AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Gratë deputete debatojnë për misogjininë ndaj tyre në Kuvend

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
5 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Deputetja Jorida Tabaku duke folur në një seancë parlamentare. Foto: LSA

Deputetet demokrate paralajmëruan dërgimin e kryeministrit Edi Rama në komisionin e etikës për gjuhën e përdorur dhe kërkuan reagim nga koleget socialiste. Debati nuk arriti të prodhojë një qëndrim të përbashkët ndaj gjuhës diskriminuese.

Deputetja Jorida Tabaku duke folur në një seancë parlamentare. Foto: LSA

Gjatë një debati të gjatë të hënën në Kuvend, kryeministri Edi Rama përdori shprehjen “balonë tabake” për të ironizuar deputeten e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku. Fjalori i Ramës u denoncua si ‘gjuhë misogjene’ nga Tabaku, ndërsa debati për përdorimin e gjuhës diskriminuese me bazë gjinore në Parlament vijoi edhe në seancën e së martës.

Protagoniste të debatit u bënë gratë deputete nga të dyja krahët e politikës, të cilat ndonëse i kërkuan njëra-tjetrës dënimin e gjuhës seksiste në politikë, nuk arritën një qëndrim të përbashkët për autorët e këtyre sulmeve.

Jorida Tabaku u kërkoi deputeteve socialiste që të mbanin qëndrim ndaj ‘sulmeve në vazhdimësi të kryeministrit ndaj zonjave të PD-së, ndërsa deputetja Flutura Açka lajmëroi se do t’a referonte në Komisionin e Etikës në Kuvend gjuhën e përdorur nga kryeministri për të kërkuar masë displinore ndaj tij.

“Sjelljen e kryeministrit do e depozitoj në sekretariat dhe shpresoj të merrni masa. Ju keni të drejtën tuaj të silleni e përunjur përpara kryeministrit tuaj, por ne nuk e kemi detyrim këtë gjë. Nëse ju ndiheni të zgërlaqur para tij e nuk flisni, ne nuk e kemi këtë sjellje, jo vetëm para kryetarit tuaj, por edhe para kryetarit tonë,” tha Açka.

Për ministren Belinda Balluku, fjalori fyes është një çështje që u përket të dyja gjinive dhe debati për diskriminim gjinor nuk vlen.

“Nuk ia vlen të bëjmë bisedë që u goditën gratë apo burrat. Jemi të gjithë njësoj. Askush nuk duhet të ofendohet,” tha ajo.

Balluku u kujtoi gjithashtu kolegeve demokrate se asnjëra prej tyre nuk doli në mbrojtje të grave ministre, kur kolegu i tyre, Agron Gjekmarkaj i quajti “haremi i kryeministrit” apo “kukullat e krimit”.

“Duhet të biem të gjithë bashkë dakord, që komisioni i etikës duhet të flasë edhe për gratë e majta edhe për të djathta,”tha ajo.

Në përgjigje ndaj Ballukut, deputetja Grida Duma u kujtoi deputeteve socialiste se nuk reaguan kur kryeministri përdori një foto të saj në fushatë në mënyrë seksiste.

“Në të njëjtin duel që na ftove, do çohesh e do thuash ndjesë që kryeministri ju përdori foton për fushatë,” tha Duma, duke i kërkuar kolegut Gjekmarkaj që të kërkojë ndjesë për fjalën “harem” nëse e ka përdorur në kontekstin e gabuar.

Edhe pse deputetet iu referuan Kodit të Sjelljes, debati nuk arriti dot të prodhojë një  qëndrim të përbashkët ndaj gjuhës diskriminuese dhe fyese në Kuvend, por tentoi të relativizonte përdorimin e saj nga pikëpamja politike.

Kthimi i sallës së Kuvendit në një medium të gjuhës misogjene përbën shqetësim për organizatat e shoqërisë civile.

Sipas Ines Leskajt, drejtuese e Rrjetit të Fuqizimit të Gruas Shqiptare, përdorimi i gjuhës seksiste në politikë ndikon në përkeqësimin e dhunës me bazë gjinore dhe përmasat e saj në shoqëri.

“Nuk mund të flasim për dhunë me bazë gjinore nëse nuk prekim realitetin emergjent lidhur me gjuhën seksiste, diskriminuese dhe fyese ndaj grave,” tha Leskaj për BIRN, duke komentuar debatin në Kuvend.

Në këtë kontekst, Leskaj tha se edhe arritja pozitive “me një qeveri me 12 ministre” bie menjëherë poshtë dhe qëndron si promocion apo strategji politike në këmbë.

Leskaj sugjeron që gratë deputete në Kuvend të përdorin “Aleancën e Grave Deputete”, një organizëm që u mundëson bashkëpunimin dhe solidaritetin, pavarësisht forcës politike së cilës i përkasin.

Etiketa: Agron GjekmarkajBelinda BallukuBIRNdemokratedeputetedetyrimDhunëdiskriminime majtaEdi RamaFlutura AçkaGrida DumaJorida TabakuKomisioni i EtikësKryeministri Edi RamaKuvendMASMasambrojtjeParaparlamentPartisë DemokratikePDRamashqiptare
Tjetri
Skeda e pasurisë së deklaruar –Rexhep Karaj– Gjykata e Matit

Skeda e pasurisë së deklaruar –Rexhep Karaj– Gjykata e Matit

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.