AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Zoran Zaev shtyn dorëheqjen e tij

Sinisa Jakov MarusicngaSinisa Jakov Marusic
5 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev. Foto: Facebook/Zoran Zaev.

Përpara votimit të mosbesimit që do të mbahet të enjten ndaj qeverisë, kryeministri Zoran Zaev e shtyu dorëheqjen e tij të paralajmëruar, duke thënë se do të qëndrojë për të mbajtur në këmbë qeverinë e udhëhequr nga socialdemokratët.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev. Foto: Facebook/Zoran Zaev.

Kryeministri socialdemokrat i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, të martën vonë lajmëroi se do ta shtyjë dorëheqjen e tij të shpallur për një kohë të pacaktuar, në përpjekje për të mbështetur shumicën aktuale të brishtë në parlament dhe për ta nxjerrë vendin nga kriza e tij politike.

“Është e rëndësishme të mos lejohet që vendi të kthehet në një të kaluar të njollosur me grindje brenda dhe jashtë vendit, të mos rrezikohet procesi euroatlantik dhe sepse ne po përballemi ende me pandeminë dhe krizën energjetike”, tha Zaev në një mbledhje të komitetit qendror të partisë së tij.

Kjo do të nënkuptonte “një shtyrje të përkohshme të dorëheqjes së tij në përpjekje për të mbajtur shumicën parlamentare në anën e socialdemokratëve. Unë, sinqerisht, pres që shumica demokratike të stabilizohet”, shtoi ai.

Komiteti qendror socialdemokrat ka shtyrë edhe dorëheqjet e paralajmëruara të kryesisë së partisë. “Vendimi i sotëm do të thotë që të gjithë duhet të jemi në lartësinë e detyrës”, tha për mediat një anëtar i komitetit qendror, Pero Kostadinov.

Lëvizjet vijnë një ditë përpara votimit të mosbesimit të së enjtes kundër qeverisë së Zaevit, të cilën partia kryesore e opozitës së krahut të djathtë VMRO DPMNE e paraqiti në parlament të hënën.

Votimi do të tregojë se cila palë aktualisht mban shumicën në parlamentin prej 120 vendesh, ose nëse do të mbahen zgjedhje të parakohshme.

Opozita pohon se tani ka të paktën 61 deputetë në anën e saj, ndërsa socialdemokratët në pushtet këmbëngulin se do të përpiqen të mbajnë mbështetjen e të paktën 62 deputetëve. Të dyja palët gjatë tri ditëve të fundit kanë lënë të kuptohet se më shumë deputetë mund t’u bashkohen së shpejti.

Kriza politike shpërtheu pas rezultateve të dobëta të papritura të qeverisë në zgjedhjet lokale. Zaev më pas më 30 tetor njoftoi dorëheqjen e tij edhe si kryeministër edhe si kryetar i partisë së tij.

Megjithatë, ai këmbënguli që shumica në parlament duhet të vazhdojë pa të deri në zgjedhjet e ardhshme të rregullta të planifikuara për vitin 2024.

Ky zhvillim e futi qeverinë në një situatë të panjohur dhe VMRO DPMNE javën e kaluar pretendoi se kishte krijuar një shumicë të re në parlament.

Etiketa: deputetdoreheqjeFacebookKrizakryetarLokaleMaqedoni e VeriutMbledhjeOpozitapaktparlamentPartiaShtyrjeVendimiVMRO DPMNEVotimizgjedhjezgjedhje të parakohshmeZgjedhjetzhvillimZoran Zaev
Tjetri
Maqedonia e Veriut shpall “gjendjen e krizës” për energjinë elektrike

Maqedonia e Veriut shpall “gjendjen e krizës” për energjinë elektrike

Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.