  420 milionë lekë përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit, por punimet kanë sjellë kosto për bizneset vendase. Disa prej bizneseve afër sheshit – përfshirë dhe hotel “Çajupit”, i ka rënë ndjeshëm kërkesa prej zhurmës dhe pluhurit.

Punimet u ndërprenë disa kohë prej daljes në dritë të mureve të vjetër –  të cilët u vlerësuan jo me vlera monumentale, ndërsa zhvendosja e monumentit të Çerçiz Topullit u kërkua me forcë nga specialistët që të bëhej me profesionalizëm për të mos e cënuar shatoren prej bronzi të Odise Paskalit.

Si të mos mjaftonte sheshi ku po ndërtohet parkingu, një tjetër projekt i rrjetit të ujësjellësit në kulmin e sezonit gërmoi rrugët e kalldrëmta në pjesë të qendrës historike duke shkaktuar vështirësi, sidomos në lëvizjen jashtë zonës së pazarit që është pedonale por edhe probleme parkimi, pluhur dhe zhurmë.

“Një herë ishte restaurimi çative në pazar, pastaj restaurimi kalldrëmeve, këtë vit parkimi tek sheshi dhe rrjeti ujësjellësit,” u ankua njëri prej pronarëve që nuk dëshiroi të identifikohej

“Askush nuk na ka kompesuar për dyqanet që i kemi mbajtur mbyllur,” shtoi ai.

Turistët janë vënë shpesh në vështirësi këtë vit për të transportuar bagazhet ndërsa menaxherët turistikë për të akomoduar autobuzët e mëdhenj apo mjetetet e tjera më të vogla të transportit. Këtij sezoni i mungoi gjithashtu vizitueshmëria në dy muzeume, atij Etnografik dhe shtëpinë e “Kadares” ku po kryhen punime.

Askush nga autoritetet nuk dëshiron të komentojë se pse këto punime nuk u kryen në kohën e pandemisë, kur gjithçka ishte gati e mbyllur dhe nuk cënonte turizmin.

Ruajtja e trashëgimisë

Punime qëndistarie të ekspozuara në pazar

Gjirokastra u ndërtua nga pronarë të mëdhenj të tokave rreth kështjellës së lashtë të shekullit të XIII-të, me shtëpi të ngjashme me kulla të larta, të cilat janë karakteristike për rajonin e Ballkanit. Shtëpitë monumentale të Gjirokastrës datojnë nga shekulli i XVII-të, deri nga fillimi i shekullit të XIX-të.

Gjirokastra u shpall qytet muze në vitin 1961 dhe në korrik të  vitit 2005, qyteti u bë pjesë e trashëgimisë botërore të njohur nga UNESCO-s, si dëshmi e pasurisë autentike dhe larmisë së trashëgimisë urbane dhe arkitekturore. Rritja e turizmit gjatë viteve të fundit ka sjellë dhe investime të reja nga qeveria qendrore.

Një nga projektet më të debatuara tani është ndërtimi i “bypass”-it të ri nga Ura e Nanxës tek urat e mëdha Dunavat. Ndërhyrja parashikon ndërtimin e një rruge alternative për lagjet e sipërme muzeale pasi  kthimi Pazarit në pedonale bllokoi nyjen e mëparshme lidhëse. Autoritet vendore shprehen se kjo rrug137 ka edhe një rol tjetër, atë të konsolidimit të shpateve të përroit të Nanxës, një zonë me rrezikshmëri të lartë rrëshqitjeje vitet e fundit për banorët e lagjes Pazari i Vjetër dhe lagjes Cfakë.

Por projekti i “bypass”-it në Gjirokastër u kundërshtua nga 22 specialistë dhe ekspertë të huaj të fushave të ndryshme, të cilët kërkuan përmes një letre të hapur drejtuar kryeministrit Edi Rama në mars të këtij viti ndalimin e tij.

Reagimi i tyre iu dërgua edhe UNESCO-s,  e cila së shpejti pritet  të dërgojë një mision monitorimi për të vlerësuar nëse punimet  kanë dëmtuar “vlerat e trashëgimisë kulturore”.

Projekti i parë për “bypass”-in e Gjirokastrës u bë publik nga qeveria shqiptare në 2016-tën, dhe përfshinte nyjen alternative që kalonte në lagjen Pazar i Vjetër por pas pesë vitesh qeveria u tërhoq nga ai projekt duke e zëvendësuar me nyjen që nis nga Ura e Nanxës dhe përfundon në lagjen e sipërme Dunavat.

Tjetri
KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin Bujar Musta

KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin Bujar Musta

Më të lexuarat

Turizmi lulëzon në Gjirokastër me investime nëpër këmbë

Turizmi lulëzon në Gjirokastër me investime nëpër këmbë

20:04 | 16/09/2021
Në rajonet e thella shqiptare, migrimi bëhet pothuajse i pashmangshëm

Në rajonet e thella shqiptare, migrimi bëhet pothuajse i pashmangshëm

14:05 | 27/03/2023
“Mbretërit e Parë të Europës”: Objektet prehistorike ekspozohen në SHBA

“Mbretërit e Parë të Europës”: Objektet prehistorike ekspozohen në SHBA

18:04 | 24/03/2023
Ujërat e ndotura pengojnë programin e “Flamurit Blu” në bregdetin shqiptar

Ujërat e ndotura pengojnë programin e “Flamurit Blu” në bregdetin shqiptar

19:29 | 27/03/2023
KQZ fal kryebashkiakun e Mallakastrës për dënimin në Greqi

Tre kryebashkiakë rrezikojnë gjoba për ‘keqpërdorim të fondeve publike’ në fushatë

19:19 | 24/03/2023
‘Tejkalim afatesh dhe zvarritje’: Prokurori Olger Eminaj jep shpjegime në KPK

‘Tejkalim afatesh dhe zvarritje’: Prokurori Olger Eminaj jep shpjegime në KPK

17:11 | 28/03/2023
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.