AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Si të zbutet kriza Rusi-Ukrainë

Richard N. HaassngaRichard N. Haass
4 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese: Brendan Hoffman/Getty Images

SHBA-ja dhe aleatët e saj janë mëse të justifikuar që t’i japin Ukrainës armë për t’u mbrojtur, si edhe të kërcënojnë të vendosin sanksione të rënda ekonomike nëse presidenti rus Vladimir Putin vendos të nisë një pushtim. Por SHBA-ja ka gjithashtu të drejtë që i ofron një zgjidhje diplomatike Putinit, nëse ai vendos të tërhiqet pas.

Foto ilustruese: Brendan Hoffman/Getty Images

Muajt e fundit, Rusia ka pozicionuar një forcë të madhe dhe tepër të aftë ushtarake përgjatë kufirit të saj me Ukrainën. Ajo që ne nuk e dimë është se përse (aftësitë vlerësohen gjithmonë më lehtë sesa qëllimet) apo nëse presidenti rus, Vladimir Putin, ka vendosur të veprojë. Deri më tani, ai ka krijuar opsione, jo rezultate.

Ajo që na vjen ndërmend është korriku 1990, kur një tjetër autokrat, Saddam Husseini, pozicionoi forca të konsiderueshme ushtarake përgjatë kufirit jugor të Irakut me Kuvajtin. Asokohe, njësoj si tani, synimet nuk ishin të qarta, por çekuilibri midis forcave ishte i dukshëm. Liderët arabë i thanë presidentit të atëhershëm amerikan, George H.Ë. Bush, që të mos e tepronte në reagim, të bindur se kjo ishte një dredhi për ta detyruar Kuvajtin që të ndërmerrte hapa për të rritur çmimin e naftës, gjë e cila do ta ndihmonte Irakun të rimëkëmbej dhe të riarmatosej pas luftës së tij të gjatë me Iranin.

Megjithatë, në fillim të gushtit, ajo që shumë njerëzve u ishte dukur si një teatër politik kishte marrë përmasa mëse reale. Ndërhyrja çoi drejt pushtimit dhe u nevojit një koalicion masiv ndërkombëtar i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t’i dëbuar forcat irakiane nga Kuvajti dhe për të rikthyer sovranitetin e vendit.

A është e mundur që një dinamikë e ngjashme të shpaloset edhe sot në kufirin Rusi-Ukrainë?

Administrata e presidentit amerikan Joe Biden ka reaguar ndaj grumbullimit të trupave ruse me një reagim të përzierë. Synimi është ta bindë Rusinë që të mos pushtojë, duke e bërë të qartë se kostot do të ishin më të mëdha sesa çfarëdolloj përfitimi dhe se disa shqetësime ruse mund të adresoheshin, të paktën pjesërisht, nëse ajo zmbrapset. Quajeni këtë përmbajtje të kombinuar me diplomaci.

Disa e kanë kritikuar reagimin e SHBA-së si shumë të dobët. Por gjeografia dhe ekuilibri ushtarak e bëjnë mbrojtjen e drejtpërdrejtë të Ukrainës krejtësisht të pamundur. Biden kishte të drejtë kur e hoqi nga tavolina e negocimit ndërhyrjen e drejtpërdrejtë ushtarake të SHBA-së: mosveprimi kundrejt një kërcënimi të tillë thjesht do t’i përforconte dyshimet në rritje lidhur me besueshmërinë e Amerikës.

Por Biden ka po ashtu të drejtë që të zmbrapset përballë Rusisë. SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar, bashkë me vetë Rusinë, i dhanë garanci Ukrainës në vitin 1994 se, në këmbim të heqjes dorë nga arsenali bërthamor që e kishte trashëguar nga Bashkimi Sovjetik, do t’i respektoheshin sovraniteti dhe kufijtë e saj. Ky nuk e përbënte një përkushtim sigurie të llojit të NATO-s, por nënkuptonte se Ukraina nuk do të braktisej.

Megjithatë, disa që e kundërshtojnë rezistencën e drejtpërdrejtë ndaj agresionit rus kundër Ukrainës, e mbështesin atë në rastin e agresionit të mundshëm kinez kundër Tajvanit. Në të dy rastet, gjeografia është kundër opsioneve ushtarake të SHBA-së, dhe në asnjë prej tyre SHBA-ja nuk është e detyruar të angazhohet fuqishëm. Por në rastin e Ukrainës, aleatët në NATO nuk janë të gatshëm për mbrojtje karshi një sulmi rus dhe nuk presin që SHBA-ja ta bëjë këtë. Nga ana tjetër, aleatët dhe partnerët e SHBA-së janë të gatshëm që t’i rezistojnë agresionit kinez dhe presin që SHBA-ja të ndihmojë në asgjësimin e çdo përpjekjeje kineze për hegjemoni rajonale.

Kjo nuk do të thotë se Rusia duhet t’i ketë duart e lira karshi Ukrainës. Cilido rend që ekziston në botë është i bazuar në parimin se asnjë vendi nuk i lejohet që ta pushtojë tjetrin dhe t’i ndryshojë kufijtë me forcë. Kjo mëse e justifikon furnizimin e Ukrainës me armë për mbrojtje, si dhe kërcënimin për zbatimin e sanksioneve të rënda ekonomike që do të shkaktonin një kosto të konsiderueshme për ekonominë tashmë të brishtë dhe të varur nga energjia e Rusisë.

Biden ka gjithashtu të drejtë që i ofron një shteg diplomatik Putinit, nëse ai vendos se do të ishte më e zgjuar që të zmbrapsej prej humnerës. Disa ide të vlefshme janë sugjeruar: pjesëmarrja e shtuar diplomatike amerikane në procesin diplomatik të Minskut, e iniciuar pas ndërhyrjes së Rusisë në Ukrainën lindore në vitin 2014, një zmbrapsje e ndërsjellë e forcave ruse dhe atyre ukrainase nga kufiri i përbashkët dhe gatishmëria për të diskutuar me Rusinë arkitekturën e sigurisë evropiane.

Administrata Biden ka gjithashtu të drejtë që ta kufizojë atë që i ofron Putinit. Tjetër gjë është që Ukraina të mos anëtarësohet në NATO tani dhe tjetër gjë do të ishte që ky opsion të përjashtohet përgjithmonë. E njëjta gjë vlen edhe për çfarëdo garancie që mund t’i ofrohet Rusisë për politikat e tjera të NATO-s. Diplomacia nuk duhet të ngatërrohet kurrë me kapitullimin.

Në fund të ditës, ajo që pason është vendimi i Putinit. Ai e sheh Ukrainën si një pjesë organike të Rusisë më të madhe dhe mundet fare lehtë të kërkojë inkorporimin e saj për ta çimentuar trashëgiminë e tij dhe për të zhbërë – të paktën pjesërisht – shkatërrimin e Bashkimit Sovjetik, të cilin ai në vitin 2005 e përshkroi si “një katastrofë madhore gjeopolitike të shekullit”. Dikush mund të shpresojë se politika e rritjes së kostove të pushtimit dhe e ofrimit të disa gjesteve do ta bindin Putinin që ta zbusë krizën që ai ka krijuar.

Megjithatë, nëse parandalimi dështon dhe Putin e ndërmerr pushtimin, do të duhet të zbatohen sanksionet e premtuara. Këtu përfshihet anulimi i gazsjellësit Rusi-Gjermani “Nord Stream 2” dhe zbatimi i kostove reale ndaj institucioneve financiare ruse dhe të qarkut të brendshëm të Putinit. Ky do të ishte gjithashtu momenti i duhur për të forcuar NATO-n dhe për t’i ofruar Ukrainës armë, këshilla dhe inteligjencë shtesë.

E gjithë kjo më kujton Irakun, por tami në vitin 2003 dhe në vitet pasuese. SHBA-ja e pushtoi Irakun nga shqetësimi se Saddami po fshihte armë për asgjësim në masë dhe për shkak se pa një mundësi për të përhapur demokracinë, jo vetëm në Irak, por në të gjithë botën arabe. Por ndërkohë që lufta filloi me një fushatë masive ajrore  dhe me rënien e shpejtë të Bagdadit, konsolidimi i avancimeve ushtarake rezultoi i vështirë, ashtu edhe i kushtueshëm, pasi grupet me bazë urbane rezultuan të ishin një kundërshtar i vështirë për trupat e udhëhequra nga SHBA-ja. Populli amerikan u kthye kundër luftës dhe politikës së jashtme të gjykuar si tepër ambicioze dhe jashtëzakonisht e kushtueshme.

Një fat i ngjashëm mund të presë edhe Rusinë, nëse trupat e saj marshojnë drejt Kievit dhe mundohen të vënë nën kontroll pjesën më të madhe ose edhe të gjithë Ukrainën. Edhe këtu, konsolidimi i kontrollit kundrejt një rezistence të kudondodhur dhe të armatosur mirë mund të rezultojë jashtëzakonisht i vështirë. Një numër i madh ushtarësh rusë do të ktheheshin në shtëpi të vdekur, siç u kthyen edhe nga Afganistani pas ndërhyrjes sovjetike të vitit 1979. Një dekadë më vonë, trupat sovjetike ishin larguar prej atij vendi, siç ishin larguar edhe liderët sovjetikë që kishin lidhje me pushtimin. Vetë Bashkimi Sovjetik u shpërbë. Putini do të tregohej i zgjuar nëse merr parasysh mësimet e nxjerra nga kjo e kaluar, para se të vendosë për të ardhmen.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate. Defusing the Russia-Ukraine Crisis

Etiketa: Administrataadministrata BidenAfganistaniBashkimi SovjetikBidenEnergjiaGjermaniIrakJoe BidenkostoKrizaliraLuftaMASMbretëria e BashkuarmbrojtjeNATOpaktParaProject SyndicatepushtimPutinRusiRusiasanksionesanskioneSHSHBAShtetet e BashkuaraShtetet e Bashkuara të AmerikësUkrainaUkrainëVendimiVladimir Putin
Tjetri
KPK riçel hetimin për gjyqtaren Tereza Merkaj dhe e konfirmon në detyrë

KPK riçel hetimin për gjyqtaren Tereza Merkaj dhe e konfirmon në detyrë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.