Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Gjyqtare
  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit
  • Prokurore
  • KPK
  • Gjykata e Apelit Tiranë
  • Mjedisi
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Lajme

Shkarkimi i Presidentit: Gjykata Kushtetuese i drejton 70 pyetje Kuvendit

Në një seancë maratonë në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtimin e kërkesës për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, lidhur me qëndrimin e tij gjatë zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, Kuvendi dha shpjegime për 70 pyetje që iu adresuan për themelin e çështjes.

Edmond HoxhajNgaEdmond Hoxhaj
22:47 | 01/02/2022
Në Artikull kryesor !, Lajme
Kohe leximi: 7 minuta
A A
0
Gjykata Kushtetuese rrëzon pragun 1% për kandidatët e pavarur

Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese gjatë një mbledhjeje. Foto: Gjykata Kushtetuese.

Share on FacebookShare on Twitter

Seanca publike të martën në Gjykatën Kushtetuese, me objekt shqyrtimin e kërkesës së Kuvendit për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta filloi me shqyrtimin e një kërkese paraprake të këtij të fundit, për vetëdeklarimin e gjyqtarëve nëse janë në kushtet e dorëheqjes dhe, nëse nuk do ta konstatonin një situatë të tillë, atëherë kërkohej dorëheqja e gjithë trupës për dyshime mbi anshmërinë e tyre – kërkesë që u rrëzua si e pabazuar. Presidenti Ilir Meta nuk u paraqit personalisht në seancë. 

Në vijim, anëtarët e trupit gjykues i drejtuan rreth 70 pyetje përfaqësuesve të Kuvendit lidhur me shkaqet e ngritura për shkarkimin e Metës, të cilat morën përgjigje dy orë pasi u paraqitën. Presidenca i kërkoi përgjigjet me shkrim, kwrkesw që solli në vijim shtyrjen e seancës. 

Legjislatura e kaluar e kontrolluar nga socialistët votoi më 9 qershor 2021 një raport që e gjeti Presidentin Ilir Meta fajtor për shkelje të rënda të kushtetutës. Nga 122 deputetë që gëzonin në atë kohë mandatin, 105 votuan pro shkarkimit të Metës, votim në të cilin kontribuuan edhe një numër i madh nga të ashtuquajturit deputetë të opozitës së re, ndërsa shtatë vota ishin kundër.

Sipas socialistëve, Meta ka shkelur kushtetutën duke u angazhuar me politikë aktive në deklaratat e tij para zgjedhjeve të 25 prillit, “krime” këto të konsumuara, sipas tyre, në 19 intervista, 9 deklarata dhe 45 postime.

Meta u zgjodh president me votat e Partisë Socialiste katër vjet e gjysmë më parë ndërsa erdhi në këtë post pasi bashkëqeverisi me socialistët për katër vjet në periudhën 2013-2017 dhe me demokratët në periudhën 2009-2013.

Seanca maratonë që zgjati për rreth 9 orë u dominua në pjesën e parë nga paraqitja e kërkesës prej përfaqësuesit të Presidentit, Bledar Dervishaj. 

Kur Dervishaj parashtronte kërkesën para Gjykatës Kushtetuese, përfaqësuesit e Kuvendit, përveç deputetit Taulant Balla, komunikonin lirshëm me njëri-tjetrin, ndërkohë që eksperti Erind Mërkuri ndërroi vendin disa herë dhe shtypi herë pas here sustën e një stilolapësi që mbante në dorë duke bërë zhurmë të përsëritur, por asnjë nga anëtarët e trupit gjykues, të cilët më së shumti e kishin vështrimin të drejtuar mbi tavolinën e tyre, nuk reagoi. 

I vetmi që reagoi me vështrime në dukje qortuese ishte punonjësi i sigurisë që qëndronte në derën e sallës së gjykimit, por edhe ai nuk u tërhoqi vëmendje përfaqësuesve të Kuvendit, të cilwt vijuan të komunikonin herë pas here duke shkaktuar zhurmw, ndërsa Dervishaj paraqiste kërkesën paraprake. 

Lidhur me kërkesën paraprake, përfaqësuesi i Presidentit argumentoi se 6 prej anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese janë zgjedhur nga Kuvendi dhe Presidenca, ndërkohë që këto institucione kanë qenë në konflikt të vazhdueshëm në atë periudhë, sipas tij për shkak të sulmeve të mazhorancës. 

Dervishaj shtoi se kryetares Vitore Tusha i ka përfunduar mandati prej 5 vitesh, si dhe solli në vëmendje faktin se Meta e ka propozuar atë për pozicionin e Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, por që u anatemua se po tentonte që përmes këtij propozimi të bllokonte veprimatirnë e Gjykatës Kushtetuese. Ai deklaroi se kishte qenë mazhoranca ajo që kishte pamundësuar plotësimin e vakancave në Gjykatën Kushtetuese duke e bllokuar KED për dy vite. 

Dervishaj evidentoi edhe faktin se Presidenti ka kryer kërkesë për procedimin disiplinor ndaj anëtares së Gjykatës Kushtetuese Fiona Papajorgji, lidhur me vendimin për zgjedhjet vendore të vitit 2019.  

Sipas Devishajt këto shkaqe ishin të mjaftueshëm për t’u konstatuar papajtueshmëria nga ana e gjyqtarëve dhe kërkoi që secili prej tyre të vlerësojë faktet dhe të shprehet nëse është para rasteve kur duhet të heqi dorë. 

Po ashtu, Presidenca ngriti si pretendim edhe shtyrjen e afatit të shqyrtimit të çështjes dhe lidhur me mënyrën e ndarjes së çështjeve, që sipas tij ishin kryer me dakordësi dhe jo me short. 

Sipas Dervishajt, pezullimi i veprimtarisë së Gjykatës Kushtetuese gjatë lejes vjetore nëpërmjet një vendimi të përgjithshëm nuk ishte legjitim, ndërsa ndarja e çështjeve pa short ngre dyshime për paanësinë. 

Ai theksoi se nëse anëtarët e Gjykatës Kushtetuese të cilët gjenden në kushte papajuteshmërie nuk dorëhiqen, atëherë institucioni i Presidentit kërkon përjashtimin e gjithë anëtarëve të trupit gjykuese. 

Asnjë prej anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese nuk konstatoi papajtueshmërinë e tij në shqyrtimin e kësaj çështje, ndërkohë që gjithë pretendimet e parashtruara dhe kërkesa e Presidencës për përjashtimin e gjithë trupit gjykues, u gjetën të pabazuara. 

Pas kësaj vendimmarrje, u çel gjykimi në themel dhe deputeti Taulant Balla parashtroi qëndrimin e Kuvendit për kërkesën për shkarkimin e Metës. Sipas Ballës, Presidenti Ilir Meta mbështeti forca të caktuara politike dhe doli kundër të tjerave, si dhe nxiti dhunën, sulmoi dhe intimidoi institucionet dhe dëmtoi imazhin e vendit në qëndrimin që mbajti me përfaqësuesit ndërkombëtarë.  

Ai e konsideroi të nevojshme procedurën për shkarkimin e Metës dhe theksoi se nuk është qëllimi të ndëshkohet presidenti, por personi që ka kryer shkeljet. Balla deklaroi se nuk mund të përfaqësohej uniteti i popullit nga një president që shfaqet si palë, nxit dhunë dhe ndikon në vendimarrjen e institucioneve. 

Relatori i çështjes, gjyqtari Përparim Kalo paraqiti një historik të gjithë çështjes, si dhe të pretendimeve të palëve. 

Në vijim ai u drejtoi 30 pyetje përfaqësuesve të Kuvendit lidhur me shkaqet e ngritura prej tyre për shkelje të rënda të Metës, konkretisht për përfshirje në politikë; për cënim të papanësisë së institucionit duke humbur unitetin; ndikimin në institucionet e tjera; shantazh; cënim të të drejtës së votes; si dhe dëmtim të imazhit të vendit për shkak të mënyrës së komunikimit me përfaqësuesit e vendeve partnere. 

Po ashtu, Kalo drejtori pyetje edhe lidhur me procedurat e ndjekura në komisionin e ligjeve dhe atë hetimor për me këtë çështje. 

Kalo kërkoi që të përcaktoheshin se cilat ishin shkelje të zakonshme dhe cilat të rënda; çfarë pasojash kanë sjellë ato; nëse ishte vendosur vërtetë në rrezik jeta e qytetarëve nga veprimet dhe deklaratat e Presidentit; si ishte vërtetuar se ishin cënuar marrdhëniet me përfaqësuesit ndërkombëtarë dhe si vërtetohej cënimi imazhit të vendit; si dhe nëse të gjitha ato veprime mund të konsiderohen në shkelje të kushtetutës.  

Edhe anëtarët e tjerë të Gjykatës Kushtetuese u drejtuan përfaqësuesve të Kuvendit rreth 40 pyetje që kishin të bënin më së shumti me procedurën e ndjekur nga komisioni hetimor dhe për pasojat që kishin sjellë veprimet e presidentit të pretenduara në kërkesën për shkarkim.   

Përfaqësuesja e Kuvendit, Klotilda Bushka kërkoi vetëm dy orë kohë për tu përgatitur për përgjigjet. Pas rifillimit të seancës, ajo së bashku me përfaqësuesin tjetër të Kuvendit i thirrur në cilësinë e ekspertit, Erind Mërkurin paraqitën në mënyrë të përmbledhur shpjegime për pyetjet e ngritura nga anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. 

Ato sollën në vëmendje se dhe në vendimin e Kuvendit për shkarkimin e Metës evidentohej qartë se kur ai kishte shkelur kushtetutën. Ata konsideruan se hetimi i kryer nga komisioni hetimor nuk kishte patur nevojë të zgjatej, pasi deklaratat e Metës kishin qenë publike dhe kishte qenë e lehtë të administroheshin dhe verifikoheshin. 

Sipas tyre, Kuvendi e ka vlerësuar në tërësi sjelljen e Presidentit, që nga pozicionimi sipas tyre me njërin kah politik; për shantazhet e përmendura, ashtu dhe për cënimin e imazhit të vendit: duke argumentuar se me përfaqësuesit ndërkombëtarë është e nevojshme të përdoret një gjuhë diplomatike dhe se tashmë reputacioni ishte dëmtuar.

Kuvendi e konsideroi se Presidenti ka vendosur interesat politike mbi ato të përgjithshme, pasi duke deklaruar se do të dorëhiqej nëse fitonte sërish kjo mazhorancë, kishte treguar një pozicionim të tijin në njërën anë. Sipas Bushkës, pasojat janë vlerësuar duke u konsideruar të gjitha shkeljet së bashku. 

Në vijim përfaqësuesit e Kuvendit sollën në vëmendje raste sipas tyre të ngjashme në Lituani, Kosovë dhe Korenë e Jugut. 

Po ashtu, ata kundërshtuan pretendimin e presidencës, se legjislatura aktuale nuk kishte si të përfaqësonte vullnetin e asaj të mëparshme. Sipas tyre, institucionet kanë vijimësi dhe se ishte e palogjikshme dhe e pabazuar që të konfirmoheshin të gjitha vendimarrjet e legjislaturës së mëparshme. 

“Kur shkeljet janë të tilla që nuk janë të riparueshme, është detyrim i Kuvendit tu përgjigjet situatave për të vendosur standarte”, pohoi Bushka dhe këmbënguli se kishin paraqitur analizë të plotë të të gjitha shkeljeve që i kanë konsideruar në grup për të kuptuar se sa të rënda dhe të mjaftueshme janë për shkarkimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta. 

Në përfundim, përfaqësuesi i presidentit, Bledar Dervishaj kërkoi që përgjigjet e Kuvendit për pyetjet e ngritura nga Gjykata Kushtetuese të dorëzohen me shkrim përpara se të përgatisin qëndrimin. Seanca u shty për të enjten, më datë 3 shkurt në orën 10:00. 

 

Etiketa: Gjykata KushtetueseIlir MetaKuvendi
Tjetri
Ylli i Davidit

Gjykata e Durrësit ‘amnistoi’ thirrjet anti-semite për vrasje të hebrenjve

Më të lexuarat

Gjykata Kushtetuese rrëzon pragun 1% për kandidatët e pavarur

Shkarkimi i Presidentit: Gjykata Kushtetuese i drejton 70 pyetje Kuvendit

22:47 | 01/02/2022
KQZ fal kryebashkiakun e Mallakastrës për dënimin në Greqi

Tre kryebashkiakë rrezikojnë gjoba për ‘keqpërdorim të fondeve publike’ në fushatë

19:19 | 24/03/2023
Në rajonet e thella shqiptare, migrimi bëhet pothuajse i pashmangshëm

Në rajonet e thella shqiptare, migrimi bëhet pothuajse i pashmangshëm

14:05 | 27/03/2023
“Mbretërit e Parë të Europës”: Objektet prehistorike ekspozohen në SHBA

“Mbretërit e Parë të Europës”: Objektet prehistorike ekspozohen në SHBA

18:04 | 24/03/2023
‘Tejkalim afatesh dhe zvarritje’: Prokurori Olger Eminaj jep shpjegime në KPK

‘Tejkalim afatesh dhe zvarritje’: Prokurori Olger Eminaj jep shpjegime në KPK

17:11 | 28/03/2023
Ujërat e ndotura pengojnë programin e “Flamurit Blu” në bregdetin shqiptar

Ujërat e ndotura pengojnë programin e “Flamurit Blu” në bregdetin shqiptar

19:29 | 27/03/2023
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.