AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Bimët e egra medicinale: Të shumëkërkuara, por edhe të rrezikuara

Raimond KolangaRaimond Kola
5 years më parë
në Artikull kryesor, Faqja e pare, Reportazhe
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Çaj mali i rritur në gjendje të egër. Foto: Raimond Kola.

Mbledhësit e bimëve medicinale në gjendje të egër ankohen se thatësira dhe zjarret e viteve të kanë dëmtuar vegjetacionin në malet rreth Gjirokastrës – ndërsa zanati është i kërcënuar edhe nga largimi i njerëzve.  

Çaj mali i rritur në gjendje të egër. Foto: Raimond Kola.

Elmaz Tata, 52 vjeç, nga qyteti i Libohovës ngjitet prej më shumë se 30 vitesh në malin e Buretos për të mbledhur sherebelë, murriz dhe rigon. Herë i vetëm dhe herë me familjen, Elmazi bën dy orë në ditë ngjitje dhe dy orë të tjera zbritje për t`u kthyer në shtëpi.

“Krahë të kesh të mbledhësh,” thotë Elmazi, i kënaqur me kërkesën e lartë për bimë medicinale të rritura në gjendje të egër.

Ai e ka nisur mbledhjen e bimëve medicinale që në kohën e diktaturës dhe thotë se sot siguron gati 70% të nevojave vjetore të familjes përmes këtij aktiviteti. Megjithatë, puna është e vështirë, sepse kërkon të dalësh herët në mëngjes dhe të përshkosh kilometra në ditë në terrene të thyera.

Malet rreth Libohovës në qarkun e Gjirokastrës njihen për kushtet e favorshme klimatike për rritjen e sherebelës së malit në cilësi të lartë, që eksportohet kryesisht drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Por stinët e thata të viteve të fundit e kanë zbehur perspektivën e rritjes së bimëve medicinale në gjendje të egër.

“Nëse nuk bie shi [në maj dhe qershor], në këtë periudhë viti bëhet shumë i vështirë,” thotë ai.

Përveç thatësirës, sezonet gjithnjë e më të nxehta të verës janë shoqëruar edhe me zjarre.

Elmazi shpjegon se kur zjarret bien vonë në gusht, ato nuk e dëmtojnë bimësinë, por vitin e fundit ato filluan pa mbaruar ende sezoni i mbledhjes.

Vetëm në bashkinë e Gjirokastrës u dëmtuan nga zjarret në një hark kohor të shkurtër verën e këtij viti rreth 70 hektarë me dru pyjorë dhe 900 hektarë kullota në zona të njohura për mbledhësit e këtyre bimëve, gjë që ua kufizon ndjeshëm aktivitetin.

Gjithnjë e më pak mbledhës   

Një magazinë grumbullimi e bimëve medicinale. Foto: Raimond Kola.

Bimët medicinale të kultivuara dhe ato në gjendje të egër, janë sipas Agjencisë Shqiptare të  Zhvillimit të Investimeve, AIDA,  sektori i dytë më i madh në eksportin bujqësor të Shqipërisë me rreth 46 milionë euro eksporte në vitin 2020.

AIDA llogarit se në sektor janë të punësuar mbi 85 mijë persona, përfshi edhe mbledhësit e bimëve në natyrë. Por ndërsa eksportet e këtyre bimëve kanë lulëzuar për shkak të rritjes së sipërfaqeve të kultivuara, mbledhja e tyre në natyrë ka ardhur në rënie.

Qarku i Gjirokastrës është i njohur për shumëllojshmërinë dhe cilësinë e bimëve aromatike mjekësore në Shqipëri. Rreth 167 ton bimë mblidhen çdo vit në këtë qark në terrene të thyera, kryesisht në vargmalin Dhëmbel – Lunxhëri – Bureto.

Ndonëse sasia është më e vogël se disa qarqe të tjera si Shkodra, Fieri apo Berati, Gjirokastra e ka ruajtur traditën e mbledhjes së këtyre bimëve në gjendje të egër në natyrë.

Vitet e fundit, mbledhësit e bimëve medicinale po ankohen për pakësim vit pas viti të bimëve në gjendje të egër, ndërsa edhe vetë zanati është në tkurrje, pasi gjithnjë e më pak njerëz dalin në mal për t’i mbledhur.

Emanuel Çela dhe familja e tij nga Hormova e Tepelenës i siguron të ardhurat me këtë aktivitet prej vitesh. Së fundmi, falë investimit për një njësi tharëse, ata mund të përpunojnë edhe bimët mjekësore dhe aromatike që mblidhen nga bashkëfshatarët e tyre, por puna nuk duket njësoj premtuese.

“Largimi i njerëzve nga këto zona po ndikon ndjeshëm,” tha Emanueli.

Ndonëse aktiviteti ka vështirësitë e veta, rënia e fuqisë punëtore duket si problemi më i madh.

Veç vështirësive për të gjetur mbledhës, bimët medicinale janë në pakësim edhe për shkaqe të tjera. Thatësira dhe zjarret kanë shkatërruar sipërfaqe të mëdha të kullotave në të cilat rriten kryesisht këto bimë.

Inxhinieri i pyjeve, Kleanthi Mandi thotë se dëmi që vjen nga zjarret është më i rëndi.

“Dëmtimi i bimësisë nga zjarret është i parikthyeshëm dhe kjo e dëmton këtë ekonomi të mbledhësve të vegjël,” tha ai.

Ndërkohë, vetë mbledhësit e vënë gjithashtu në rrezik punën e tyre, duke shkulur nga rrënjët bimët dhe penguar rigjenerimin e zonave.

Ligji “Për mbrojtjen e fondit të bimëve mjekësore, eterovajore dhe tanifere natyrore” i marsit të vitit 2009 ndalon mbledhjen e disa bimëve të rrezikuara si: çaji i malit, bliri i egër, salepi dhe tartufi, që janë lloje të kërcënuara dhe të përfshira në “librin e kuq” të florës shqiptare.

Por ka persona që e kryejnë këtë aktivitet në zona të ndryshme në Tepelenë, Përmet dhe Gjirokastër.

Drejtori i Pyjeve dhe Kullotave në Gjirokastër, Adriatik Onjea thotë se inspektorët e kësaj drejtorie kanë kryer kontrolle në terren dhe kanë hasur në raste të mbledhjes së bimëve të rrezikuara. Por ai thotë se ata nuk kanë aplikuar gjoba, por kanë bërë këshillime të mbledhësve.

Përpjekje për formalizim

Thasë me bimë medicinale. Foto: Raimond Kola.

Zëdhënësi i Bashkisë së Tepelenës, Aleksandër Toti tha për BIRN se vetëm në territorin e kësaj bashkie janë përfshirë në grumbullimin e bimëve mjekësore aromatike mbi 5 mijë familje që banojnë kryesisht në zonat malore. Sipas tij, me këtë aktivitet familjet sigurojnë mesatarisht 500 mijë deri në 1 milionë lekë  për të mbuluar nevojat ekonomike vjetore.

Ndërsa në Bashkinë e Gjirokastrës, Drejtoria e Pyjeve dhe Kullotave ka nisur të formalizojë aktivitetin e mbledhjes së bimëve mjekësore aromatike. Drejtori i kësaj Agjensie, Adriatik Onjea thotë se deri tani ky aktivitet ka qenë i parregulluar në nivel vendor.

“Vitin e kaluar është lidhur marrëveshja e parë me një nga kompanitë e mëdha grumbulluese,  e cila parashikon lejimin për mbledhjen e rreth 2.070 kv bimë etero vajore si sherbelë, trumzë dhe rigon në territorin e kësaj bashkie,” thotë Onjea.

Marrëveshja parashikon zonat e mbledhjes dhe kriteret për lejimin e këtij aktiviteti në zonat e Picarit, Zhulatit dhe Cepos.  Specialistët pranë kësaj agjencie këmbëngulin në zbatimin e kritereve të mbledhjes, pasi shkulja nga rrënja e bimëve apo vjeljet jashtë sezonit po dëmtojnë bimësinë.

Drejtori i Zonave të Mbrojtura në Gjirokastër, Gligor Dushi thotë se ata janë në proces hartimi të planit të Menaxhimit. Si pjesë e këtij procesi, ka diskutime me grupet e interesit për të përmirësuar kriteret e mbledhjes së bimëve mjekësore në natyrë,  monitorimin dhe mbështetjen për këtë sektor të rëndësishëm social dhe ekonomik.

Sipas vlerësimeve të Planit paraprak të Menaxhimit për Parkun rajonal Zagori, i hartuar nga specialisti Kleanthi Mandi, popullsia vendase krijon jo pak të ardhura nga grumbullimi i bimëve mjekësore të cilat kanë vlera kuruese.

Në dokumentin e përpiluar nga Mandi rezulton se në zonë ka rreth 100 bimë të ndryshme mjekësore që grumbullohen nga banorët dhe shfrytëzohen për të përgatitur çajra kuruese dhe për shitje si lëndë e parë. Megjithatë, Mandi beson se aktiviteti do ishte më i leverdishëm nëse bimët do të kultivoheshin dhe aktiviteti të ishte më i organizuar.

Etiketa: AdriatikAIDABanorëBIRNekonomiEuroFamiljeInspektorKESHKrijonLunxhëriMaliMarrëveshjaMjekmjekëPërmetPunaPunërrezikSHshqipShqipërishqiptareShteteve të Bashkuara të Amerikëszjarre
Tjetri
Karremi për ‘vrasjen’ e një politikani shqiptar në Bruksel

Karremi për ‘vrasjen’ e një politikani shqiptar në Bruksel

Veliaj kërkon në Kushtetuese rrëzimin e vendimit për shkarkimin e tij

Rrëzohet kërkesa e Veliajt për të qëndruar jashtë kafazit të xhamtë

17:57 | 16/06/2026
marta kos

Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim nga organizatat mjedisore

16:42 | 16/06/2026
710537798 1387786336707150 2485825779914567109 n (1)

77 organizata mjedisore hedhin poshtë pretendimet e Ramës për Zvërnecin

16:05 | 16/06/2026
SPAK

Goditet një tjetër “perandori” e trafikut të kokainës në Tiranë

15:39 | 16/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Kokainë dhe klandestinë, SPAK kërkon gjykimin e 10 personave

13:27 | 16/06/2026
717442079 1554714409355614 3820285639610769839 n

Kriza politike e Kosovës nuk zgjidhet me zgjedhje të reja

11:17 | 16/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.