AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Kosova i bën jehonë thirrjeve për anëtarësim “të përshpejtuar” në NATO

Një zyrtar i NATO-s tha për BIRN se Aleanca do të qëndrojë e përkushtuar për të ofruar siguri në Kosovë pasi vendi u ka bërë jehonë thirrjeve për një "anëtarësim të përshpejtuar" pas pushtimit rus në Ukrainë.

Përparim IsufiValon FanangaPërparim IsufidheValon Fana
4 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Forcat paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë, KFOR. Foto: BIRN.

NATO nuk ka plane të ndryshojë angazhimin e saj paqeruajtës në Kosovë, mësoi BIRN të martën, gjashtë ditë pasi Rusia nisi një pushtim të Ukrainës.

“Angazhimi i NATO-s në Kosovë nuk ka ndryshuar”, tha një zyrtar i NATO-s për BIRN përmes postës elektronike.

“Ne mbetemi të përkushtuar përmes KFOR-it, i cili kontribuon për një mjedis të sigurt dhe për një stabilitet më të gjerë në Ballkanin Perëndimor”, shtoi ai.

Përveç KFOR-it, NATO tha se vazhdon të kryejë aktivitete për ndërtimin e kapaciteteve në mbështetje të organizatave të sigurisë së Kosovës brenda mandatit të tyre fillestar.

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj të dielën i kërkoi NATO-s që t’i ofrojë Kosovës “anëtarësim të përshpejtuar”, duke përsëritur thirrjen e tij që SHBA-ja të krijojë një bazë të përhershme ushtarake në territorin e saj, tre ditë pasi ushtria ruse pushtoi Ukrainën.

“Anëtarësimi i përshpejtuar i Kosovës në NATO është një nevojë imediate për të garantuar sigurinë dhe stabilitetin në rajon dhe më gjerë, pasi Evropa dhe bota po përballen me një sfidë serioze të sigurisë pas agresionit të ashpër të Rusisë ndaj Ukrainës”, shkroi Mehaj në Twitter pas refuzimit të presidentit serb Aleksandër Vuçiç për t’iu bashkuar sanksioneve kundër Rusisë.

Pas publikimit të lajmit në mediat ndërkombëtare, hashtag-u #KosovanëNATO, duke i kërkuar Aleancës që të sigurojë një rrugë të shkurtër për anëtarësimin e Kosovës në të, filloi të jetë në trend.

Të martën, Lidhja Demokratike e Kosovës në opozitë, LDK, i bëri thirrje Parlamentit që të miratojë një projekt-rezolutë që i bën thirrje qeverisë të ndërmarrë “të gjitha hapat e nevojshëm për të paraqitur kërkesën për anëtarësim të Kosovës në NATO dhe BE”.

Të tjerë kanë përdorur rrjetet sociale për t’i bërë jehonë thirrjes.

“NATO-ja është në Kosovë, por ka ardhur koha që edhe Kosova të jetë në NATO”, tha Memli Krasniqi, kreu i Partisë Demokratike të Kosovës në opozitë, PDK.

“Duke qenë se NATO-ja është një forcë e rëndësishme ushtarake, ajo do ta transformonte në mënyrë drastike situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor nëse anëtarët e saj mundësojnë që Kosova të bëhet anëtarja e saj e 31-të e Aleancës”, theksoi ish-ministrja e jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj.

Aktualisht, rreth 3,800 ushtarë nga vendet anëtare të NATO-s dhe vendet aleate të saj janë duke shërbyer si paqeruajtës në Kosovë si pjesë e misionit të KFOR-it, i cili filloi në qershor 1999, pas të cilës një fushatë sulmi ajror 78-ditore solli tërheqjen e forcave serbe nga Kosova.

Megjithatë, NATO-ja nuk e komentoi kërkesën e Kosovës.

Siç parashikohet në Nenin 10 të Traktatit të Atlantikut të Veriut, “Palët, me marrëveshje unanime, mund të ftojnë çdo shtet tjetër evropian që është në gjendje të çojë përpara parimet e këtij Traktati dhe të kontribuojë në sigurinë e zonës së Atlantikut të Veriut për të aderuar në këtë Traktat”.

“Çdo shtet i ftuar në këtë mënyrë mund të bëhet Palë në Traktat duke depozituar instrumentin e tij të aderimit në Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të informojë secilën nga Palët për depozitimin e çdo instrumenti të tillë aderimi”, thuhet në Traktat.

Katër shtete anëtare të NATO-s (Spanja, Greqia, Sllovakia dhe Rumania) nuk e njohin Kosovën, duke e bërë më të vështirë çdo plan për anëtarësimin e ardhshëm të vendit në të.

Etiketa: anetaresim i pershpejtuarBEBIRNEvropaGreqiaHaradinajKFORKosovaKosovëLDKmarrëveshjembështetjeMemli KrasniqiMjedisNATOPartisë DemokratikePDKpushtimQeveriarajonRrjetet socialeRumaniaRusiRusiaSHSHBAShteteve të Bashkuara të AmerikësSllovakiaSpanjastabilitetTwitterUkrainëUshtria
Tjetri
Oligarkët ankorojnë jahtet në portin e Malit të Zi në mes të luftës në Ukrainë

Oligarkët ankorojnë jahtet në portin e Malit të Zi në mes të luftës në Ukrainë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.